Së treti, duke vërejtur lidhjen e çuditshme të shqiptarëve me - TopicsExpress



          

Së treti, duke vërejtur lidhjen e çuditshme të shqiptarëve me betejën e sheshit Taksim, shohim rreshtim të gabuar të tyre: të para dy ditëve në Maqedoni dhe të pas dy ditëve në Tiranë. Ndaj pamfleti i shpërndarë sot nëpër kafene dhe rrugë kryeqytetase do të thotë jo vetëm rrezik për banalizim të opinionit publik, por edhe turp publik pasi përkundër të gjitha vendeve të civilizuara ku qytetarët dhe forcat progresiste të të cilave mbështesin revoltat emancipuese të popullit turk, ne vazhdojmë sagën e përkrahjes kolektive të çdo autoritari dhe popullshtypësi ndërkombëtar (lexo: Bush, Erdohan, vajet publike për Theçerin). Megjithatë, pozicionimi i gabuar është pasojë e klisheve të ngritura qëllimisht mbi Erdohanin dhe rolin e Turqisë në mbrojtjen e shqiptarëve apo krijimin e kryeklishesë ‘Shqipëri e Madhe’, klishe qe na vendosin në situatën e të zgjedhurit midis Turqisë së fortë e mbrojtëse e shqiptarëve, por thellësisht jodemokratike si brenda, ashtu edhe me fqinjët; dhe Turqisë demokratike, sociale e bashkëpunuese me të gjitha shtetet e rajonit. Shqiptarët po zgjedhin të parën, duke harruar se të bësh diçka të tillë nuk është aspak ego pragmatiste, por legjetimim i shtypjes dhe autoritarizmave të brendshëm, të cilat një situatë të caktuar të afërt apo të largët do të kthehen në erdohanase, dhe ne në qytetarë të shtypur të sheshit Taksim. Asokohe, ndoshta do ta ndjejmë barrën e rëndë të pragmatizmit aktual, në kushtet e të këlthiturit për ‘marrëzi marksiste’ dhe ‘vendosjes së interesit kombëtar në plan të dytë’: solidaritetin.
Posted on: Mon, 17 Jun 2013 12:48:34 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015