Të dashur banorë të Qarkut Elbasan, Këshilli i Qarkut Elbasan, - TopicsExpress



          

Të dashur banorë të Qarkut Elbasan, Këshilli i Qarkut Elbasan, në bashkëpunim me njësitë vendore, kanë kthyer traditën e bukur të festave popullore në fshatra dhe komuna. Organizimi i këtyre eventeve, me shtrirje gjithë vjetore, ka si synim pasqyrimin e vlerave artistike e kulturore, ruajtjen dhe pasurimin e flokut të krijuar në shekuj, trashëgimin në breza të gjithë kësaj pasurie që dëshmon prejardhjen tonë si një nga popujt më të vjetër në Ballkan. Festa të tilla kanë marrë shkas nga simbolika të caktuara historike, fetare, shoqërore e turistike. Ato janë kthyer në një vend që i bashkojnë njerëzit pa dallime dhe, veç argëtimeve dhe gëzimit që sjellin, përçojnë edhe mesazhe të unitetit, paqes dhe harmonisë. Disa nga festat më të bukura që organizohen në Qarkun tonë janë ato që zhvillohen në Gjinar, Stëblevë, Bradashesh, Grabovë, Fushë-Studen, Belësh etj. Këshilli i Qarkut do të vazhdojë të nxisë dhe mbështesë organizimin e takimeve të tilla. Le t’i çojmë më përpara këto festa që na dhurojnë veç lumturi e na bëjnë të ndjehemi krenar që jemi shqiptar. Faleminderit!
Posted on: Mon, 19 Aug 2013 09:07:44 +0000

Trending Topics




© 2015