Sokol Balla: Kjo është një pjesë shumë e rëndësishme dhe ju - TopicsExpress



          

Sokol Balla: Kjo është një pjesë shumë e rëndësishme dhe ju kërkoj ndjesë që po ju bëj disa pyetje, që ndoshta për ju janë të parëndësishme por këtu kanë qenë pjesë e debatit politik. Opozita apo të themi organet mediatike kritike ndaj qeverisë së re kanë akuzuar kryeministrin Edi Rama se përmendja nga ana e tij e disa kompanive britanike që do të merren me sistemin fiskal apo menaxhimin e doganave në Shqipëri, janë në fakt kompani që janë nën influencën tuaj. A është e vërtetë kjo? Tony Blair: Unë nuk jam më kryeministër i Britanisë së Madhe. Nuk ushtroj më ndikim tek shoqëritë tregtare angleze. Por është e rëndësishme të kuptojmë se kur shkon në një vend dhe dëgjon një debat politik të ashpër, mua nuk më intereson kjo. Ka gjithmonë një parti në pushtet dhe një në opozitë, ajo që është në opozitë do të marrë pushtetin, ajo që është në pushtet do të mbajë atë, por ajo që është e rëndësishme për Shqipërinë në disa aspekte është hyrja në Europë, marrja e investimeve të duhura, vendosja e infrastrukturës së duhur në vend. Këto gjëra duhet të shkojnë përtej debatit politik. Unë nuk dua të përfshihem në politikën e brendshme, kjo është puna juaj. Funksioni im, detyra ime, ajo që më pëlqen të bëj në botë sot është që të vendos lidhje dhe t’i ndihmoj qeveritë që të realizojnë programin e tyre për popullin shqiptar dhe jo për një parti politike. Nuk e di fare se për cfarë e keni fjalën kur thoni shoqëri britanike, unë s’kam kompani timen, as tani, as kur isha kryeministër.
Posted on: Thu, 03 Oct 2013 22:32:06 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015