Shqipëria në 101 vjetorin e pavarësisë së saj, ndryshe nga - TopicsExpress



          

Shqipëria në 101 vjetorin e pavarësisë së saj, ndryshe nga një vit më parë, pa fishekzjarrë, pa ceremoni dhe festime të mëdha, përjetoi sot në një qetësi reflektive jo thjesht dhe vetëm një 1-sh të shtuar mbi njëqind vite sakrificash dhe sfidash historike. Në këtë vit të shtuar të pavarësisë shqiptare, protestat e vërteta qytetare të këtij muaji, shënuan kurorëzimin e madh të lirisë së çdo individi. Në këtë 101 vjetor më shumë se kurrë parandjeva se “Shqipëria bëhet”, “ky vend do të bëhet, ajo çka ëndërrojmë” sepse tashmë, si kurrë më parë shpirti i lirë do të na mbrojë si engjëjt që nuk largohen më, nëse një herë janë me ty.
Posted on: Thu, 28 Nov 2013 22:36:59 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015