TIRANE - Është mbajtur nën drejtimin e kryeministrit Barisha - TopicsExpress



          

TIRANE - Është mbajtur nën drejtimin e kryeministrit Barisha mbledhja e Këshillit Kombëtar të Territorit ku është miratuar plani kombëtar sektorial për gazsjellësin TAP. Ky është dokumenti final i autoriteteve shqiptare për konsorciumin që ndërton gazsjellësin TAP. Në fjalën e tij, kryeministri Berisha vlerësoi miratimin e projektit TAP i cili sipas tij do t`i japë zgjidhje përfundimtare problemet energjitike të Shqipërisë. “Siç është bërë e njohur gazësjellësi TAP sjell gazin e Shah Deniz në detin Kaspik në Europë dhe kalon në territorin shqiptar. TAP u përzgjodh nga konsorciumi si më i leverdisshmi për të sjellë gazin e fushave kaspike në Europë. Sot ky është projekti më gjigand. Për herë të parë në histori peshku i madh nuk ha të voglin dhe TAP fillon me 40 miliard dollarë investim fillestar. Ky është vetëm fillimi, pasi fusha të tjera të mëdha gazi, do t’i bashkohen në të ardhmen” theksoi Berisha. Sipas kryeministrit ky projekt është një zhvillim jashtëzakonisht i rëndësishëm për shqiptarët pasi i jep zgjidhje përfundimtare problemeve energjetike të Shqipërisë dhe rigjeneron të ardhura. “Ky projekt rigjeneron të ardhur për shqiptarët duke filluar nga shpronësimet deri tek punësimet ku janë 10 mijëra familje shqiptare që përfitojnë. Burimi i gazit nga ky gazsjellës do të mund të mbështesë totalisht si industritë e vendit dhe përdorimin familjar dhe me një kosto shumë më të ulët. Projekti gjeneron të ardhura për buxhetin e shtetit. TAP është një ogur i bardhë për rezervat e mëdha të gazit që mesa duket ka Shqipëria” vijoi kryeministri. Sipas Berishës, në pritje të burimit të gazit, TAP është tani burimi më real, më i mundshëm, më i prekshëm i gazit. Ai bëri të ditur se, TAP fillon vitin e ardhshëm ndërtimin, përfundon në 2018 dhe në 2019-n Shqipëria merr gazin e parë. Berisha nuk ka harruar të falenderojë Presidentin e Azerbajxhanit, Aljev, i cili sipas tij tregoi ndjenjat më miqësore ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Natyrisht e ka zgjedhur konsorciumi mbi bazën ekonomike, por mbështetja e presidentit Aljev ka qenë e palëkundur. Ne kemi qenë të parët, që kemi plotësuar plotësisht dokumentacionin për këtë gazsjellës. Ekipet e TAP kanë studiuar, shkelur me këmbë gjithë territorin shqiptar, ku kalon TAP dhe kanë bërë takime me komunitetin, kanë bërë një punë shumë të mirë. Shqipëria i autorizon ata të fillojnë punën në kohën e tyre më të përshtatshme”, tha Berisha.
Posted on: Thu, 04 Jul 2013 09:31:56 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015