Shega,simboli i pjellorise dhe i jetes.... Shega është një - TopicsExpress



          

Shega,simboli i pjellorise dhe i jetes.... Shega është një peme frutore e rëndësishme. Larmia e bimëve që rriten në rajonin tone, krahas kushteve natyrore, janë rezultat i historisë se lashte te fillimit te kultivimit te tyre.Emrin e saj mban qyteti i bukur në Andaluzi, Granada, ndërsa ndër mijëvjeçarë është konsideruar si simbol i pjellorisë, bollëkut, mirësisë dhe jetëgjatësisë. Nuset e reja romake i ndërthurnin me flokët degët e saj, sidomos në ditën e dasmës, ndërsa turket e hidhnin në tokë dhe në varësi të kokrrave që do të binin, supozohej se do të ishte edhe numri i fëmijëve që do të sillnin në jetë, traditë kjo që vazhdojnë ta ruajnë edhe sot. Në Dalmaci ishte zakon që dhëndri të merrte nga kopshti i vjehrrit një peme shege, për ta mbjellë në kopshtin e tij. Për grekët e lashtë shega konsiderohej si një frutë i shenjtë, por edhe në kohët e sotme moderne ajo vazhdon të ketë një domethënie të madhe për grekët. Në ditët e rëndësishme të kalendarit ortodoks grek, si për shembull për Krishtlindje apo Pashkë, në disa zona të Greqisë është traditë që në tavolinën e mbushur plot në darkë të ketë edhe shegë. Në kohët e hershme ato u dhuroheshin Zotave, që t‘u dhuronin më shumë pjellori tokave, për të qetësuar shpirtin e të vdekurve dhe për nder të Dionisit. Po ashtu, shegët përdoren gjerësisht dhe në dasmat dhe funeralet greke. Kur grekët përkujtojnë një të vdekur, ata shpërndajnë "kollyva", që përgatitet me grurë të zier, i përzier me sheqer dhe i zbukuruar me shegë. Po ashtu, në Greqi është traditë që ditën e dasmave apo për Vit të Ri, të çahet një shegë në tokë. Gjithashtu, kur dikush blen një shtëpi të re, është traditë që personi, i cili shkon për vizitë, të çojë si dhuratë një kokërr shegë, si simbol i begatisë, pjellorisë dhe fatit të mirë. Shega konsiderohet edhe si simbol i ringjalljes dhe dashurisë së zjarrtë. Jo rastësisht piktorët e shekullit XV dhe XVI vinin shpesh një shegë në duart e Jezusit fëmijë, duke aluduar për jetën e re "të dhuruar" nga Krishti, ndërsa pemën e saj e përdornin si simbol të ringjalljes. Edhe pse vendi i lindjes së saj është Azia, shega është kultivuar në të gjithë rajonin e Mesdheut, Kaukaz dhe Lindjen e Largët prej shekujsh. E pasur me vitamina dhe prej mijëvjeçarësh burim shpëtimi për popujt e territoreve të thata të Azisë, është konsideruar si mbreti i frutave për shijen e veçantë dhe ngjyrën e bukur. Edhe pse frutat e saj mund t‘i shijojmë vetëm në vjeshtë, shega përdoret edhe me qëllim zbukurimi në kopshtet e zonave të ngrohta. Lulet e saj mund të përdoren edhe për të dekoruar tavolinat dhe pjatancat e ndryshme. Por, pavarësisht traditës së saj antike dhe domethënies që ka për shumë kultura, shega me të drejtë mund të konsiderohet si një thesar për organizmin tonë. Kokrrat e saj janë të pasura me vitaminë A, B, ndërsa plotëson rreth 50 për qind të nevojave tona për vitaminë C. Hipokrati e cilësonte si ilaçin më të mirë për gripin, ndërsa egjiptianët e katërmijë viteve më parë tregonin se kishin zbuluar vetitë terapeutike të lëngut të saj. Në Evropë, në fillim të shekullit XIX, lëkura e shegës përdorej shumë për të kuruar tenjën dhe në të vërtetë analizat e kohëve të fundit kanë treguar se për virtytet që të parët tanë i atribuonin