Sorrën dhe bilbilin i mbylli në kafaz një zullumqar Sorra i - TopicsExpress



          

Sorrën dhe bilbilin i mbylli në kafaz një zullumqar Sorra i tha bilbilit: “Kush nga ne këndon më bukur o xhanëm këngëtar? Si thua o zëëmbël, e bëjmë dot bashkë një garë? “Mos aman!” – i tha bilbili – “se s’jemi nga e njëjta farë, Këngët i kemi të ndryshme, e si mund të futemi në garë?” “Epo, do këndosh se s’bën” – i tha sorra këmbëngulësisht Meqë jemi mbyllur këtu, do garojmë miqësisht, “Krreu” – bëri sorra disa herë dhe i tha biblilit të mjerë: “Hajt, fillo ti tani të të dëgjoj një herë!” Nga zori i gjori zërin e ëmbël nxori, “Ah medet bilbil, vdekja që s’të mori!” “Të thashë që unë këndoj më bukur” i tha sorra bindshmërisht Po s’besove, e pyesim dikë që do gjykojë paanshmërisht, Pranë kafazit rrinte një gomar dhe pëlliste me zë të lartë “Ta pyesim gomarin” - tha sorra – “se ky ka veshë të gjatë” Cili këndojmë më bukur, unë apo ky bilbil këngëtari “Bukur ia thotë bilbili, por ty moj sorrë s’ta kalon dot” – tha gomari “Ke të drejtë” – tha zëëmbëli – “kështu ka qenë gjithmonë, Te tjetri e pëlqejmë atë që është si te vetja jonë” Fatmir Muja
Posted on: Sun, 28 Jul 2013 12:43:44 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015