SIGMA, INSIG, SIGAL: Në garë për tregun Ponari: Në Maqedoni - TopicsExpress



          

SIGMA, INSIG, SIGAL: Në garë për tregun Ponari: Në Maqedoni ka ligj të veçantë edhe për sigurimin e detyrueshëm të anijeve. Ndonëse me një popullsi më të vogël se tonën, tregu i sigurimeve në Maqedoni është 3-4 herë më i madh se ai shqiptarShoqëritë e sigurimeve në MaqedoniQBE MakedonijaVARDARTABAKEURLINKSIGMAMAKOSHPEDINSIGSIGALKarakteristikat e tregut maqedonas të sigurimeve- Respektohet çmimi i sigurimit të automjeteve;- Operojnë 8 shoqëri sigurimesh;- Në vitin 2004, tregu i sigurimit në Maqedoni ishte rreth 150 milion USD – Shoqëritë zbatojnë ligjin e sigurimeve;- Tregu i sigurimeve në Maqedoni është 3-4 herë më i madh se në Shqipëri;- Policat nuk paguhen nëpërmjet sistemit bankar por direkt shoqërive të sigurimit;- Shoqëritë operojnë kryesisht me sigurimet e jo-jetës; tregu i sigurimit të jetës nuk është i zhvilluar- Policat e sigurimeve shiten nëpërmjet pikave të kontrollit teknik të automjeteve; – Problem për shoqëritë e reja është se pikat e kolaudimit orientojnë klientelën drejt shoqërive më të vjetra;- Çmimi i sigurimit të detyrueshëm të automjeteve kushton rreth 100 euro.- Maqedonia ka sigurim të detyrueshëm, jo vetëm për automjetet, por edhe për anijetSIGMA, INSIG dhe SIGAL janë tre shoqëritë shqiptare, që kërkojnë të sfidojnë tregun maqedonas të sigurimeve. Edhe pse Maqedonia ka një popullsi më të vogël se të vendit tonë, tregu i sigurimeve është 3-5 herë më i madh se në Shqipëri. Maqedonasit paguajnë rreth 80 dollarë për frymë në vit sigurime, ndërsa në vendin tonë, kjo shifër është 10 herë më e vogël, rreth 8 dollarë për frymë, duke shprehur qartë mungesë e edukatës për tu siguruar. Pikërisht për të shfrytëzuar këtë treg të madh, 3 shoqëritë shqiptare konkurrojnë ndërmjet njëra-tjetrës dhe me 5 shoqëri maqedonase. SIGMA është shoqëria e parë shqiptare, që hyri në tregun maqedonas të sigurimeve dhe pas saj e patën ndoshta më të lehtë për të hyrë INSIG dhe SIGAL. Nëse në Shqipëri konkurrenca nuk është e drejtë dhe shumë prej operatorëve për të fituar treg operojnë me shitjen e sigurimeve nën kosto, si dhe duke mos paguar policat nëpërmjet sistemit bankar, në Maqedoni nuk ndodh kështu. “Atje tregu është i konsoliduar”, pohon për revistën “Monitor” Avni Ponari, Drejtor i Përgjithshëm i SIGAL. Por, edhe pse atje respketohet ligji dhe autoriteti mbikëqyrës kontrollon me rreptësi tregun, drejtori i INSIG-ut në Maqedoni pohon se: “konkurrenca jo e ndershme nuk konsiston në shitjen e policave nën kosto, pasi në këtë drejtim ligji respektohet plotësisht”. Sipas tij, problemet e tregut maqedonas qëndrojnë tek mënyra e shitjes të policave motorike. Ndryshe nga Shqipëria, shitja e policave bëhet kryesisht pranë sporteleve të pikave të kontrollit teknik të automjeteve, ku teorikisht është klienti që duhet të zgjedhë një nga shoqëritë e sigurimit, ndërsa praktikisht në shumicën e rasteve janë sportelet që orientojnë klientelën, duke u dhënë përparësi shoqërive më të vjetra vëndase. Shoqëritë shqiptare