SPORTI DHE RELAKSI, KURUESIT MË TË MIRË TË STRESIT! Kur truri - TopicsExpress



          

SPORTI DHE RELAKSI, KURUESIT MË TË MIRË TË STRESIT! Kur truri vlerëson që një situatë është e rrezikshme për shëndetin mendor, vë në përdorim mekanizma mbrojtës specifike, dhe stresi është një ndër këto mekanizma. Pra, ndonjëherë stresi mund të jetë edhe një përgjigje pozitive. Kur tensioni i stresit mbahet për një kohë të gjatë, organet që përfshihen, ndikojnë edhe në progresin e lehtë të aftësisë së përballimit, të cilat kanë një kundërveprim të fortë në shëndetin tonë. Reagimet mbrojtëse që trupi fut në veprim, i fuqizojnë kapacitetet e të luftuarit dhe të arratisjes, të cilat janë të trashëguara nga paraardhësit tanë, të cilët, për të mbijetuar iu duhej të përdornin forcën e tyre fizike. Për njerëzit e kohëve të sotme nuk është më kështu! “Luftërat” tona zhvillohen më tepër në nivel mendor e psikologjik, sesa ne nivel fizik. Por, tensioni muskulor qëndron në organizmin tonë duke sjellë dëme për shëndetin, nëse nuk shkarkohet vazhdimisht. Ne mund të përdorim strategji të ndryshme për të çliruar trupin tonë nga tensioni që shkakton stresi, për shembull fillimi i një praktike aktiviteti fizik, që është një ndihmë shumë e madhe. Por, duhet të keni kujdes për diçka: Nëse nuk përgatitemi gradualisht për këtë, mund të kthehet në një burim stresi më të lartë. Në fakt, tensioni muskulor, i cili është shfaqur si dhimbje, apo si kontraktim në disa pjesë të trupit, duhet të shkarkohet nëpërmjet një aktiviteti fizik shumë të “ëmbël” dhe gradual, për të evituar dëme të tjera që trupi ynë tashmë i ka patur nga stresi i shkaktuar. Edhe mendja jonë ka nevojë të shkëputet gradualisht nga impenjimet stresuese dhe shqetësimet e jetës së përditshme. Duhet të marrim kohë për të qënë vetëm me veten dhe për të dëgjuar trupin tonë. Shpesh na lind nevoja që të shkarkojmë sa më shpejt stresin e akumuluar, nëpërmjet një sforcimi fizik intensiv, duke përjetuar në mënyrë iluzive një lehtësim që është vetëm momental. L.GJ
Posted on: Tue, 16 Jul 2013 12:59:47 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015