Si bënte iftar i Dërguari i Allahut? Nxitimi i iftarit. Kjo - TopicsExpress



          

Si bënte iftar i Dërguari i Allahut? Nxitimi i iftarit. Kjo vepër është prej sunnetit të të Dërguarit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe është në kundërshtim me traditën e çifutëve dhe të krishterëve, të cilët presin derisa të dalin yjet. I Dërguari [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Njerëzit janë në të mirë përderisa e nxitojnë iftarin”. (Mutefekun alejhi) “Ummeti im do të mbesin në sunnetin tim, përderisa nuk vonojnë iftarin derisa të dalin yjet”. (Hadithi sahih, tra. Ibën Hibbani.) Ngrënia e iftarit duhet të jetë para faljes së akshamit. Enesi radijall-llahu anhu thotë: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] hante iftarin para se të falej”. (Hadithi është hasen, tra. Ebu Davudi.) Me çka është mirë të fillohet iftari? Enesi [radijall-llahu anhu] thotë: “I Dërguari bënte iftar me hurma të freskëta, nëse nuk kishte të freskëta, atëherë me të thata, e nëse nuk kishte hurma, atëherë pinte ujë”. (Hadithi është sahih, tra. Ebu Davudi.) Duhet thënë para se të fillosh të hashë iftarë? Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Agjëruesi në kohë të iftarit posedon dua që nuk refuzohet”. (Hadithi është sahih, tra. Ibën Maxheja.) Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] gjatë iftarit thoshte: “Shkoi etja, u lagën venët dhe mbeti shpërblimi insha-all-llah”. (Hadithi është hasen, tra. Ebu Davudi.)
Posted on: Sun, 14 Jul 2013 18:13:33 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015