Shpresat e Kimi Raikkonen per tu rikthyer ne rrugen e duhur per te - TopicsExpress



          

Shpresat e Kimi Raikkonen per tu rikthyer ne rrugen e duhur per te konkuruar per titullin kampion kete vit jane rritur pasi Lotus po planifikon te sjelle zhvillimin me te madh te vitit ne garen e Britanise. "Ne kemi nje pakete te re aerodinamike me te ngushte qe duhet te na ndihmoje pak. Sidomos nese eshte ftohte ne Silverstone," tha drejtori i operacioneve ne piste te Lotus, Alan Permane. "Kemi nje krah te ri te perparem, nje profil te re te amortizatoreve dhe disa ndryshime ne amortizatore si dhe mjaft pjese te reja aerodinamike te cilat te kombinuara do te na japin ndoshta hapin me te madh perpara te sezonit." "Kjo padyshim eshte nje gje e mire, por kur ne do ti provojme keto pjese, padyshim qe edhe rivalet tone do te kene sjelle disa pjese te reja te ngjajshme ne makinat e tyre." Raikkonen nderkohe eshte optimist per te dhe skuadren per Cmimin e Madh te Britanise. "Silverstone eshte nje piste me normale se pistat e fundit ku kemi garuar dhe ne kemi qene mjaft kompetitiv ne pistat e tjera normale te sezonit," tha ai. "Nuk ka arsye se pse ne nuk duhet te jemi ne pozicionet tona normale me pjeset e reja qe skuadra ka pergatitur." "Ne duhet te jemi te duruar, te bejme me te miren tone gjate gjithe fundjaves dhe hap pas hapi ne do te fillojme te rekuperojme kundrejt kundershtareve tane."
Posted on: Fri, 21 Jun 2013 16:31:36 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015