Shëndet dhe rini të përjetshme? Ja çfarë duhet të - TopicsExpress



          

Shëndet dhe rini të përjetshme? Ja çfarë duhet të hani Boronicat Ato njihen për vetitë antioksiduese, të cilat i bëjnë kokrrat e vogla blu të afta për të luftuar kundër radikaleve të lira, duke parandaluar plakjen e qelizave. Ato janë eliksiri i rinisë e për më tepër janë të pasura me fibra, të cilat ndihmojnë tretjen dhe aktivitetin e zorrëve. Lëngu i boronicës është një dietë shumë e mirë për ata që duan të bien në peshë. Arrat Edhe pse mund të duket e çuditshme prania e arrave në këtë listë, është e vërtetë e padiskutueshme se ato janë ndër ushqimet më të shëndetshme në botë. E gjithë kjo është meritë e pranisë së acideve yndyrore omega 3, të cilat janë një aleat shumë i mirë kundër plakjes. Arrat janë edhe një burim i madh i melatoninës, substanca që na ndihmon të bëjmë një gjumë të mirë. Kivi Sapo flasim për frutat dhe efektet e tyre pozitive të shëndetin e njeriut, menjëherë mendja të shkon te portokalli, i cili është i pasur me vitaminën C, që njihet për ndikimin pozitiv në imunitetin e organizmit. Por ajo që nuk është thënë është se kivi përmban dyfishin e vitaminës C që përmban portokalli. Gjithashtu, një kivi i jep organizmit të njëjtën sasi potasiumi që i jep bananja. Pra kivi, është i barabartë me një portokall plus një banane. Kuinoa Kuinoa është një ndër zgjedhjet më të mira, kur duam të marrim proteina pa pasur nevojë të konsumojmë mish. Është ideale për supat, ku gjen përdorim të gjerë. Çaji jeshil Çaji jeshil i sjell organizmit substancat antioksidante. Katekinat janë aleatë shumë të mirë në luftën kundër shfaqjes së tumoreve. Ka shije të mirë dhe mund të konsumohen deri në tre filxhanë në ditë. Brokoli Falë përqendrimit të lartë të indoleve (substanca vegjetale), brokoli parandalon shfaqjen e disa llojeve të tumorit. Gjithashtu, brokoli njihet për sasitë e mëdha të flavonoideve, të cilat kanë veti të fuqishme antiinflamatore. Salmoni Salmoni është shumë i shëndetshëm, pasi i jep organizmit “proteinat e mira”. Është shumë i pasur me omega 3 dhe antioksidantë. Mes këtyre të fundit spikat astakantina, e cila i jep salmonit ngjyrën karakteristike. Spinaqi Spinaqi ka shumë antioksidantë në përbërje të tij, gjë që ndikon shumë në shëndetin e syve. Dy prej tyre janë luteina zeksantina. Antioksidantët në përgjithësi që gjenden të spinaqi ndihmojnë për të parandaluar kancerin. Gjithashtu, konsumimi i spinaqit është një strategji e suksesshme kundër diabetit.
Posted on: Fri, 05 Jul 2013 16:10:00 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015