Sekuestrohen 841 kg kanabis në Karaburun, do transportohej në - TopicsExpress



          

Sekuestrohen 841 kg kanabis në Karaburun, do transportohej në Itali VLORE – Policia e Vlorës ka bërë të mundur sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme lënë narkotike, që dyshohet se kishte destinacion shtetin fqinj, Italinë. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se në bazë të një plani të posaçëm masash të marra për kontrollin e plotë të territorit, me qëllim parandalimin e trafikimit të lëndëve narkotike, mbrëmjen e djeshme është ushtruar kontroll në zonën Karaburunit, ku janë gjetur 851 kg kanabis, në vendin e quajtur “Gjiri i Gramës”. “Si rezultat i krehjes së zonës nga efektivat e Drejtorisë së Policisë Vlorë dhe Delta Forcë në vendin e quajtur “Gjiri i Gramës” rreth orëve të para të mëngjesit janë konstatuar rreth 20 çanta të zeza dhe 38 thasë të cilët ishin mbushur me lëndë narkotike të llojit cannabis sativa” e cila në total ishte 841 kg.”- thuhet në njoftimin e policisë. Nga Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Vlorës është bërë sekuestrimi i lëndës narkotike ndërkohë që punohet intensivisht për identifikimin e autorëve të tentativës së trafikimit të kësaj sasie lënde narkotike. Sipas policisë, dyshohet se lënda narkotike do të trafikohej me mjete lundruese në drejtim të Italisë.
Posted on: Sun, 17 Nov 2013 10:46:13 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015