asaj, kishin plotësisht të drejtë. Lëngu i shegës mund të quhet edhe ilaç i çmuar për zemrën. Sipas një studimi izraelit, pirja e një gote me lëng shege çdo ditë do të parandalonte në formimin e pllakëzave në enët e gjakut, duke ulur kështu rrezikun për t‘u prekur nga arterosklerozat. Autorët e këtij studimi shpjegojnë gjithashtu se efektet e lëngut varen nga aftësia e organizmit për të përthithur dy gjene që aktivizohen nga substanca oksiduese, të cilat forcojnë muret e enëve të gjakut. Eksperimenti i kryer mbi qelizat njerëzore të marra nga arteriet koronare dhe te minjtë me nivele tepër të larta kolesteroli në gjak, kanë treguar se lëngu i shegës pengon veprimin e ELK-1 e p-JUN, që janë dy gjene të njohur për favorizimin e formimit të pllakëzave në enët e gjakut dhe ndihmojnë për aktivizimin e substancave oksiduese. Por vetitë e saj magjike nuk mbarojnë këtu. Shkencëtarët, pas studimit, zbuluan se njerëzit që pinin dy gota me lëng shege të shtrydhur në ditë, prej vitesh kishin rregulluar me 21 për qind presionin e gjaku. Për më tepër, ata vërtetuan se një gotë mbulon rreth 50 për qind të nevojave tona për vitaminën C. Po ashtu, një tjetër studim i bërë nga "Jonsson Cancer Center", në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos, ka zbuluar se të pish çdo ditë një gotë lëng shege ndihmon edhe në ngadalësimin dhe përhapjen me shpejtësi të kancerit të prostatës. "Është shumë shpejt për t‘i këshilluar pacientët të pinë lëng shege për t‘u shëruar, por në mund të themi me siguri se ndihmon që sëmundja të mos përparojë shpejt", thotë Allan Pantuck, autor i studimit. Statistikat e dala janë akoma provizore, megjithatë shega u zgjodh nga kërkuesit, falë përmbajtjes së lartë të antioksiduesve dhe polifenoleve, si frutë që ka substanca me veti mbrojtëse për organizmin. Sigurisht që asnjë nga kërkuesit nuk mendon se lëngu i shegës mund të përfaqësojë një kurë kundër kancerit të prostatës. Por ai ka një domethënie të madhe për të vonuar ose parandaluar nevojën për terapi të tjera shtesë, që japin efekte anësore si për shembull lodhje, depresion dhe impotencë", përfundon Pantuck. Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe ndihmon në tretjen e ushqimit. Me shumë sukses përdoret edhe në sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, është freskues dhe mënjanon helmet e organizmit. Ai mund të përdoret edhe për heqjen e njollave dhe rrudhave të fytyrës. Lëkura e saj, e pasur me taninë, akoma edhe sot përdoret në Afrikën e Veriut si ilaç për diarrenë. Në Lindje përdoret edhe si mjet për të ngjyrosur lëkurat. Por përveç qëllimeve mjekësore, shegët përdoren për të bërë ëmbëlsira apo koktejle të ndryshme. Edhe "Granada" e famshme, bazë e shumë koktejeve, më përpara përgatitej duke zier për disa minuta lëngun e shegës me mjaltë, ndërsa sot i shtohen edhe agrume dhe esenca aromatike. Në vende të freskëta dhe të thata, shegët mund të ruhen edhe për një javë. Përdorimi i tyre është i ndryshëm në kuzhinë dhe varijon nga pjatat e kripura e deri tek ato të pastiçerisë. Në disa vende shoqërojnë shpesh një salcë të përbërë nga kërpudha,vaji, kripa dhe piperi. Fetat e bukës të prera hollë, të lyera me lëng shege, mbushen me këtë lloj salce mbështillen dhe pastaj futen në furrë për tu pjekur. Shega gjen përdorim të shumëllojshëm edhe tek