tashmë kanë një shtrirje në të gjithë territorin e Maqedonisë dhe ofrojnë shërbimet e tyre pa pasur asnjë dallim kombësie. Kryesisht, SIGMA, INSIG dhe SIGAL konkurrojnë me sigurimin e detyrueshëm të makinës (TPL), duke ofruar korrektësi në shërbim, shpejtësi, si dhe duke paguar dëmet për klientët. Për shoqërinë SIGMA, të ardhurat nga primet për vitin 2004 arrijnë në 5.8 milion euro ose 209% më të larta se një vit më parë. Ndërsa, dy shoqëritë e para akoma nuk kanë bërë të ditur fitimin e tyre. Flet Petraq Simo, drejtor i INSIG në Maqedoni: Tregu maqedonas i sigurimeve është 4 herë më i madh se në ShqipëriINSIG: Respektojmë interesat e klientëvePrej sa kohësh INSIG operon në tregun e sigurimeve maqedonas dhe sa përqind të tregun zë?”INSIG Makedonija” e ka filluar zyrtarisht aktivitetin në Maqedoni në janar 2004, por për arsye administrative dhe plotësimit të dokumentacionit ka nisur të operojë pas muajit maj 2004. Duke qenë se kemi vetëm disa muaj që operojmë në këtë treg, fillimet janë optimiste, por është ende herët të përgjigjemi për përqindje. Si ka depërtuar INSIG në tregun maqedonas dhe cili është objektivi kryesor që kjo shoqëri ka në këtë vend?Objektivi kryesor i INSIG-ut në tregun maqedonas është mbulimi i gjithë territorit të vendit. Këtë objektiv fillestar tashmë INSIG-u e ka realizuar me hapjen e 17 filialeve në gjithë Maqedoninë. Duke pasur parasysh profesionalizmin, seriozitetin dhe shërbimet që ofron shoqëria, numri i klientëve ka shkuar gjithnjë në rritje, në të gjithë Maqedoninë, pavarësisht nga përkatësitë etnike. A ka probleme në respektimin e konkurrencës nga ana e operatorëve (shitja e policave nën kosto, etj) dhe nëse po cilat janë ato? Cilat janë problemet aktuale të tregut të sigurimeve në Maqedoni? A ka një autoritet mbikëqyrës që kontrollon tregun?Kudo ku ka konkurrencë ka edhe shkelje nga ana e operatorëvë. Në Maqedoni konkurrenca jo e ndershme nuk konsiston në shitjen e policave nën kosto dhe në këtë drejtim ligji respektohet plotësisht. Problemet e tregut maqedonas qëndrojnë tek mënyra e shitjes të policave motorike. Ndryshe nga Shqipëria, Kosova apo edhe vende të tjera të Europës, shitja e policave bëhet kryesisht pranë sporteleve të pikave të kontrollit teknik të automjeteve, ku teorikisht është klienti që duhet të zgjedhë një nga shoqëritë e sigurimit, ndërsa praktikisht në shumicën e rasteve, duke qënë se kjo është policë sigurimi për palët e treta dhe klienti nuk është shumë i interesuar në zgjedhjen e shoqërisë, janë sportelet që orientojnë klientelën, duke u dhënë përparësi shoqërive më të vjetra vendase.Si në shumë vënde të tjera edhe në Maqedoni funksionon Departamenti Mbikqyrës i Sigurimeve pranë Ministrisë të Financave si dhe Byroja Motorike Nacionale.Po shoqëritë shqiptare që operojnë në Maqedoni a janë konkurrentet kryesore apo jo? Si ndahet tregu i sigurimeve në Maqedoni?Shoqëritë shqiptare janë operatorë relativisht të rinj. Konkurrentet kryesore janë shoqëritë, të cilat operojnë në Maqedoni që në periudhën e ish-Jugosllavisë, si: “QBE