VJEDHJA E VOTAVE Meqë po i afrohemi ditës së zgjedhjeve - TopicsExpress



          

VJEDHJA E VOTAVE Meqë po i afrohemi ditës së zgjedhjeve lokale më 3 nëntor 2013, pyetja hamletiane që shtrohet tek ne është: Vallë, a do të ketë vjedhje votash? Bindja e popullit është se, diçka pak e kanë shtrënguar, por dilema është se sa do të mjaftoj ky shtrēngim që konsiston me zgjërimin e listës së veprave penale të shkeljeve ligjore, nga 7 , sa ishin më parë, në gjithsej 11. Gjithashtu edhe ddnimet jan adhpërsuar për të gjitha shkeljet. Por, mangësi themelore e këtij procesi, ashtu si po e reklamojnë edhe mediat elektronike dhe të shkruara, është fakti se asnjë procedurë nuk do të ngritet pa paraqitjet e ankesave. Madje, theksohet veçanërisht dakti se denimet për denoncime të rrejshme, ose për ata të cilët nuk do të mund ta dëshmojnë ekzistimin e veprës së denoncuar, janë drakonike. Duke u nisur nga fakti se në Kosovë është tejet vështirë të dëshmohet edhe hajnia e hajnave edhe nëse i zen duke vjedhur në shtëpi, apo objekte afariste. Shumë është i vështirë dhe i mërzitshëm ky proces. Më tepër duket si punë Sizifi, ku gjithëherë hajnat lirohen, meqë mungojnë dëshmitë. Situatë të njejtë krmi edhe me krimet e rënda, ku edhepse ekzistojnë viktimat, nuk gjenden autorët dhe fajtorët, meqë mungojnë dëshmitë, kurse dëshmitarët shpeshë i përbinë toka ose vdesin në mënyrë enigmatike. Druaj se do të kemi situatë të ngjajshme edhe reth zgjedhjeve. Sepse, vet partitë politike hanë shkelësit më të mëdhenjë të ligjit. Këtë e dëshmon edhe numri i madh i të denoncuarve nga zgjedhjet e kaluara, por që nuk janë denuar. Pastaj, problemi kyç qëndron në listat e pa spastruara zgjedhore nga të vdekurit. Sipas deklarimeve zyrtare, do të mbesin 70 mijë të vdekur në lista, që paraqesin rrezik real për manipulime e keqpërdorime. Pjesëmarrja e serbëve në këto zgjedhje paraqet rrezik shtesë për manipulime, sepse listat e votuesve serbë jan të fryra, duke futur qytetarë të Serbisë për të votuar në Kosovë.
Posted on: Fri, 01 Nov 2013 17:44:58 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015