tortat, reçelrat, akulloret dhe marmelatat e ndryshme. Gjithashtu përdoret edhe për zbukurimin e pjatave. Fruti i besnikërisë bashkëshortore Shkrimin e parë për shegët e gjejmë në një legjendë të veçantë të shkruar nga poeti latin, Claudius Claudianus, në vitet 330-404, në "De raptu Proserpinae", kur Persefoni, vajza e Demetrës dhe Zeusit, u rrëmbye nga Plutoni, ndërsa mblidhte lule në brigjet e një liqeni dhe u dërgua në banesën e tij, për t‘u bërë gruaja e tij. Aty tregohej se si Persefoni, me dëshirë të Plutonit, kishte ngrënë disa kokrra shege, simbol të dashurisë dhe frutë i besnikërisë bashkëshortore, duke u bërë në këtë mënyrë bashkëshortja e tij. Plutoni është djali i madh i Kronit dhe vëlla i Zeusit e i Poseidonit, të cilëve u ra përgjegjësia të drejtonin botën. Si hyjni i plotfuqishëm i nëntokës, ai përfytyrohej nga të lashtët me një skeptër me dy maja dhe me një çelës në dorë. Për nder të tij, njerëzit ndërtuan shumë tempuj dhe nga më të njohurit është ai i Elides, që hapej një herë në vit dhe ku mund të hynin vetëm orakujt e Hadit e askush tjetër. Riti tradicional i lutjeve për Plutonin ishte gjunjëzimi dhe rrahja e tokës me shuplakat e duarve. Flija më e preferuar e kësaj hyjnie ishte demi i zi. Tempujt e Hadesit qarkoheshin me qiparisa dhe nëpër oborre mbilleshin lule narcisi. Pushteti i tretë, ai i nëntokës, më i mistershmi dhe më pak i eksploruari, iu dorëzua Plutonit. Plutoni mori një të tretën e pushtetit të Kronit dhe i takoi të ishte i plotfuqishmi i nëntokës së pasur në minerale, por të errët dhe të frikshme. Për këtë arsye, asnjë nga hyjneshat nuk pranonte të jetonte me të. Persefoni, e bija e Demetrës dhe e Zeusit, ishte e përzgjedhura e tij, të cilën vendosi ta rrëmbente. Rrëmbimi i Persefonit Ajo ishte personifikimi i nëntë muajve të begatë të tokës (pranverë-verë-vjeshtë). Të lashtët e kishin kuptuar dukurinë e ndërrimit të stinëve si blerim, lulëzim e begati që vinte nga toka dhe që i rikthehej asaj kur mbaronte cikli i prodhimit. Dukuritë e natyrës i nderonte edhe vetë Zeusi. Kur Demetra iu ankua për të bijën, u gjet një zgjidhje që përkonte me dukurinë. Zeusi vendosi t‘ia kthente të bijën Demetrës, me kusht që ajo, Persefoni, të mos kishte ngrënë ndonjë frutë gjatë kohës që ndodhej te Plutoni. Persefoni kishte ngrënë disa kokrra shege, kështu që Zeusi vendosi që ajo të rikthehej tek e ëma vetëm për nëntë muaj, pikërisht në pranverë, verë dhe vjeshtë dhe vetëm tre muajt e tjerë të rrinte me të shoqin në Had. Përzierja magjike Lëng shege me kivi. Përzierje fantastike, antikancerogjene dhe energjike. Që të dyja përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminës C. E domosdoshme Natyra na ka bërë shumë ' magjira' e dhurata të arta. Shega përmban minerale shumë të rëndësishme dhe vitamina të domosdoshme për organizmin tonë. Lëngu i shegës, lufton infarktet dhe iktusin Lëngu i shegës tashmë mund të quhet një bar i çmuar për zemrën. Nëse pini një gotë me lëng shege çdo ditë, do të mund të parandaloni formimin e pllakëzave në enët e gjakut, duke ulur kështu rrezikun për t’u prekur nga arteriosklerozat. Fruti i shegës është simbol i jetëgjatësisë. Autorët e këtij studimi shpjegojnë se efektet e lëngut varen nga aftësia e organizmit për të përthithur dy gjene që aktivizohen nga substanca oksiduese, të cilët forcojnë muret e enëve të