Makedonija”, “Vardar” dhe “Tabak”. Por me hyrjen në këtë treg edhe të shoqërive si SIGMA, INSIG dhe SIGAL, ato po zënë vendin e tyre në treg. Këtu duhet theksuar se tregu i sigurimeve në Maqedoni është 3-4 herë më i madh se tregu aktual i sigurimeve në Shqipëri.Sa shoqëri operojnë në këtë treg?Aktualisht operojnë 8 shoqëri për sigurimet Jo-Jetë dhe pritet të licensohet një shoqëri për sigurimet e jetës.Cilat janë shërbimet që INSIG ofron në vendin fqinj? Shoqëria juaj ofron të gjitha llojet e sigurimeve apo vetëm sigurimet e detyrueshme?INSIG ofron të gjitha llojet e sigurimeve dhe shërbimeve që një shoqëri sigurimi Jo Jetë mund të ofrojë. Policat nuk paguhen nëpërmjet sistemit bankar, por direkt shoqërive të sigurimit.Cilat janë projektet në të ardhmen për këtë treg?INSIG Makedonija është e përqendruar në krijimin e produkteve të sigurimit, që ofrojnë mbrojtje cilësore me çmime konkurruese. Synimi ynë është vendosja e një partneriteti të suksesshëm me klientët tanë, personelin dhe ndërmjetësit e sigurimeve, duke respektuar interesat e çdo pale. Gjithashtu një nga objektivat e rëndësishëm të shoqërisë është prioriteti i sigurimeve vullnetare dhe dëmshpërblimet cilësore dhe të shpejta për klientët tanë. Avni Ponari, drejtor i përgjithshëm i shoqërisë SIGAL shprehet: Në Maqedoni njerëzit paguajnë rreth 80 USD për frymë në vit për sigurimetSIGAL: Së shpejti me sigurimin e jetësMaqedonia ka një treg 4 herë më të madh se Shqipëria edhe pse ka një popullsi më të vogël se vendi ynë. Tregu maqedonas i sigurimeve në vitin 2004 ishte 150 milion USD, ndërsa në Shqipëri është vetëm 30 milionë USD. Sipas statistikave në Maqedoni njerëzimit paguajnë 70 deri 80 USD për frymë në vit, ndërsa në vendin tonë paguajnë vetëm 7 deri në 8 USD për frymëPrej sa kohësh SIGAL operon në tregun e sigurimeve maqedonas dhe sa për qind të tregun zë?Tregu i sigurimeve në Maqedoni është më i stabilizuar se në Shqipëri. Bordi Drejtues i SIGAL-it vendosi të hyjë në tregun fqinj, duke parë stabilitetin, konkurrencën korrekte, parametrat bashkohorë dhe seriozitetin e operatorëve. Dy vjet më parë, kur SIGAL mori licensën për të operuar në tregun maqedonas të sigurimeve, një zyrtar i lartë i këtij shteti më pyeti për numrin e njerëzve, që do të punësonim. Unë ju përgjigja se SIGAL në Maqedoni do të punësojë rreth 200 persona deri në fund të vitit. Në shtetin fqinj hapja e një aktiviteti të ri nga nga e shtetit shikohet si perspektivë për të hapur vende të reja pune dhe ky mendim e mbështet biznesin. SIGAL ka pothuajse dy vjet që është e pranishme në tregun maqedonas, duke konkurruar denjësisht dhe brenda rregullave të tregut. Maqedonia ka një treg 4 herë më të madh se Shqipëria edhe pse ka një popullsi më të vogël se vendi ynë. Tregu maqedonas i sigurimeve në vitin 2004 ishte 150 milion USD, ndërsa në Shqipëri është vetëm 30 milionë USD. Sipas statistikave në Maqedoni njerëzimit paguajnë 70 deri 80 USD për frymë në vit, ndërsa në vendin tonë paguajnë vetëm 7 deri në 8 USD për frymë. Për mendimin tim kjo rritje ka ardhur si pasojë e