VITI I RI NE DUBAI €1029 per person. 26 Dhjetor - 2 - TopicsExpress



          

VITI I RI NE DUBAI €1029 per person. 26 Dhjetor - 2 Janar Bileta vajtje - ardhje ( fluturim direkt ) Transfertat Hotel 3* në qendër, me mengjes Turi i Dubait Darka Gala e Vitit te Ri ne Hotel me 5* Dita 1. 26 Dhjetor Transferte per ne Shkup nisja ora 06:00. Fluturim direkt per ne Dubai. Mbërritje dhe akomodim në hotel. Dita 2. 27 Dhjetor Pas mëngjesit, Turi i Dubait, një nga qytetet më magjike në botë. Para sysh do t’ju shfaqet një parajsë artificiale me kontraste midis së shkuarës dhe së ardhmes, tradicionales dhe ultramodernes; Xhamia e Xhumeires, rezidencat dhe hotelet luksoze buzë plazhit të Xhumeires, ku spikat i famshmi dhe i vetmi hotel në botë me 7 yje, Burj Al Arab; Atlantis Hotel mbi “Palmën” artificiale; Bulevardi Sheikh El Zayed me rrokaqiejtë gjigandë që arrijnë kulmin me kullën më të lartë në botë Buj Khalifa, Pallati i Sheikut të Dubait, Muzeu i Dubait dhe qyteti i vjetër Bastakia, të cilët janë dëshmi të transformimit rrënjësor të Dubait. Gjatë ekskursionit tonë do të vizitojmë edhe qendra të famshme tregtare, ndër të cilat Mall of Emirates, e mirënjohur për larminë e mallrave dhe për pistat e skive me borë artificiale. Kthim në hotel. Dita 3. 28 Dhjetor Opsionale Tur ne Abu Dhabi Pas mëngjesit, tur për në kryeqytetin e Emirateve, Abu Dhabi. Një qytet mbresëlënës, ku bulevardet e gjera, gjelbërimi dhe rrokaqiejtë janë dëshmi e një transformimi rrënjësor. Xhamia Zajed, Pallati Mbretëror, Heritage Village, Zona Rezidenciale, këto janë disa nga atraksionet që do të vizitoni. Kohë e lirë për shopping në Marina Mall. Ata që dëshirojnë, mund të vizitojnë edhe pistën e Formula 1 të Ferrari-t. Kthim në Dubai. Dita 4. 29 Dhjetor Pas mëngjesit në hotel, paradite e lirë për shopping. Një eksperiencë fantastike për shopping. Mos lini pa vizituar Akuariumin gjigand. Ata që dëshirojnë mund të përfitojnë nga koha e mrekullueshme për plazh në një nga bregdetet më të bukura ranore të botës. ( Opsionale ) Jeep Safari Nisje për Safari në shkretëtirë me fuoristrada; një eksperiencë jo e zakonshme ku krahas eksplorimit të shkretëtirës do të përballeni me ndjenjën e aventurës dhe argëtimit pa masë ndërsa sfidoni dunat e rërës. Pas qëndrimit në një nga dunat më të larta për të kundruar perëndimin e mrekullueshëm të diellit. Udhëtimi do të vazhdojë drejt tendave të beduinëve, për një mbremje të paharruar në zemër të shkretëtirës me darkë në formë barbekyje. Gjatë kthimit në hotel, ndalesë përballë kullës Burj Khalifa për të ndjekur spektaklin e shatërvanit gjigand. Dita 5. 30 Dhjetor Pas mengjesit ne Hotel, alternativa per kujtime te paharrueshme ne nje prej akuaparkeve me te famshme te Dubait Opsionale : “Wild Wadi” Akuapark – ne Jumeirah Hotel Akuapark “Aquaventure” - Atlanitis the Palm Dita 6. 31 Dhjetor Mengjesi ne Hotel. Dite e lire per plazh. Pasdreke e lire per t’u pergatitur per Darken Gala te Vitit te Ri. Dita 7. 01 Janar Pas mengjesit ne Hotel, dite e lire per te eksploruar nje prej qendrave kryesore te Dubait, Emirates Mall, ku mund te vizitoni edhe Ski Dubai, nje experience e pazakonte. Darke Opsionale ne Burj Al Arab. Dita 8. 02 Janar Mengjesi ne Hotel. Transfertë në aeroport dhe fluturim për në Shkup. Transferta ne Tirane. * Në çmim nuk përfshihet viza prej 70 Eur. Opsionale: Safari në shkretëtirë (me darkë) – 50 EUR / person Abu Dhabi – 45 EUR / person Vizite ne Burj Khalifa – 30 EUR / person Darke ne Burj Al Arab – 140 EUR / person “Wild Wadi” Akuapark – 65 EUR / te rritur | 55 EUR / femije “Akuaventure” Akuapark – 75 EUR / te rritur | 55 EUR / femije Dhow Cruise – 40 EUR / person
Posted on: Sat, 23 Nov 2013 12:15:28 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015