Skender Braka X2 Në më pyesni çfarë më shumë unë në jetë - TopicsExpress



          

Skender Braka X2 Në më pyesni çfarë më shumë unë në jetë kam urryer. Të dalldisurit nga paraja që verbon mes të padukshmes. Me përbuzje përmbi të unë kam pshurrur, kam pështyrë edhe qiejt prej një mllefi si i çmëndur kam thyer. Se në botë s’ka më të të lig e të poshtër se kjo bushtër, Që të pastërtin shpirt njeriu s’e ka joshur e gënjyer. Prej askujt unë nuk kam pritur, kam ndërtuar me k’to duar. U jam hakërryer sahanlëpirësve dhe perënditë i kam mallkuar. Kush pas meje nuk po vjen të luftojmë për shënjtërinë. Porsi horri pas putanës le tw rend, do fitoj veç skllavërinë Pas këtij gjarpëri që helmon, që të vret, të shkatërron. Rend i marri, krimineli, batakçiu, zabrahani dhe dembeli. Se i ndershmi pas çdo lodhje shkon i qet tek kokë e shtratit. Edhe thotë : - Lërmë ! O lërmë, o zot të rroj! Në shtatë qiej në më çofshë, me djersë balli do jetoj.
Posted on: Sun, 11 Aug 2013 21:32:12 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015