Sot në Shqipëri të gjithë thërrasin “Poshtë komunizmi!“, - TopicsExpress



          

Sot në Shqipëri të gjithë thërrasin “Poshtë komunizmi!“, socialistë dhe demokratë, republikanë dhe monarkistë, liberalë dhe radikalë, persekutorë dhe të persekutuar.Të gjithë thurrin lavde për lirinë, edhe ata që i shërbyen me vetmohim atij sistemi, edhe ata që u thyen para shtypjes së pashembëllt. Madje, është zëri i këtyre që ndihet më tepër, duke i bërë zërat e të përndjekurve të vërtetë, zëra në shkretëtirë. Po ku ishin këta individë kur ne dergjeshim brenda qelive të errëta të burgjeve apo telave me gjemba të kampeve të internimit? A ishin kujtuar ndonjëherë se kishte gra, burra, pleq, fëmijë që ishin privuar nga e drejta e lirisë? Përse? Vetëm e vetëm sepse mendonin ndryshe nga diktatori. Vetëm e vetëm sepse nuk pranonin lirinë e dhunuar. Ja një sentencë e shprehur nga Giovani Sartori në librin “Edhe një herë mbi teorinë e demokracisë“ dhe më thoni nëse unë kam të drejtë apo jo. “ Njerëzit, që kurrë nuk e kanë njohur diktaturën dhe tiraninë, e kanë të lehtë të jepen pas retorikës për lirinë, duke harruar fare realitetin e thjeshtë e të tmerrshëm të shtypjes së vërtetë, atje ku ekziston me të vërtetë. “
Posted on: Wed, 17 Jul 2013 20:21:52 +0000

Trending Topics




© 2015