Thelbi i mërzisë njerëzore. Mërzinë e kanë analizuar më - TopicsExpress



          

Thelbi i mërzisë njerëzore. Mërzinë e kanë analizuar më me kujdes e vemendje psikanalistët. Sipas psikanalistit Otto Fenichel, i cili është marrë posaçërisht me këtë sentiment, esenca e mërzisë nuk është konflikti në mes nevojës për stimuj dhe mungesës së tyre në botën e jashtme, por në kontradiktën në mes dëshirës për të qenë i stimuluar dhe paaftësisë së njëkohëshme për të njohur dhe pranuar këto stimuj. Pra, më thjesht, njeriu që mërzitet nuk është gjë tjetër veçse një “ dembel ”, që pret të tjerët, njerëz, ngjarje, jashtë tij që të vijnë te ai e ti formulojnë e propozojne gjëra e pastaj ai nga ana e tij të gjejë energjinë e nevojëshme për ti realizuar ato. Psikologët, vetëm pasi të tjerët kishin thënë çfarë mund të thonin për të, vonë fare, vetëm pas viteve 60-të, e kanë futur mërzinë në kategorinë e gjendjeve emocionale negative, duke dalluar qartë nga ndjenja e frustrimit që shoqëron njeriun e mërzitur. Ishin psikologët që e konkretizuan aq sa mundet këtë emocion të vështirë. Ato dalluan mërzinë që është rezultat i përplasjes së njeriut me të njejtët stimuj e me të njejten aktivitet, nga një mërzi tjetër më e sofistikuar që vjen si rezultat i varfërimit të stimujve dhe ngadalsimit të këtij aktiviteti. Megjithatë njerëzit zakonshëm e kanë të vështirë të dallojnë qartë këto dy gjendje. Zbulimet më të fundit për këtë sentiment janë interessante, tashmë mërzia konsiderohet dhe si apati e vështërsi për të mbajtur në korent vëmendjen tënde dhe tendencë e qartë drejt kësaj gjendje shfaqen me simptomat përkatëse si: mungesë interesi, pak ose aspak kuriozitet, pak ose aspak nevojë per informacion, pak ose aspak vullnt per tu impenjuar. Në fund të fundit, megjithëse mërzia është një gjë që u ka rënë për pjesë të gjithëve, pra, është një koncept moral, letrar, artistik, metafizik, estetik etj, esenca e saj është në fund të fundit psikologjik e për pasojë fjalën e fundit u takon dhe do ta thonë patjetër psikologët. petrit sulAJ shkèputur nga libri PLANETI I EMOCIONEVE
Posted on: Thu, 14 Nov 2013 22:04:04 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015