ndryshimit të sistemit ligjor. Në Maqedoni ka ligj të veçantë edhe për sigurimin e detyrueshëm të mjeteve lundruese për një hapësirë tepër të vogël si liqeni, ndërsa Shqipëria ka një vijë detare 378 kilometra të gjatë, 4 porte dhe një numër të madh mjetesh lundruese dhe nuk ka një ligj të tillë.Si ka depërtuar SIGAL në tregun maqedonas dhe cili është objektivi kryesor që kjo shoqëri ka në këtë vend?Ne kemi hyrë në tregun maqedonas për të qenë të barabartë me operatorët e tjerë dhe respektojmë të gjitha parametrat në treg. SIGAL ka një shtrirje në të gjithë territorin maqedonas dhe po përparon me kujdes pa pasur asnjë paragjykim kombëtar apo gjuhësor. Në zyrat e SIGAL-it personeli i punësuar është i kombësive të ndryshme dhe marrëdhëniet me burimet njerëzore janë mjaft korrekte.SIGAL është një shoqëri e risiguruar dhe ka një partner me përvojë në botën e risigurimeve. Shoqëria jonë ka kaluar të gjithë portofolin e risigurimeve të Maqedonisë dhe Kosovës në shoqërinë më në zë në Europë. SIGAL aktualisht është një shoqëri e konsoliduar, por edhe një partner serioz ndërkombëtar.Cilat janë problemet në tregun maqedonas të sigurimeve?Në tregun maqedonas të sigurimeve, përveç SIGAL-it operojnë edhe dy shoqëri të tjera shqiptare, SIGMA dhe INSIG. Pak kohë më parë një prej shoqërive shqiptare kërkonte që të operonte me ulje çmimesh dhe me tarifa të reduktuara, por Byroja Nacionale e Sigurime i paralajmëroi se nuk po respektonin ligjin dhe në rastin e parë të shkeljes do tu hiqej licensa. Pati një reflektim dhe ky paralajmërin vlejti edhe për të gjithë operatorët e tjerë, duke bërë që në treg të mos ketë probleme me uljen e çmimeve të policave të sigurimit. Tregu maqedonas i sigurimeve po rritet shpejt dhe janë pikërisht operatorët, që po e rrisin këtë treg. Nga ana tjetër, mekanizmat ligjorë që po zbatohen në këtë vend synojnë që të ndjekin direktivat e Bashkimit Europian. Integrimi në Europë dhe zbatimi i rregullave ndërkombëtare në tregun e sigurimeve është një kusht i rëndësishëm dhe mund të them se Maqedonia po ecën me kujdes.Si funksionon autoriteti mbikëqyrës, që kontrollon tregun e sigurimeve në Maqedoni?Autoriteti mbikqyrës e njeh tregun dhe ndjek në çdo moment ecurinë e tij. Tregu maqedonas ecën mbi bazën e parametrave të funksionimit të tij, duke e pasur më të lehtë për tu zhvilluar. Në tregun maqedonas të sigurimeve QBE është shoqëria që zotëron pjesën më të madhe të tregut, e cila është një shoqëri australiane që bleu “Asigurvania Maqedonia”. Tregu i sigurimeve në këtë vend është tërësisht privat dhe nuk ndikohet aspak nga qeveria, duke bërë që të funksionojë mjaft mirë. Cilat janë shërbimet që SIGAL ofron në vendin fqinj?Natyrisht që edhe në Maqedoni ofrohen të njëjtat produkte si në Shqipëri. SIGAL operon në tregun e Jo-jetës, pavarësisht se është licensuar edhe për sigurimin e jetës. Shoqëria jonë shpreson që së shpejti të jetë e pranishme në tregun maqedonas edhe me sigurimin e jetës.Kryetari i bordit drejtues SIGMA Maqedoni, Arben Breshani pohon: Jemi shoqëria e parë shqiptare, që