─ Rummenigge: Ndalni kritikat për Schweinin Drejtori i Bayern - TopicsExpress



          

─ Rummenigge: Ndalni kritikat për Schweinin Drejtori i Bayern Munich, Karl Heinz Rummenigge, është i frustruar nga kritikat e vazhdueshme ndaj mesfushorit Bastian Schweinsteiger. Gjermani ka qenë krucial për Jupp Heynckes sezonin e kaluar, por ai nuk ka qenë titullar në mënyrë të rregullt për Guardiolan dhe kjo ka nxitur kritika të pa vend sa i përket Rummenigges. “Unë jam mërzitur nga kritikat e vazhdueshme ndaj Schwein-it. Ai nuk e meriton këtë”. “Ne po flasim për një njeri që vetëm në moshën 29 vjeçare ka 100 paraqitje për Gjermaninë dhe vjen nga një triumf i tripletës. Ai është lojtar i jashtëzakonshëm që vë shumë në lojë dhe kontribon shumë për bavarezët. Kritikat e vazhdueshme ndaj tij nuk e përmirësojnë dhe s’janë të qëllimit të mirë. Unë nuk mund ta kuptoj gjithë këtë diskutim”, ka thënë Rummenigge për mediat gjermane. #E
Posted on: Fri, 27 Sep 2013 13:27:46 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015