SHQIPTARET DHE EKOLOGJIA Interesant është ky fakt: Në të - TopicsExpress



          

SHQIPTARET DHE EKOLOGJIA Interesant është ky fakt: Në të gjitha pyjet që konsideroheshin të shenjtë ndalohej prerja të merret me veti , qoftë edhe një dru i kalbur apo gurë. Shpeshëhere këto pyje populli i ka quajtuar vakufe , vende , pron të xhamive apo kishave. Në traditën fetare,e në veçanti ate islame, mbjellja e një peme, qoftë dhe në ditën para fundit të botës, konsiderohet si një veprim i bekuar. Koha e Skënderbeut na la trashëgim mbjelljen e ullinjëve, kjo ishte tradit që çdo çift që lidhte kurorë idhte i detyruar të mbjellë nga një ulli.Edhe sot në popull konsiderohet mëkatë shkatrrimi i pemëve ose moskujdesin ndaj tyre. Kujdesi ndaj natyrës është përcjellur brez pas brezi dhe sotë ai që e rregullon një krua , e mbjell një pemë , një lule , e pastron një rrugë është i nderuar, konsiderohet njeri i shpërblyer nga ana e zotit. Kujdesi për boten e gjallë është shprehur përmes “kultit të gjarpërit”, veçanërisht, për gjarpërin e bollës së shtëpisë që konsiderohej si një hyjni mbrojtëse. Kulti i gjarpërit ka qenë shumë i njohur edhe tek Ilirët e lashtësisë e sidomos tek dalmatët kur mendohej se çdo shtëpi e kishte gjarprin e vetë mbrojtës. Për kaprollin, Shumë nga gjahtarët këtë kafshë, edhe kur u dilte përpara pushkës, nuk e vrisnin se një veprim të tillë e quanin mëkat. Në tregimet popullore thuhet se sorkadhja, kur vritet derdh lot si njeri. Ajo, para se të ngordhë, kthehet me krye nga lind dielli e andej, sipas besimeve popullore, lutet. Në lidhje me këto tipare të sorkadhes na flet dhe Kristoforidhi në veprën “Gjahu i Malësorëve”. Ndër Shqiptarë në të kaluarën tregohej një nderim i veçant për bletën. Për bletën nuk thonë “ngordhi”, por “vdiq”, se ajo paska cilësi tjera dhe jo të insekteve. Është e ndaluar në mënyrë të rreptë që ajo të namet, se një veprim të tillë e quanin gjynah dhe me pasoja të padëshirueshme në bereqet. Pastaj , në traditën tone shekullore është i theksuar pastrimi dhe rregullimi i oborreve të shtëpis.Këtë punë për çdo ditë e kan bërë nuset ma të reja ose është bërë sipas rendit shtëpiak. Vetë mënyra e jetesës, enët të përdoruara për përgatitjen e ushqimit , vendi i veçant ku është ruajtur mielli është përgatitur buka, sofra ku është servuar ushqimi tregojne për një kujdes të veçant për të mbajtur të pastërt gjithçka në shtëpi.Në kuzhinën shqiptare zakonisht përdoreshin enë prej balte, prej druri dhe prej bakri, për gatimin e ushqimit, pjekjen e bukës dhe ruajtjen e bylmetit dhe ujit. Ka egzistuar nje edukat e veçant nga ana e prindërve për femijte gjate ngrenies mos të krijojnë, mos të lëjne mbeturina ( mos të bëjnë trosha) se ato do ti haj maca e cila rrinte nënë sofër etj.Deri von është ruajtuar mendimi se në ybrigun ( ena për ruajtjen e ujit nga balta) nëse është lënë gryka e pambuluar nuk është lejuar të pihet ai ujë. Në të kaluarën larja e rrobave ishte një ritual i organizuar nëpër shtëpia, është ditur dita e caktuar, është siguruar uji dhe vendi i veçant për nxemje të ujit , ena prej guri për larjen e rrobave etj.. Dita e verës , shënohej nga një pastrim i përgjithshëm ritual i banesave dhe i oborreve dhe më në fund, jo vetëm u vihej zjarri plehrave të mbledhura gjatë këtij pastrimi, por në atë zjarr hidheshin edhe vetë fshesat e vjetra, për të filluar stinën e re me fshesat e reja.Pasi rregulloheshin pemet ne shtepi ato gjithesesi , mendoj trungu lyhej me gelqere dhe pos efekteve tjera merrte ambienti nje pamje krejtsisht te re . Kjo dallohej me pjesën tjetër jashtë shtëpisë jashtë oborrit , nuk ka egzistuar formë e organizuar për kujdesin e pjesës tjetër të ambientit . Për ate ati ku nuk ka kanalizim rrugët e tona dhe rrugicat janë të pista, të pluhrosura , të ndotura gati me të gjitha llojet e mbeturinave etj.E në krahasim me të kaluaren sot edhe prrockat edhe lumenjët i kemi të ndotura nuk vrehet kujdesi nuk sillemi të përgjegjshëm edhe vendet ma të bukura i kemi shëndrruar në vende të trishtueshme, në plehra që të vret syrin dhe të humb ndjenjën e krenaris. Tani jam ndalur të analizoj nëse të njëjtit njerëz me fanatizëm të rrall kan ditur ta rregullojnë dhe ta ruajnë ambientin e tyre mbrenda, pse ate asnjëher ose shumë rrall ditën ta bëjnë edhe jasht shtëpisë jashte oborrit të tyre.Kjo sigurisht është e lidhur edhe me pronën me autoritetin që njeriu e ushtron dhe në kufij të sajë vepron. Ne me shekuj nuk e sunduam veten , pra na sunduan të tjerët dhe me kohën është krijuar bindja se shumçka nga ambienti që na rrethonte nuk na përkiste neve edhe pse ato ishin përditshmëria jon në fakt edhe prona jon dhe ne i shfrytzonim.Shkurt, ne e kishim autoritetin të shtrirë nga dhoma , mbrendia e shtëpisë e deri te rrethoja e murit të oborrit , aty ishim të sigurt ate e konsideronim si tonën, atë pjes vetëm kemi mundur ta sundojmë, ta organizojmë ta rregullojmë sepse pjesa jasht rrethojës i takonte sundusit të huaj. Prandaj nëse një popull me kujdes di ta ruaj ambientin e mbrenshem ta mbaj të rregulluar të pastërt të logjikoj shëndetshëm se me kpuc nuk duhet të futesh mbrenda sepse ato mund të bartin me vete mikrooorganizma të damshëm dhe mund ta bëjnë të papastërt tër shtepin etj. logjikisht mund të konkludojmë se fenomeni i ruajtjes së mjedisit ka egzistuar. Kjo mund të vërrtetohet edhe duke u lidhur me prejardhjen e vetë fjalës EKOLOGJI - ojkos që do të thotë shtëpi dhe logos shkencë,pra shkenca mbi shtëpin që do methën se mbrojtja e ambientit filloi prej shtëpis e pastaj u zhvillua edhe në hapsirat për rrethë.Në këtë pjes të ambientit ne jemi dalluar edhe nga të tjerët nga fqinjët tan, edhe në popull jan përdorur fjalët që edhe sotë njihen mos ta bëjmë dhomën ose oborrin si ata apo këta mendoj në fqinjët . Ose e kemi një fjalë të urtë që themi “ s’pari pastroje oborrin tënd e pastaj dil në sokak” e që fatkeqësisht tregon se ne asnjëherë ose shumë rrall dolëm nga oborri për të u kujdesur edhe për pjesën tjetër të ambientit. Nëse kjo punë e bërë tradicionalisht, analizohet pa u lidhur në shkencën e ekologjise nuk mund të themi se populli nuk ka qen i vetedijshëm për një fenomen të tille, nuk ka pasur vetëdije për ruajtje të ambientit por vetëm u dashte që ai të kete pushtet në tërë territorin , sepse aty ku ai mendonte se nuk ishte e tije ai e lente të paprekur që sikur po e trashëgojmë një shprehje e cila po përsëritet.Ose pse nuk merret shembulli i mirë i ruajtjes së pastërtis , ambientit në shtëpi , që e njëjta të bëhet në rrugë, trotuar në klasë , në oborr të shkollës, dhe nëpër institucionet tjera publike.Si lejohet që shkollat me strukturë të organizuar të udhëheqjes me mësimdhënës të edukuar profesionalisht të lejohet që oborret, msojtoret nga pakujdesia nga mungesa e vetëdijes ekologjike edhe pas pastrimit të përditshëm të jen të papastërta. Ku është faji!? Si është e mundur që rrugët tona të jene të mbushura me mbeturina nga llojet ma të ndryshme edhe pse mendoj se e kemi çrrënjosur analfabetizmin , mburremi se në çdo shtëpi kemi “ intekektual”, kemi radio , televizion , interrnet , lexojmë, shikojmë për format e ruajtjes së mjedisit për ruajtjen e shëndetit por kot.Ku eshte faji!? Përkundër instalimit të kazaneve për mbeturina nëpër rrug dhe sheshe të qyteteve ju edhe rrugët edhe trotuaret edhe sheshet i keni përplot me mbeturina . Ligjet për