hyri në tregun maqedonas të sigurimeveSIGMA: Zotërojmë 9% të tregut maqedonasPrej sa kohësh SIGMA operon në tregun maqedonas të sigurimeve?SIGMA u licensua në tetor 2002 ka pasur një periudhë tranzitore prove rreth 3 mujore dhe ka filluar operimin në janar 2003. Është viti i tretë që SIGMA është e pranishme në tregun maqedonas të sigurimeve. Çdo fillim ka vështirësitë e tij, por shoqëria jonë brenda një periudhe relativisht të shkurtër është rritur shumë. Edhe pse në treg konkurrenca është e madhe, sepse operojnë 8 shoqëri, 3 prej të cilave shqiptare.Si ka depërtuar SIGMA në tregun maqedonas dhe cili është objektivi kryesor që kjo shoqëri ka në këtë vend?Strategjia jonë fillimisht ka qenë që SIGMA të shtrihej në pjesën Veri-Lindore të Maqedonisë, për të krijuar një bazë të domosdoshme klientele dhe më pas shtrirja në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë. Por, ky plan u tejkalua shumë shpejt dhe aktualisht shoqëria jonë ka një shtrirje shumë të gjerë në Maqedoni dhe zotëron 9% të tregut. Kur SIGMA hyri në tregun maqedonas operonin vetëm 3 shoqëri sigurimesh dhe ishte krijuar një situatë oligopolistike, ku klientela ishte shumë e pakënaqur ndaj shërbimeve. Shoqëria jonë shfrytëzoi këtë pakënaqësi të klientelës dhe u afrua shumë pranë me ta, duke i ofruar pagesën shumë të shpejtë të dëmeve, duke fituar besimin jo vetëm të klientelës shqiptare, por edhe maqedonase. Aktualisht, ne kemi një shtrirje në zonën maqedonase dhe atë shqiptare. Për vitin e parë (2003) kemi arritur që të zotërojmë 3.2% të tregut dhe aktualisht zotërojmë rreth 9% të tregut. Ndërsa, shoqëria që zotëron pjesën më të madhe të tregut ka një përvojë 50 vjeçare, sepse dikur ka qenë shtetërore e më pas u privatizua nga australianët “QBE”(Kjubi). Edhe shoqëria që renditet e dyta në treg, ka një përvojë 50 vjeçare. Aktualisht ne jemi në pritje të statistikave për të parë se cila është në vend të tretë dhe të katërt, SIGMA apo një shoqëri tjetër maqedonase. Çfarë shërbimesh ofron SIGMA në Maqedoni?Shoqëria jonë ofron 15 lloje sigurimesh, kryesisht të jo-jetës. Ne parashikojmë që në 2005 të hedhim në treg edhe sigurimin e jetës. SIGMA ofron disa lloje të ndryshme sigurimesh, por siguracioni i automjeteve (TPL) zë peshëm më të madhe. Megjithatë, gjatë vitit 2004 edhe sigurimet e tjera të jojetës kanë pësuar një rritje të konsiderueshme. Cilat janë problemet aktuale të tregut të sigurimeve në Maqedoni?Në tregun maqedonas të sigurimeve nuk ka problem me mosrespektimin e çmimeve. Në Maqedoni ka një përparësi se policat e sigurimit paguhen nëpërmjet pikave të kontrollit teknik të automjeteve dhe pagesa e policave është e kontrolluar. Aktualisht, çmimi i TPL-së është rreth 100 euro. Shitja e sigurimit të automjeteve, që është problem në Shqipërinë, nuk është në Maqedoni, sepse atje shitja e policave nuk bëhet me agjent por me broker. Shoqatat e Kontrollit Teknik dhe Shoqatat e Shoferëve luajnë rolin e brokerit, duke vjelë të ardhurat për llogari të shoqërive të sigurimit ndaj një përqindje fikse fitimi. Kështu që mund të