Syneti,burim i dyte i sheriatit Kurani i Shenjtë përfaqëson - TopicsExpress



          

Syneti,burim i dyte i sheriatit Kurani i Shenjtë përfaqëson burimin kryesor të besimit Islam dhe është libri i fundit hyjnor të cilin Allahu e zbriti si shpallje të fundit, si busull orientimi dhe burim... Kurani i Shenjtë përfaqëson burimin kryesor të besimit Islam dhe është libri i fundit hyjnor të cilin Allahu e zbriti si shpallje të fundit, si busull orientimi dhe burim diturie për të gjithë njerëzimin. Ai përmban themelet e të gjitha virtyteve si dhe drejton të gjithë ata myslimanë të cilët në jetën e tyre udhëhiqen nga mësimet e tij. Syneti i madherueshëm, konsiderohet si burim i dytë i besimit Islam, menjëherë pas librit të Zotit. Ai është shpjegim i Kuranit dhe përmban veprat, citatet si dhe shembullin personal të pejgamberit, Muhamed, alejhis-selam. Për myslimanët ai është bashkë me Kuranin, burim i rëndësishëm i drejtësisë dhe diturisë fetare. Hadithet, të cilat formojnë bazën e Synetit të Pejgamberit, janë dëshmi të sinqerta e të besueshme, të regjistruara në formë të shkruar, mbi atë se çka thënë, çka bërë apo me çka është pajtuar ose jo Pejgamberi. Besimi në vërtetësinë dhe detyrueshmërinë e Synetit, është pjesë e pandarë e besimit Islam. Interpretimet e mëvonshme të këtyre haditheve prej dijetarëve të shumtë islamë përfaqësojnë udhëzime të çmuara për kuptimin e drejtë të traditës së Pejgamberit. Lutfiie
Posted on: Mon, 29 Jul 2013 09:45:14 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015