Të gjitha të mirat e shegës TE MIRAT E SHEGES Mbron zemrën dhe - TopicsExpress



          

Të gjitha të mirat e shegës TE MIRAT E SHEGES Mbron zemrën dhe kockat, lufton depresionin. Përdorimet tradicionale të shegës kanë rrënjë shumë të thella. Ipokrati e ka përshkruar shegën si një ilaç të vërtetë. Në Greqinë e Lashtë, në fakt, shega përdorej si antiinflamator për të shëruar rastet e diarresë kronike. Në mjekësinë tradicionale gjeorgjiane, në fakt, shega, përdorej për kurimin e hemorragjive pasive, të plagëve të infektuara dhe djersës së natës. Shumë të përhapura kanë qenë edhe aplikimet kundër infeksioneve parazitare. Aftësitë e mëdha shëruese të shegës të cilat përdoren në mjekimet popullore janë konfirmuar vazhdimisht nga mjekësia zyrtare , e cila ka nxjerrë edhe aftësi të tjera kuruese të kësaj bime shumë të përdorshme. Një studim që është drejtuar në Izrael nga Michael Aviram, biokimik në Laboratorin e Kërkimeve Lipide të Qendrës Mjekësore të “Rambam di Haifa”, ka zbuluar se ky frut ka aftësia teraupetike dhe antitumorale, pasi është shumë i pasur me flavonoide, antioksidues që mbrojnë zemrën dhe arteriet. Lëngu i shegës, sipas këtij studimi, është madje edhe toksik ndaj qelizave kancerogjene. Është shumë i përshtatshëm në rastet e tumoreve në gjoks. Një tjetër shkencëtar izraelit Ephraim Lansky, i Technion Israel Institute of Technology në Haifa, ka konfirmuar të gjitha konkluzionet e studimit të Aviram. Shega është në fakt një burim shumë i pasur me acid elaxhik, një substancë e zbuluar kohët e fundit edhe tek manaferrat, luleshtrydhet dhe arrat. Ky acid sipas Institutit të kancerit në Universitetin Karolinës së Jugut çon në vdekjen e qelizave kancerogjene. Shega , si edhe ushqimet e tjera si vera e kuqe, vaji i ullirit përmban flavonoidë, substanca në gjendje të ngadalësojnë proceset , mes të cilave edhe procesin oksidues, në bazë të shumë sëmundjeve si arterioskleroza dhe sëmundje të tjera kardiovaskulare. Por një studim tjetër shton edhe një veti tjetër të re dhe shumë pozitive në lëngun e shegës. Fruti mund të ndihmojë gratë të luftojnë shqetësimet e menopauzës siç janë depresioni dhe brishtësia kockore. Janë rezultatet e një studimi japonez, të publikuar në Revistën e Etnofarmakologjisë. Studiuesit e Saitama Prefectural University, duke bërë eksperimente tek kaviet kanë zbuluar se lëngu i shegës i njohur për substancat e shumta estrogjenike që ka, është treguar mjaft efikas tek kafshët në laborator.
Posted on: Sun, 08 Sep 2013 10:32:24 +0000

Trending Topics



m
Oakley Plaintiff Squared OO4063-09 Polarized Aviator
EKDUM LATEST - It can happen only in Indian Movies
Prime Minister Nawaz Sharif on Saturday strongly condemned the

Recently Viewed Topics




© 2015