Të dashur bashkëkombas kudo që ndodheni, Jam i bindur, mjaft - TopicsExpress



          

Të dashur bashkëkombas kudo që ndodheni, Jam i bindur, mjaft titulli i këtij shkrimi, shumicën prej jush e nervozon. Ky është një tregues sa i mirë, aq edhe i rëndësishëm sepse do të thotë që shumica prej jush nuk ka nevojë për gazin sarin që t’u ngrihen nervat më tej! Prej 22 vitesh jetoj në Shqipëri. Gjithnjë ju kam dëgjuar duke bërë këtë pyetje “ne shqiptarët ku po shkojmë?’’. Sot, kjo pyetje nuk ka më vend. Sot më shumë se çdo herë, mund të jeni të bindur se nuk po shkojmë asgjëkundi. Ne jemi ndalur, kemi mbërritur…Thjesht dhe vetëm nuk doni, nuk e dini, apo nuk guxoni ta thoni…Ne kemi mbërritur tashmë dhe është koha të zbresim të gjithë, për ta prekur edhe njëherë të vërtetën e hidhur të kombit tonë… Sot, kemi mbërritur në stacionin me më gropa të zeza të globit, në stacionin që askush nuk po e thotë, atë të Lindjes së Mesme. Mjaft përmendja e emrit ‘’Shqipëri’’ në negociatat për armët kimike të Sirisë është e mjaftueshme të përfshihemi në konfliktet e pafund të Lindjes së Mesme. T’i transferojmë dhe t’i transmetojmë ato, deri sa një ditë të bëhemi Libani i dytë. Ky rrugëtim i mbrapsht është përfundimi i politikave të mbrapshta të pluralizmit shqiptar. Siç dihet, edhe diplomacitë e vendeve shumë herë më të zhvilluara se Shqipëria kursehen të shprehen me zë, kur bëhet fjalë për Lindjen e Mesme. Sot ata që shprehen pro ardhjes së armëve kimike të Sirisë në Shqipëri janë të lutur t’i përgjigjen pyetjeve si më poshtë, pasi nesër do të jenë të detyruar t’i përgjigjen të njëjta pyetjeve që do t’ua bëjnë fëmijët e tyre… Kush dhe si jua kanë mbushur mendjen se së shpejti do të jeni negociator në konfliktet e Lindjes së Mesme? Kush dhe si jua kanë mbushur mendjen se jeni kapacitet gjeopolitik, më tepër se ishin Itzak Rabin-i dhe Jaser Arafat-i?! Si negociator, me cilin model të demokracisë shqiptare mendoni se do të faktorizoheni? Me këtë model, si do t’ia ndalni gazin e të qeshurave të palëve në konflikt? Nëse vjen në Shqipëri veçse 1 prej 650 kamionave të ngarkuar me armë kimikë (vetëm 2 ton) dhe pas disa vitesh kapet një shqiptar me 1 kg gaz sarin dhe thote se ia ka dhënë shteti shqiptar për një organizatë terroriste, si do ta vërtetoni të kundërtën para presionit ndërkombëtar? Sa km² det, sa lumenj, sa miniera duhet të falni nëse kjo ndodh para zgjedhjeve? Ky djali me gazin sarin, nëse kapet në veri të Mitrovicës, a rrezikon të humbasë edhe një pjesë të Kosovës? Po nëse vjen aq sasi e armëve kimike siriane, 200, 300, 500 ton, aq sasi sa SHBA mendon se na mban kurrizi, mos vallë kjo do të thotë ‘’zero probleme me fqinjët’’? Kjo po, kjo është e vërtetë, pasi askush nuk krijon problem me një komshi që në xhep mban granate dore. SHBA do që Irani të ndërpresë përpjekjet e pasurimit të uraniumit, pasi këto mund të shndërrohen në armë bërthamore, edhe regjimin e Iranit e quante jo të sigurt për paqen në botë, pikërisht për këtë arsye, kush ju siguron pas 4 vitesh nuk do të vi në krye të vendit një qeveri e tillë, si ajo e Iranit, pasi sapo lamë pas Gërdecin, 21 Janari-n? A ishte ajo qeveri që firmosi për hyrjen në NATO? Ne nuk kemi ndryshuar, politikbërësit mendoni se po? Si? Për ata që ende mendojnë pro “një ditë prej ditësh një elefant dhe një milingonë ranë në dashuri…U martuan me një ceremoni madhështore, por në mëngjesin e asaj nate elefanti vdiq. Milingona thoshte pa pushim, me vjen keq për vete që e gjithë jeta do më kalojë duke hapur gropën e varrit dhe kjo veçse për një natë dashuri”. Të dashur bashkëkombas kudo që jeni, Me ardhjen e armëve kimike nuk rrezikohet vetëm shëndeti i popullit tonë, turizmi, industria, bujqësia apo blegtoria, por rrezikojmë të bëhemi Libani i dytë në botë. Të ndahemi me lagje, me shkolla, me spitale, me trotuare. Të ndahemi në festa, në lutje, në vakira. Sa për dijeninë e pro-ve, të parët e mi pasi u dëbuan nga Gjakova në fund të shekullit të 19-të, ndër vite kanë jetuar në Lindjen e Mesme e sidomos në Damask. Kam shumë kushërinj që as nuk i njoh dhe as nuk i kam takuar ndonjëherë. Mbase pikërisht për këtë arsye çdo fëmijë të vrarë në ato toka, e përjetoj sikur të jetë gjaku im. Kam një ndjeshmëri, memorie dhe mendim krejt ndryshe nga ju për paqen në Lindjen e Mesme dhe ajo është vendosja e një demokracie reaguese dhe jo demokracisë në pako që vërtitet sa andej e ketej. Kjo që po ndodh me armët kimike është një lojë shumë e madhe, më e madhe se sa pavarësia e Kosovës, pasi synon deformimin e një historie të lavdishme, ndarjen mes vete e mandej krejt shpërbërjen e kombit tonë. E vetmja rrugë për t’ia dalë është kushdo që ndjehet krenar për gjakun shqiptar, në çdo cep të emigracionit, nga Presheva në Sarandë të dalë dhe të reagojë siç e kërkon demokracia e vërtetë. Sa për SHBA, shqiptarët që janë kundër kanë dashuri, respekt dhe mirënjohje të sinqertë, të patundur e të pastër gati fëminore ndaj SHBA. Shqiptarët që protestojnë janë kundër anti amerikanëve. Dhe lutja e tyre është “Zoti e ruajtë Amerikën nga anti amerikanët brenda vetë Amerikës
Posted on: Mon, 18 Nov 2013 19:49:03 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015