VAJTIMI I AVDI HYSES Është,pa dyshim,ndër vajet më të - TopicsExpress



          

VAJTIMI I AVDI HYSES Është,pa dyshim,ndër vajet më të fuqishme,në krejt letrat shqiptare.Këtu,me gulshime shpirti,me dhembje në zemër,shtatë motrat vajtojnë vëllaun e përmallit,Avdi Hysën,të cilin në pabesi,në plang të vet e kishte vra armiku gjaksor,Vulë Cetina,një malazez i njohur për komit dhe për zullumet e pa rreshtura që bënte në banorët shqiptarë e që me këto vrasje e argëtonte shpirtin e prishur,ndërsa për familjarët që nga dhimbja e pikëllimi zhgreheshin në vaj,ky farë cubi i pacipë,i përjetonte plot gëzim me atë shpirtkazëm e idiotesk që kishte. Një trim besnik e atdhetar i flakët,Oso Kuka(apo Hasani) me trimat që e shoqëronin,kishin dalë për të pa gjendjen në terren,me qëllim që të ndeshën me zullumqarin e Cetinjës. -Një qetë e vogël me pesë vetë,krejt petrita e këmbë shpejt kishim marr bjeshkën përpjet,nga lodhja i zu gjumi dhe ranë me fjetë.Oso Kuka ish kanë zgjue,kur i nien vajzat tue vajtue; u thrret shokë:-Qonu shokë,mos pritshi me u çue,ka ardh koha me luftue.Në Vraninë nami u marue,ndëgjoni vajzat tue vajtue,gurë e bjeshkë janë tue lotue. „Qyqe motrat për këte vëlla,Vulë Cetina e ka vra, Cka të bajmë vëlla pa ty,ma mirë të gjalla n`dhe me hy! Të kemi pasë vëlla për mall,nuk le mashkull,nuk le djalë, Nuk ka kush gjakun me ta marrë! Kurrë s`ka mbet gjak pa u kthye Ja me grosh,ja me krye. Oso kuka u trimërue:Conu motra,pushoni vajin! Se nuk jeni motra pa krahë,krejt Shqipërin e keni vëlla! Pasha besë e Flamur Oso Kuka n`shtrat s`kam e ra,pa e vra zullumqarin shka.Betimi i Oso Kukës,sa është shpresë dhënës aq është pikëllim.Ku trimëria e çon peshë,në shka të shkinës me u ndesh.Oso Kuka burrë plot trimëri,me armiku ndeshën në kullë baroti,ku para ndeshjes le një porosi:-O ju shkinat e Vraninës,mblidhnja eshtrat Vulë Cetinës,mblidhnja eshtrat e ruajni n`arkë,mbas Oso Kukës,banu rahat!-Vulë Cetinë,ore thi,vrava vetën të farova ty,ia ka shkrep barotit allti,ku e bëri krejt pluhur e hi! Është kjo një kohë jo shumë e largët,po kur ruhej besa,ruhej fjala e burrëria,si farë e mbjellur lindte trimëria,ku mbrohej vendi dhe shqiptaria. Përse më lindi kjo ide? Në kohën kur Sërbia me aq shumë hekurishta na e kishte ngushtue e zënë jetën pickë,populli me intuitën e zhvilluar,nisi ta aktualizoj këngën vajtuese:Cou Rexho,çou djalo! Me çka simbolikisht e grishte popullin që të ngritet kundra robruesit! Dhe,me vonesë,por u bë! Vajtimi i Avdi Hysës,është ndër këngët vajtuese,më e forta,ku me nota pikëlluese,kënga ngritet drejt gradacionit,duke fituar vlerë kulminante artistike,prandaj qëndron në ballë të vajeve tona,që hatanë e këtij vajtimi për atë djalë të ri,vetëm objektivi i kamerës kishte mundur me paraqit më të plotë. Populli ynë,i ballafaquar me ngjarje gjithëfare,me intuitën e pasur,ato ngjarje i ka përcjellur me këngë,të cilat sot mund të shërbejnë si dëshmi kohe,si lëndë historike,në bazë të mjeteve shprehëse,të cilat marrin konotacion pozitiv mbi qëndresën,trimërinë,ruajtjen e gjakut,burrërisë dhe besës. Gjithë ky vaj i thekshëm përcjellur me jone trishtuese plot pikëllim për një djalë të ri,ndërsa sot nuk vajtohet për djemtë e vrarë që shkelin numrin dymijë,të cilët i asgjasoj shkavi i shkinës me ndimën e pakursyer të shqiptarëve të sërbizuar.Këtu kemi ra nga provimi i besës,trimërisë, i traditës dhe i atëdhedashurisë. Me këngët e thurrura për të zhdukurit,të cilat i vajtojnë vetëm familja e të afërmit,mund të bëhet një përmbledhje cilësore,mbi këto këngë vajtimi dhe mbi poezinë përkushtuese për të zhdukurit.Ndërsa pushteti që pat hise në gishtin e krimit,heshtë dhe e zë makthi nga ëndrrat trishtuese. Pjesë për një studim më të zgjëruar,Syrih,29.9.2013 (H.B.)
Posted on: Sun, 29 Sep 2013 20:41:03 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015