Ti.Ajo se ciles une nuk mund ti gjej asnje cast nga jeta,qe tia - TopicsExpress



          

Ti.Ajo se ciles une nuk mund ti gjej asnje cast nga jeta,qe tia rrembej dhe me pas ta hedh ne jeten time,si xhevahirin me te cmuar te nje rrokopuje te gjate.Ti.Nuk mundesh as te shohesh ne ate ane ku nje stuhi e madhe fjalesh te pret.Qendron indiferente ne hapesiren tende,dhe muzika e vetme ,qendron mes teje dhe nje horizonti perhere te dashuruar me ty.Nuk egziston me nje minute e mbetur ne kohen time.Gjithcka e kam hedhur ne tenden bote,ndersa imja ka mbetur krejtesisht e vetme,me kujtimet,imazhe dhe copeza te zerit tend ,duke iu pervjedhur syve te tu.Nuk di as se si te hesht perpara teje,sepse perpara teje ndjehem i pafuqishem edhe te marr fryme,dhe kur mundohem te hidhem ne mendime per ty,ti je aty po aq e vertete sa do te doja,por deshira ime tretet ne shpinen tende,gjithmone te kthyer drejt meje,madje edhe ajo indiferente,pothuaj sa ti.Ndersa une te gjej kudo.Je si nje mallkim per mua.Nje mallkim qe dua ta mbaj mbi veten perjetesisht,sepse perjetesisht ti do te heshtesh,perballe nje zeri qe smund te dale,dhe te te therrase.Dhe une do te pi serish sonte.I njejti kamarier me pret me buzeqeshje.Po si mundt ti buzeqeshe ai hidherimit tim,pastaj me lajka ta qerase me nje pije te forte.A nuk e kupton ai qe ketu jam edhe une.Une qe dua tia them se deshperimi po me mbyt.E te njejtin deshperim ai e servir me nje gote tjeter,pa kokecarjen me te vogel.Ndalu kamarier,mos u bej dhe ti nje me te.Nje me syte e saj qe po me shfaqen.Lere nuk mund te pi me.E di ka shije te mire per ty,edhe per mua,por trishtimi po ma kthen ne helmin me te vrerosur.Dhe nje gote tjeter te lutemMe ndje,per fjalet e trishta,per fyerjet,per paragjykimin,me fal qe jam une,por me jep nje tjeter,fundja ti deshperimin po qeras,dhe une jam ne te njeten tavoline.Edhe nje tjeter.Nje tjeter,ku fytyra e saj te mos jete.As buzeqeshja te lutem.Hiqi dhe syte e saj,zhduki buzet.Ate shpinen,po po,ate shpine e saj perfekte,hiqe edhe ate.Ben mire te ma sjellesh shqeto.Pa ato floket e saj,qe dehin edhe flladin kur i ledhaton.I ziu fllad,e kam vene re te perplaset neper guralece te pafundem,si nje i dehur i pashpirt.Kamarier,me sill edhe nje tjeter te lutem,por kete te fundit ma sill pa lote.Nuk dua tua ndjej me shijen.Ose silli edhe lotet,por te lutem te jene lote lamtumire.Pa asnje pike shprese brenda.Po te lutem,sepse ju perdorni truqe te pafundme.Ashtu si ajo,qe me percart mendimet,njelloj sic po me percarten hapat tani.Naten e mire kamarier.Thuaji asaj te mos e pije te njeten pije qe mora une.Je djallezor ti djalosh.Di te mposhtesh nje shpirt te dobet,me buzeqeshjet e tua te pashpirta,dhe ajo me te njejtat buzeqeshje,me hodhi sonte nen sherbimin tend.Naten e mire kamarier dhe me fal per fjalet.Thuaji asaj te qeshe,dhe te qeshe.Ndoshta vij serish neser...thuaja...!!
Posted on: Thu, 15 Aug 2013 22:00:07 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015