Trezeguet 300 gola në karrierë Ish-sulmuesi I Juventusit, - TopicsExpress



          

Trezeguet 300 gola në karrierë Ish-sulmuesi I Juventusit, David Trezeguet arriti në shifrën e 300 golave të shënuar në karrierën e tij. Francezi e shënoi emrin në listën e golashënuesve të Newell’s Old Boys në takimin e kampionatit argjentinës në transfertë me Colon në Santa Fe. Në fund të këtij 90 minutëshi, ku shënoi 2 gola Tezeguet tha se për të kjo është ditë e vecantë, sepse ka arritur statistika që do t’I kishte zili cdo sulmues. Golin e parë francezi e shënoi në minutën e 73 me një goditje të bukur rreth 25 metra larg portës, ndërsa 7 minuta nga fundi I takimit e dërgoi topin në rrjetë nga një distancë më e afërt, brenda zonës së rreptësisë. Barazimi me Colon e mban skuadrën nga Rozario në krye kampionatit me 28 pikë, 3 më shumë se Arsenal që u ndal në barazim 1-1 nga All Boys. Gjatë karrierës së tij, 36-vjecari Tezeguet ka fituar botërorin në vitin 1998 si dhe Europianin e dy viteve më pas me kombëtaren e Francës, ndërsa me Juventusit është shpallur dy herë kampion I Serisë A në vitet 2002 dhe 2003.
Posted on: Sat, 02 Nov 2013 15:50:17 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015