TIRANE - Ashtu sic ishte paralajmëruar që në fund të muajit - TopicsExpress



          

TIRANE - Ashtu sic ishte paralajmëruar që në fund të muajit të kaluar, pritej që përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore të vinin në vendin tonë për të parë gjendjen financiare të Shqipërisë, si një mundësi për të dhënë mbështetje monetare prej tyre. Por tashmë është zyrtare ardhja e tyre me 17 korrik. Këtë e pohojnë burime zyrtare të Ministrisë së Financave. Sipas tyre, fokusi i vlerësimeve të Programit të Vlerësimit të Sektorit Financiar (FSAP) është i dyfishtë, për të vlerësuar stabilitetin e sektorit financiar dhe kontributin e tij potencial për rritjen dhe zhvillimin ekonomik. Bazuar në këtë program, shqyrtohet qendrueshmëria e sistemit bankar dhe sektorëve të tjerë financiare, norma dhe cilësia e bankës, sigurimeve dhe mbikëqyrjen e tregut financiar ndaj standardeve të pranuara ndërkombëtare dhe aftësia e mbikëqyrësve. Ky projekt-analizë kryhet në të gjitha vendet anëtare të këtyre institucioneve financiare. Analiza e fundit për sistemin financiar shqiptar është bërë në vitin 2005. Vetëm pak ditë më parë, në një dalje publike, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, theksoi se, në këto kushte, është mjaft e rëndësishme që bashkë me ekzaminim të bëhemi gati edhe për këtë reformë të madhe, siç është rregulli fiskal. Ndërkohë, që kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili pritet të jetë kryeministri i ri i vendit ka deklaruar në mënyrë të përsëritur nevojën e një auditimi ndërkombëtar të financave publike.
Posted on: Thu, 11 Jul 2013 07:38:08 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015