karakterizosh klientelën nëpërmjet shërbimit, pagesës së dëmeve, njohjeve dhe preferencave dhe nuk ekziston problemi i çmimeve si në Shqipëri. Por, në Maqedoni ekziston fenomeni i kryerjes së pagesave me këste, i cili prek jo vetëm shoqëritë e sigurimit, por të gjitha bizneset. Shoqëria nuk i merr në moment paratë e sigurimit, sepse klienti preferon që ta paguajë më këste. Kështu, kur klienti blen një policë nëpërmjet shoqatave mund ta paguajë deri në 12 këste. Sigurimi i automjeteve është 1 vjeçar dhe klienti duhet ta kryejë pagesën menjëherë, por pjesa më e madhe e paguan me këste mujore. Klienti është debitor ndaj shoqatës dhe kjo e fundit ndaj shoqërive të sigurimit. Për të gjithë ekonominë maqedonase është një problem pagimi i mallrave dhe shërbimeve me këste. Ndërsa, për klientët kjo mënyrë pagimi është një lehtësi. Përqindja e klientëve që paguajnë në këtë mënyrë është deri në atë limit që lejon shoqëria, duke mbrojtur kështu aftësinë paguese të saj. Për individët e kemi të lejuar deri në 4 këste 3-mujore, ndërsa shoqëritë deri në 6 këste.Çfarë politike ndjek SIGMA për të konkurruar shoqëritë e tjera në treg?Në fillim konkurrohet me sigurimin e detyrueshëm. SIGMA është një nga shoqëritë që ka trajtuar dëmet shpejt. Edhe nga vetë autoritetet maqedonase ne jemi përgëzuar për punën, që po bëjmë në Maqedoni. Ne kemi aftësi të lartë paguese, trajtojmë mirë klientët dhe nuk zvarrisim pagimin e dëmeve që ata shkaktojnë. Shoqëritë VARDAR dhe “QBE Makedonija” fillimisht kanë luajtur me klientët, duke qenë edhe monopol në treg nuk i kanë ndjekur me kujdes rregullat. Ndërsa, SIGMA si shoqëri e re në treg i është dashur që të paguajë shpejt e mirë klientelët. Kryesore në tregun tonë në Maqedoni është se ne nuk jemi një shoqëri vetëm për shqiptarët, por jemi shndërruar në një shoqëri për të gjithë Maqedoninë. SIGMA shtrihet në të gjithë territorin e vendit, edhe në zonat më të thella dhe ky është një sukses për shoqërinë tonë. SIGMA operon në këtë treg nëpërmjet 6 filialeve, që mbulojnë 23 zyrat rajonale. Kjo strategji nuk është zbatuar nga shoqëritë e tjera, të cilat kanë qenë kryesisht të përqendruara në qendrat më të mëdha të vendit. Strategjinë e SIGMA kanë filluar ta ndjekin edhe shoqëritë e vjetra, por edhe ato që kanë hyrë së fundi në treg. Me çfarë moto operon SIGMA në tregun e sigurimeve?Ne operojmë me moton që të jemi sa më pranë klientit, ti shërbejmë me cilësi dhe shpejtësi. Moto jonë është “Besimi juaj, detyrimi ynë”. Cilat janë projektet e shoqërisë në të ardhmen për këtë treg? Duke qenë se gjatë dy viteve të fundit SIGMA ka pasur një rritje të konsiderueshme, ku vetëm gjatë vitit 2004 të ardhurat janë rritur me 209%, në krahasim me 2003, ne kemi një 3-fishim të numrit të klientëve, i cili ka arritur në 40 mijë. Kuptohet që shoqëria jonë ka arritur shkallën e mbingopjes dhe nuk presim ritme të tilla rritjeje. Në krahasim me vitin 2004, në fund të këtij viti ne presim një rritje prej 20%.
Posted on: Mon, 12 Aug 2013 09:42:33 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015