ruajtjen e mjedisit , ligjet për ujin , ligji mbi zonat mbrohjtëse të burimeve i kan të theksuara mirë përgjegjësit e secilit për të u ruajtur burimet e ujërave të pijshëm, për të u ruajtur ambienti. Por edhe mos të egzistonin, këto ligje këto zona mbrojtëse të burimeve të përcaktuara shkenctarisht, ne logjikisht duhet ta kuptojmë se nuk duhet të “prehet dega ku jemi duje u mbajtur” . E sidomos në rastin e ujërave nëntokësore i kushtohet kujdes rigoroze, sepse ndotja e tyre është e papërmirsueshme. Literatura shkencore nuk njeh se burimet e ujërave të pijshëm nëntokësorë mund të pastrohen edhe përkundër mendimeve të ndryshme. Natyra jone e bukur, dhunti e zotit, duhet të ruhet nga vet njeriu sepse vetëm ai e ka ate aftësi për ta ruajtur , rregulluar , zbukuruar , hijeshuar mjedisin ku jeton.Në botë herët është ndezur alarmi i ndotjes që sote ka konotacione ma të përgjithësuara pra globale. Problemet ekologjike të identifikuara në botën e zhvilluar nuk ndryshojnë nga ato që jane prezent te ne , por vetëm se disa popuj, shtete me sukses e kan luftuar eliminuar fenomenin e degradimit të mjedisit. Ne duhet të kopjojm të gjitha mënyrat që popujt tjere i kan përdorur për të arritur shkallën e vetëdijes te qytetarët se ndotja e mjedisit është një dukuri e shëmtuar nuk i takon botës së civilizuar, është me pasoja të shumëfishta dhe rrezikon shëndetin ton. Ndotja është një cikël, nëse e ndotni ose hudhni mbeturinat në mënyrë të pakontrolluar ju drejtëpërsëdrejti e ndotni tokën, ujin dhe ajrin, krijoni një ambiente për shumimin e insekteve , brejtsve , shkaktarë të përhapjes së sëmundjeve ngjitse e me këte e keni rrezikuar shëndetin e atyre që i ju kan ekspozuar ndotjes permanente. Për të arrituar efektin e mirfillt për një ambient të pastërt gjithmon flitet për vetëdijsimin , edukimin e qytetarëve përmes metodave të ndryshme. Në literatur njihen mënyrat e trajnimit përmes tribunave , konferencave shkencore , seminareve, takimeve të drejpërsëdrejta me qytetare, pastaj përdorimi i mjeteve të informimit ( gazeta, radio , televizioni), institucionet edukativo arsimore etj.Ne sot , kemi mjete , por këto nuk vehen në shërbim të ruajtjes së mjedisit , pak shfrytzohen mjetet e shkruara dhe elektronike por edhe institucionet edukativo arsimore . ngritja evetëdijes te qytetarët e të gjitha moshave në këtë drejtim merret si një proçes i cili kërkon kohë të arrij shkallën e disa vendeve shteteve që sote duhet të merren shembull në ruajtjen e ambientit. Në vendet e zhvilluar me vite është bërë lufte po edhe sot bëhet për të zhvilluar të gjitha format për të luftuar degradimin e mjedisit, këte po e theme se për të arritur këtë shkallë të vetëdijsimit mbi natyrën edhe kto popuj dhe vende nuk e bëne mbrenda një nate por ju deshtë kohë dhe formulim dhe aplikim të një mori ligjesh që i dedikoheshin mbrojtjes së mjedisit. Ne fillim jane perdorur mjetet per ngritjan e vetedijes te njerzit e moshuar duke menduar se ata mund te percjellin njohurit deri te me te vegjlit por kjo eshte treguar e pasuksesshme , pastaj kan filluar me moshat e mesme , perseri nuk pati sukses dhe ne fund eshte filluar me edukimin , vetedihjsimin e femijve duke menduar se ata mund te percjellin njohurit e marrura per ambientin te ma te vjetrit.Kjo e fundit permes femijve te edukohen te rrituritprinderit ka pasur sukses dhe sote me te madhe fillohet nga entet oparashkollore permes programeve te veçanta te vetedijsohen femijte per te mos ndotur ambientin , si te sillen me mbeturinat, te mesohen se mbeturinat jane te riperdorshme etj. Mr. sci. Agim Hasani
Posted on: Mon, 09 Sep 2013 09:49:53 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015