Si të kuptosh nëse je shtatzënë ! Dyshon që je shtatzëne - TopicsExpress



          

Si të kuptosh nëse je shtatzënë ! Dyshon që je shtatzëne dhe do ta kuptosh që nga simptomat e para që shfaq trupi juaj? Edhe pse testi i shtatzanisë është e vetmja metodë e saktë për të kuptuar nëse je shtatzënë me të vërtetë , është e mundur që trupi juaj të shfaqë disa sinjale . Lexo këtë artikull për të kuptuar nëse je shtatzënë. 1. Ndihesh shumë e lodhur? Për shkak të hormoneve në shtatzani, shumë gra shfaqin lodhjen si sinjalin e parë të shtatzanisë. 2. Kontrollo frymëmarrjen tuaj. Duke qënë se fetusi ka nevojë për oksigjen për zhvillimin e tij, atëherë mund të shfaqësh një mungesë të lehtë oksigjeni. Nëse do të vendosësh të vazhdosh me shtatzaninë me shumë mundësi do të kesh frymëmarrje të shkurtër deri sa të lindësh. 3. Kujtohu nëse ke pasur marrje mendsh ose episode të fikëtit. Që të dyja shkaktohen nga një nivel i ulët glicemie në gjak, ose nga presioni i ulët i gjakut, kështu që marrjet e mendve dhe të fikëtit mund të zbulojnë një shtatzani. 4. Gjiri është më i ndjeshëm ose ndjen dhimbje? Në periudhën e parë të shtatzanisë , shumë grave iu rritet gjiri dhe bëhet më i ndjeshëm. 5. Ke dhimbje barku ose fryrje ? Këto shenja janë pararojë e një shtatzanie dhe shpesh ngatërrohen me ardhjen e periodave. Mund të jenë periodat por edhe sinjali i pare i një shtatzanie. 6. Kujdes nga dhimbja e kokës. Zakonisht fajtorë për dhimbjen janë hormonet gjatë shtatzanisë , dhimbja e kokës është një patologji e zakonshme e grave në periudhën e parë të shtatzanisë. 7. Kujdes nga dhimbja e shpinës. Nëse normalisht nuk vuan nga dhimbja e shpinës , mund të bëhet fjalë për një sinjal. Gjatë shtatzanisë , legamentet e shpinës lirohen për tu përgatitur për peshën ekstra që do tu vijë me shtatzaninë. 8. Ke disa rrjedhje të vogëla gjaku nga vagjina? Kjo mund të shkaktohet nga embrioni që po fiksohet në murin e mitrës . Shumë grave u duket si paraardhëse e mestruacioneve, por realisht është sinjal i shtatzanisë. 9. Ke lëvizje humori të papritura ? Kur mbetesh shtatzënë , sistemi yt bombardohet nga hormonet e reja. Prandaj , mund të kesh një “kërcim” nervi për një motiv irrilevant, ose të qash nga momenti në moment pa asnjë motiv dhe pa ditur përse. 10. Të përzihet ose vjedh? Normalisht , vjedhja në mëngjes nuk fillon më parë se një muaj pas koncepimit, dhe disa gra nuk i paraqesin fare këto simptoma. 11. Ke nevojë për të urinuar më shpesh? Rritja e frekuencës së urinimit është e lidhur me rritjen e fluksit të gjakut që filtrohet nga veshkat. Kjo rritje është e destinuar të përkeqësohet me vazhdimin e shtatzanisë. 12. Ke kaluar ciklin mestrual? Nëse ke një cikël të rregull dhe zakonisht je në gjendje të parashikosh se kur do të kesh mestruacionet, atëherë ky është një sinjal i rëndësishëm, dhe mund të jetë sinjali i parë në shumë raste . 13. Ji e vetëdijshme nga sulmet anomale të urisë. Ke dëshirë të hash diçka që normalisht nuk e han? Ose ushqime të veçanta? Dëshira e tepruar për tu ushqyer është një shenjë e shtatzanisë . 14. Je më e ndjeshme ndaj aromave (erëravë)? Kjo sintomë mund të lidhet me rritjen e nivelit të estrogjeneve, edhe nuk është konfirmuar akoma. 15. Temperatura juaj bazë është gjithnjë e lartë? Nëse po mat temperaturën , një nga simptomat bazë të shtatzanisë është temperatura më e lartë se normalja në muajin e parë. 16. Ke bërë testin e shtatzanisë dhe ka dalë pozitiv? Pjesa më e madhe e testeve nuk e gjen shtatzaninë në akt deri pasi kalon data kur duhet të vinin periodat e mestruacioneve. Nëse ke simptomat e tjera por nuk të kanë ardhur akoma mestruacionet atëherëkryej testin e shtatzanisë pas disa ditësh. Keshilla: Nëse po ju vonon cikli mund të kryeni një test në shtëpi që blihet në ffarmaci. Nëse rezultati është negativ, atëherë prit disa ditë dhe përsërite. Në disa raste hormoni gonadotropina korionike (hCG, tregues i shtatzanisë në akt) nuk është i pranishëm mjaftueshmërisht në fillimet e shtatzanisë. Shumë nga simptomat mund të ngatërrohen me ato të sintomat pre-mestruale. Prit të kalojë data e periodave përpara se të bësh testin e shtatzanisë. Disa gra që presin të ngelin shtatzënë bëjnë testin në të njëjtën dite kur ju vijnë mestruacionet, që shpesh vijnë bashkë me rezultatin negativ. Kujdes : Një numër i vogël grash ka mestruacione edhe gjatë shtatzanisë, kështu që nëse të vjen cikli nuk do të thotë që nuk je shtatzënë. Nëse ke rrjedhje gjaku dhe dhimbje në fund të barkut me intensitet në rritje, atëherë mund të kesh një shtatzani ektopike. Në këtë rast , visitohu tek gjinekologu ose tek strukturat kompetente.
Posted on: Sat, 09 Nov 2013 16:34:26 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015