Sa herë na ka ndodhur të shohim një send lëndues apo të - TopicsExpress



          

Sa herë na ka ndodhur të shohim një send lëndues apo të dëmshëm në rrugë, por sa prej nesh kanë reflektuar në këtë moment në lidhje me faktin se ky rast përbën një situatë kur duhet të sjellim ndërmend thëniet e shumta profetike që janë thënë për këtë, në njërën prej të cilave i Dërguari i Allahut, Muhamedi (a.s.) ka thënë: “Teksa një person po ecte në rrugë gjeti një degë ferre dhe e largoi. Allahu e lavdëroi atë njeri për këtë vepër dhe ia fali gjynahet.” [Bukhariu (652) dhe Muslimi (1914)] - Për të folur më tepër mbi këtë subjekt, na ndiqni në emisionin tuaj “Mozaik jetësor”, në bisedën e pasdites së sotshme, ku do të bashkëbisedojmë mbi: “Respektimi i dijetarëve dhe njerëzve me vlerë...” Ju ftojmë të na bashkëngjiteni dhe të na dërgoni opinionet tuaja të vyera, nga ora 18:00-19:00 në: Radio Kontakt 89.3 MHz Ose radiokontakt.al Mund të kontaktoni edhe në numrin fiks 04 22 71 610 ndërsa mesazhet mund t’i dërgoni në numrin celular 067 29 12 412 si dhe në faqen "Mozaik Jetësor" në FaceBook.
Posted on: Wed, 11 Sep 2013 15:10:21 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015