Xhelozia mashkullore dhe femërore janë të ndryshme : Xhelozia - TopicsExpress



          

Xhelozia mashkullore dhe femërore janë të ndryshme : Xhelozia mashkullore dhe femërore janë te ndryshme, ne fakt, e themi shpejt "jam xheloze", por perse jemi xheloze dhe perse meshkujt janë dhe ata ne mënyrën e tyre, e keni pyetur ndonjëherë veten? Diferenca është e rëndësishme mes xhelozisë mashkullore dhe asaj femërore, meshkujt e lidhin xhelozinë me seksin ndërsa femrat me ndjenjat. Kështu si dhe ne aspekte te tjera te një marrëdhënieje ne çift, edhe për xhelozinë vlen i njëjti princip, ku femrat shohin anën motive, ndërsa meshkujt anën seksuale. Frika me e madhe e femrave xheloze është ajo qe partneri i tyre mund te përfshihet nga një marrëdhënie tjetër sentimentale. Për meshkujt, frika me e madhe është mundësia se partnerja e tyre mund te ketë një marrëdhënie tjetër seksuale. Sipas shkencëtarëve xhelozia mashkullore dhe femërore kane motivime te ndryshme për shkaqe evolutive. Nëse meshkujt xheloz janë me shume te shqetësuar për anën seksuale duke menduar një pabesi te mundshme nga partnerja është sepse ne instinktin e tyre ndodhet ne sigurinë seksuale. Femra, shohin ne partnerin e tyre një figure te përvetësuar, atë qe kujdeset për to dhe për familjen e ardhshme, prej këtej rrjedhe dhe frika e ndarjes. Kështu qe te jesh xheloz dhe te jesh xheloz ne mënyrë te ndryshme dhe për arsye te ndryshme është diçka qe i përket te dy gjinive. Por atëherë kur pyesim veten a mund ta kontrollojmë xhelozinë për pare duhet te mendojmë. a mund te fitojmë kundër instinktit? K.S
Posted on: Sun, 14 Jul 2013 12:36:04 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015