Thirrje për trajnim në temë "Politika Konceptuale dhe - TopicsExpress



          

Thirrje për trajnim në temë "Politika Konceptuale dhe Antropologjia Kulturore". Ky kurs do të përfshi 15-18 student të profileve të ndryshme dhe do të zgjas me afat kohor tre muaj nga dita e nisjes së trajnimit. Ky kurs do të realizohet gjatë vikendit (dita e shtunë), sesioni zgjat 1 orë, për çdo modul janë të parapar nga 2 sesione në javë (dy orë pune) nga 14 modulet që janë paraparë të realizohen gjatë trajnimit. Në trajnim do të interpretojnë profesor dhe intelektual të ndryshëm përshtatur me modulin. Synimi është që kursantët të krijoinë njohuri mbi Politikën Konceptuale të aplikar dhe Diversitetin Kulturor. Pjesmarësit do të shpalosin njohurit e fituara me dorëzimin e ESSEsë dhe mbrojtien e tyre. Pas mbarimit të trajnimit kursantët do të përfitojnë çertifikatë për mbarimin me sukses të trajnimit "Politika Konceptuale dhe Antropologjia Kulturore". Ky trajnim do të jetë pa pages. Ju ftojmë që ti bashkangjiteni këti kursi që do të filloi me 05.10.2013. Regjistrohu tani! programme.pkak@gmail naimiljazi@gmail Shoqata Josif Bageri
Posted on: Tue, 24 Sep 2013 22:12:48 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015