gjakut. Nëse pini çdo ditë një gotë lëng shege, kjo mund të jetë një mënyrë natyrale për të parandaluar dhe luftuar arteriosklerozat. Eksperimenti i kryer mbi qelizat njerëzore të marra nga arteriet koronare dhe te minjtë me nivele tepër të larta kolesteroli në gjak, kanë treguar se lëngu i shegës pengon veprimin e ELK-1 e p-JUN, që janë dy gjene të njohur për favorizimin e formimit të pllakëzave në enët e gjakut dhe ndihmon për aktivizimin e substancave oksiduese. Përdorimi i shegës në mjekësinë popullore Në mjekësinë popullore përdoren frutat dhe lëvozhgat e tyre, lulet, farat, rrënjët dhe lëvorja e degëve dhe e rrënjëve, e cila ka shije te athet dhe ere. Shega me farat e saj te kuqe si rubin është një frutë i shijshëm por edhe shume i vlefshëm për organizmin e njeriut. Ajo është konsideruar si frutë i fertilitetit ose pjellorise. Lëngu i shegës përmban mesatarisht 12 për qind sheqer, acide organike, pektine, vitamine C etj. Lëngu dhe vaji i nxjerre nga farat e shegës është një antioksidant i fuqishëm. Vetëm 30 minuta pas marrjes se lëngut te shegës aktiviteti ynë rritet me 32 për qind. Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe përmirëson tretjen e ushqimeve. Ai përdoret me sukses në sëmundjet e stomakut dhe te zorrëve, është freskues dhe mënjanon helmet e organizmit. Lëngu i shegës jep rezultate në luftimin e paraziteve që zhvillohen në zorre. Lulet e shegës përmbajnë tanine dhe kanë veti rrudhëse e tonike ; ato rekomandohen në dhimbjet e barkut, në hemorragji, në hemorroidet, si dhe për gargara të gojës, kundër ënjtjes se bajameve dhe acarimeve te mishrave te dhëmbëve. Lëngu i shegës përdoret me sukses në sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, është freskues dhe mënjanon toksinat (helmet) e organizmit. Ai (lëngu i portokallit) i jep freski mendimit të njeriut. Lulet e shegës përmbajnë tanine dhe kanë veti rrudhëse e tonike ; ato rekomandohen në dhimbjet e barkut, në hemorragji, në hemorroidet, si dhe për gargara (shpëlarje të gojës) kundër ënjtjes së bajameve dhe acarimeve të mishrave të dhëmbëve. Merren 20-30 gramë lule shege në një litër ujë dhe vihen të zihen për gjysmë ore. Nga ky çaj merren 2-3 gota çaji në ditë. Edhe lëvozhga e frutave të shegës ka veti regjëse. Lëvozhga e thatë, para se të përdoret, duhet të vihet në ujë për disa orë që të zbutet. Çaji i lëvozhgave të shegës përdoret kundër diarreve, si dhe për luftimin e krimbave parazitarë të zorrëve. Lëvozhga e frutave të shegës lufton me sukses amebat, të cilat e dobësojnë shumë organizmin, e veçanërisht te fëmijët. Për këtë merren lëvozhgat e një kokrre shege, vendosen në një enë prej balte dhe zihen në gjysmë litri ujë derisa të mbetet gjysma e sasisë së ujit. Pasi ftohet lëngu, pihen dy gota likeri në ditë, një në mëngjes e një në darkë, gjithmonë para buke, për 10-15 ditë. Pa përdorur tjetër ilaç, organizmi do të çlirohet nga amebat.
Posted on: Sun, 11 Aug 2013 08:31:51 +0000

Trending Topics



e="min-height:30px;">
COMPANY NAME: TELETECH CUBAO URGENT HIRING! TSR POST- WAVE
For me, supporting taliban-like idealogy is akin to supporting
Scientific Foundations of Kinesiology: Studying Human Movement and
Boglehead Wisdom - If Warren Buffet has a counterpart – it’s
kensie Charm Leather Boot (Women) available now Stop by to buying

Recently Viewed Topics




© 2015