THIRRJE PER PROTESTAT E TE HENES DERI TE PREMTEN (11 -15 NENTOR) - TopicsExpress



          

THIRRJE PER PROTESTAT E TE HENES DERI TE PREMTEN (11 -15 NENTOR) NE 13:00-14:00 PERBALLE KRYEMINISTRISE! FJALET DHE FIRMAT TUAJA NE PETICIONIN PER KRYEMINISTRIN! Me qindra reagime (slogane) Tuajat do te vendosen ne formen e nje Peticioni me qindra metra te gjate perballe Kryeministrise qe do te shtohet cdo dite nga e gjithe Shqiperia! Te nderuar qytetare aktive te Shqiperise! Ju faleminderit aleate te kauzes se mbrojtjes se jetes nga helmet kimike per pjesmarrjen Tuaj ne Protesten e sotme! Qeveria edhe sot vazhdoi te heshte duke mos pranuar te ndaloje cdo negociate per ardhjen e armeve kimike te Sirise ne Shqiperi dhe as te beje transparence se cka bere deri me tani! Sot pas protestes se sotme po Ju njoftojme se protesta do te pershkallezohet duke u bere thirrje qytetareve qe te mblidhen cdo dite nga e Hena deri te Premten ne ora 13:00 - 14:00 perballe Kryeministrise nga ana e lulishtes se Piramides! Cdo qytetar ftohet te sjelle nje slogan te firmosur ne nje format letre A4 i cili do te vendoset perballe Kryeministrise bashke me qindra slogane te firmosur nga qytetaret duke krijuar Peticion te Gjate me dhjetra metra lineare qe Kryeministri te shohe kundershtine qytetare nga dritaret e Kryeministrise! Cdo kush do te kete te drejten nese do qe me qendren e zerit ta lexoje kundershtimin e tij per ardhjen e armeve kimike siriane ne Shqiperi! Per te gjithe ata qe nuk vijne dot te na e sjellin ne inbox ketu te skanuar dhe te firmosur! Te gjithe ata qe nuk vijne dot ne Tirane mund te paraqiten perballe Bashkise se qytetit te tyre cdo dite ne 13:00 - 14:00 dhe ta vendosin te varur ne nje spango ne format A4. Qe te mos lagen nga shiu ne rast te prishjes se kohes, vendoseni ne nje zarf plastik bashke me reagimet e ngjashme te qytetareve te tjere si ju! Nese doni instruktime na shkruani ketu! Komisioni Nismetar i AKILH!
Posted on: Sat, 09 Nov 2013 14:28:07 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015