Siri: Xhebta Nusrah merr nën kontroll fushën më të madhe të - TopicsExpress



          

Siri: Xhebta Nusrah merr nën kontroll fushën më të madhe të naftës Një grup luftëtarësh sirian të udhëhequr nga Al Kaida kanë marrë nën kontroll fushën më të madhe të naftës në Sirinë lindore, njoftuan aktivistët. Ata thanë se marrja në dorë e kësaj pike do të bllokojë qasjen e regjimit të Bashar al -Asad në pothuajse të gjitha rezervat vendore bruto. Ende nuk ka pasur asnjë koment nga qeveria e regjimit sirian. Humbja e fushës së naftës “Al – Omar” do të thotë humbje pothuajse e tërësishme e qasjes në naftë, nga e cila edhe është e varur lufta dy vjeçare. Fusha “Al Omar” e cila gjendet në provincën Deir el – Zor, do të ndikojë në zvogëlimin e kapaciteteve të regjimit Assad. Observatori Sirian për Drejtat e Njeriut tha se kjo lëvizje ishte një goditje të madhe për regjimin. Tani, pothuajse të gjithë rezervat e naftës së Sirisë janë në duart e Frontit Nusra dhe njësive të tjera islamike, tha Rami Abdelrahman , kreu i Observatorit. Fati i regjimit tani është në duart Nusras. Assad besohet se po merr karburant nga Irani, e që është aleati i tij kryesor rajonal. Teherani shiit është duke mbështetur luftën e qeverisë siriane kundër civilëve mysliman sunit, duke ofruar edhe mbështetje ushtarake. Siria nuk është një prodhues i rëndësishëm i naftës dhe nuk ka eksportuar asnjë barelë të naftës që nga fundi i 2011, kur sanksionet ndërkombëtare kamë hyrë në fuqi për të rritur presionin mbi Asadin. Para sanksioneve, vendi eksportuar 370,000 fuçi në ditë, kryesisht në Evropë. /agjencione/botaislame
Posted on: Sat, 23 Nov 2013 17:33:50 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015