TIRANE - Kryeministri Sali Berisha është fotografuar për herë - TopicsExpress



          

TIRANE - Kryeministri Sali Berisha është fotografuar për herë të parë në publik që pas datës 23 qershor. Berisha, tashmë kryeministër në detyrë, është fotografuar nga “Gazeta Idea” në momentin e lënies së apartamentit të tij pranë “Rrugës së Elbasanit”. Burime të kësaj gazete thonë se kryeministri, në shoqërinë e truprojave të tij është drejtuar për në selinë e Kryeministrisë. Një ditë më parë kryeministri i shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, takoi në presidencë Presidentin e Republikës, Bujar Nishani. Nuk ka asnjë informacion, si nga zyra e kryeministrit ashtu edhe nga ajo e presidentit mbi atë që është diskutuar në takim. Ka aludime se Berisha po përgatit dorëheqjen edhe nga Partia Demokratike dhe vizita në presidencë i shoqëruar nga Basha interpretohet si “bekimi i lënies së testamentit të trashëgimisë politike” për të.
Posted on: Wed, 26 Jun 2013 11:07:13 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015