Topallja iku përgjithmonë, për Lesh Vagine! -- 7 Shtator, - TopicsExpress



          

Topallja iku përgjithmonë, për Lesh Vagine! -- 7 Shtator, 2013 në 10:42 pm Midis nesh ca shprehje, Qarkullojnë shpesh, Kush ma zbërthen shprehjen: “Ke ikur për lesh”? Nëpër shumë biseda, Ja ndiej tingëllimin, Po s’ia kam mësuar, Asnjëherë kuptimin! Gjithë trurin në punë, E vë dalëngadalë, Po s’kuptoj dot unë, Për ç’lesh bëhet fjalë! Veten lodh kaq shumë, Edhe pyes i ziu, A për lesh bagtie? A për lesh njeriu? Përgjigje të saktë, Domosdo që s’gjej, Sepse në natyrë, Ka lesh gjithandej! Do, s’do – do të mbetesh, Keq në grackën tënde, Se dhe vetë njeriu, Ka lesh në shumë vënde! Me shumicë në kokë, Në sqetull e faqe, Në këmbë e në duar, Po dhe në mollaqe! Në të tjera vënde, Që dot s’m’i nxë goja, Lesh ka me shumicë, Ndaj i ka dalë boja! Plot me lesh majmuni, Ariu-bajlozi, Po për çfarë leshi, E kish fjalën Xhozi?! Të na e sqaronte, Do të ishte mirë, Se fundja kjo fjalë, Nuk se është e ndyrë! Janë të ndyrë ca vënde, Ku mbin pa hesap, Po kuptimin shprehjes, S’ia kap që s’ia kap! Ndaj dhe them këtu, Sipas mëndjes sime, Nga vendi ku rritet, Kjo fjalë merr ngjyrime! Për leshin e kokës, Plot këngë janë kënduar, Ne i themi flokë, Për ta zbukuruar! Për mjekrën e bardhë, Edhe për mustaqet, Po s’ka këngë akoma, Leshi te mollaqet! Veç këtij të fundit, I kanë bërë hilera, Se ka nja dy këngë, Për leshrat e tjera! Kështu nuk mbaron, Kurrë kjo histori, Ajo që e tha, diçka edhe di! Mos na ler në terr, Dhe në sherr mes nesh, Na e shpjego shprehjen: “Do shkoni për lesh! Për ç’lesh bëhet fjalë, Sipas Jozefinës, ...............................
Posted on: Sun, 08 Sep 2013 07:40:02 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015