Zhbogar e Vulin lavdrojnë procesin dhe mirëpresin daljen në - TopicsExpress



          

Zhbogar e Vulin lavdrojnë procesin dhe mirëpresin daljen në zgjedhje të serbëve Situata në Mitrovicën e Veriut paraqitet e qetë, ndërkohë ende vrehet prania e shtuar e forcave të policisë së Kosovës, EULEX-it ndërsa në afërsi qëndrojnë edhe trupa të KFOR-it. Në orët e mbremjes në Mitrovicë ka qëndruar përfaqësuesi i BE-së Samuel Zhbogar i cili ka deklaruar se pret që i gjithë procesi të përmbyllet i qetë. “Është atmosferë e qetë demokratike dhe e relaksuar pikërisht ashtu si zgjedhjet duhet të jenë shumë më ndryshe nga atmosfera më 3 nëntor. Vizitova disa nga shkollat posaqërisht shkollën Shën Sava atëherë dhe kësaj radhe ka shumë ndryshime, shumë njerëz që vijnë dhe janë më të relaksuar poashtu edhe stafi i cili punon në qendrat e votimit janë shumë më të relaksuar se me 3 Nëntor”, tha Zhbogar. Ai gjithashtu u shpreh i kënaqur me masat e sigurisë që gjinden në pjesën veriore.“Shoh më shumë policë jashtë, më shumë EULEX, dhe mendoj se kjo ju jep njëfarë lloj sigurie njerëzve të dalin dhe sigurojnë që mos të përseritet ajo që ndodhi më 3 nëntor. Më kanë treguar se pjesëmarrja është e lartë rreth 20% dhe kjo është inkurajuese”, tha ai. Procesi i përseritur i votimeve në pjesën matanë Ibrit gjatë gjithë ditës ndnëse në situatë të brishtë ka qenë i qetë dhe pa incidente. Ndërkohë ndonëse në disa raste përfaqësuesit e Demokracisë në Veprim si vëzhguese e zgjedhjeve kanë përmendur një varg të shkeljeve dhe perregullësive, zyrtarët e OSBE-së që janë lehtsues të këtij procesi në veri nuk kanë përmenur parregullësi. Në anën tjetër zyrtarë serb kanë thënë se janë të knaqur me daljen në votime të qytetarëve duke thënë se ata e kanë kuptuar rëndësinë e daljes në votime. Ata kanë mirëpritu edhe njoftimin se deri pasdite në ora 15.00 në zgjedhje kanë dal 15.99 % e qytetarëve apo rreth 3 mijë e 840 qytetarë duke shpresuar se ky numer do të rritet. Aleksander Vulin ka theksuar se është i lumtur që qytetarët e Mitrovicës e kanë dëgjuar apelin e kanë dijt rëndësinë procesit dhe dolën në zgjedhje, ndërsa pas këtyre zgjedhjeve pritet ndryshimi krijimi i bashkësisë dhe hapja e rrugës së proceseve tjera. Gëzon fakti ka thënë ai se procesi ka kaluar dhe po kalon mirë dhe besoj pas orës 19 do të konstatohet se zgjedhjet ishin të suksesshme. Ndërkohë që paradite Vulin gjatë qëndrimit në qendrën e votimit në shkollën “Sveti Sava”, në veri të Mitrovicë pasi ka inspektuar disa nga vendvotimet e kësaj qendre, para gazetarëve ka deklaruar se gjithçka është duke shkuar mirë dhe se për dalim nga zgjedhjet e 3 nëntorit edhe procedura e votimit ka një rrjedh normale.Vulin ka deklaruar, gjithashtu, se është optimist që frymë e këtillë do ta përcjellë këtë ditë deri në mbylljet të vendvotimeve.I pyetur nga gazetarët se a do të pranohen rezultatet nëse garën e fiton Agim Deva, kandidat i PDK, për komunën e veriut të Mitrovicës, Vulin ka thënë se është logjike që në një ambient ku shumica janë serbë, kryetar i tyre të jetë kandidati serb. kjo, sipas tij, është e përcaktuar edhe me marrëveshjen e Brukselit. mitrovicatoppress
Posted on: Sun, 17 Nov 2013 19:36:41 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015