United pëson, por Januzaj shkëlqeu Manchester United ka pësuar - TopicsExpress



          

United pëson, por Januzaj shkëlqeu Manchester United ka pësuar disfatë me rezultat 1-0 ndaj Singha All Stars, ndeshje në të cilën impresionoi mesfushori nga Kosova, Adnan Januzaj. Kjo ishte ndeshja e parë e Djajve nën drejtimin e David Moyes. Januzaj startoi në ndeshjen e zhvilluar në Bangkok, ku David Moyes testoi ekipin e tij para fillimit të sezonit në turneun parasezonal që Djajtë po e zhvillojnë në Azi. Lojtari kryesor në këtë takim ishte Januzaj. Teknika e tij, leximi i lojës, pasimet e sakta dhe kreative, lanë pa mend të gjithë tifozët e Manchester United dhe madje edhe dashamirë të tjerë të futbollit. Pas pjesës së parë ku Januzaj tregoi aftësitë e tij fantastike, në Twitter ai u shndërrua në trend mbarë botëror, ku të gjithë kishin komente pozitive për të, disa duke e quajtur ‘Zidane i ri’, apo disa duke e quajtur si përzierje të Giggs dhe të Beckham. Komente pozitive për të ka pasur edhe ish lojtari i Manchester United, Gary Neville, i cili ka lëvduar Januzajn për teknikën e tij. Edhe në pjesën e dytë Manchester United dominoi, por Winothai ishte ai që me një goditje me të majtën arriti të mposhtë portierin Ben Amos për rezultatin përfundimtar 1-0. Edhe pse United e ka humbur këtë ndeshje, vlerësohet lart performanca e Januzajt dhe debutantit tjetër Zahas. Sipas shumë ekspertëve të futbollit anglezë performanca e sotme e Januzajt e bën atë të pazëvëndësueshëm në formacionin startues për sezonin e ri dhe e bën të panevojshëm transferimin e Thiago Alcantaras në Old Trafford.
Posted on: Sat, 13 Jul 2013 17:41:53 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015