► Silvia Godelli, këshilltare për Mesdheun në rajonin e - TopicsExpress



          

► Silvia Godelli, këshilltare për Mesdheun në rajonin e Puglias në Itali dhe ambasadori i Italisë Massimo Gaiani vlerësuan miqësinë dhe bashkëpunimin përmes projekteve konkrete mes dy vendeve të cilat do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ambasadori i Italisë tha se, Shqipëria e meriton dhënien e statusit të vendit kandidat nga Këshilli Evropian në fund të dhjetorit. Kjo do të ishte një stimul që do i jepej Shqipërisë për reformat e tjera që Europa kërkon nga Shqipëria. Këshilltarja e Mesdheut për rajonin e Pulias tha se është një moment i rëndësishëm për thellimin e bashkëpunimit sepse “Nis një program i ri për 7 vjet, nga 2014-2021 një sërë projektesh me qindra milionë eurosh”. Një tjetër temë ku do të thellohet bashkëpunimi është energjia. “Kemi një projekt që po zhvillohet. Një projekt strategjik alterenergji, pra energji të tjera që vijnë nga burime të rinovueshme, si burime të erës. Për këtë ne do të donim të bashkëpunonim së bashku. Puglia është prodhuesi kryesor i energjisë së rinovueshme në Itali. Duhet të bëjmë hov cilësor.
Posted on: Wed, 20 Nov 2013 21:01:31 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015