https://facebook/rajmonda.malecka?fref=ts Vajza nga Tirana që - TopicsExpress



          

https://facebook/rajmonda.malecka?fref=ts Vajza nga Tirana që veshi uniformën e UCK dhe luftoi në Kosovë si djalë… Rajmonda Maleçka, ”djaloshi” la Tiranën, e veshur dhe e qethur si mashkull, hyri front përballë serbëve, hyre në xhehnemin e luftës së popullit të Kosovës për liri. Ky fakt mund te deshmohet vetem me një klikimi të thjeshtë në internet.“Albanian woman volunteer details Kosovo guerrilla days… BBC Monitoring – April 20, 2004… interview with Rajmonda Maleçka, “the only woman from Albania to have fought on the side of the Kosovo Liberation Army”, entitled “How I cut my hair to present myself as boy in the UCK”… published by the Albanian newspaper Ballkan on 18 April…” Riza LAHU Kanë kaluar disa kohë qëkur heroina britanike Salli Bejkër reshti përpjekjet e saja për të gjetur mbështetje financiare rreth një filmi me temë të veçantë dhe intriguese nga lufta e Kosovës. Tema e këtij filmi, që nuk është realizuar ende, iu nxit në fantazi humanistes që u plagos në Tropojën tonë e cila më pas e shpalli atë “Qytetare Nderi”, pasi ajo u njoh me një material të BBC, mbështetur në burime shqiptare. Ky gjëndet edhe sot lirisht pas një klikimi të thjeshtë në internet. Materiali në fjalë nis kështu: “Albanian woman volunteer details Kosovo guerrilla days… BBC Monitoring – April 20, 2004… interview with Rajmonda Maleçka, “the only woman from Albania to have fought on the side of the Kosovo Liberation Army”, entitled “How I cut my hair to present myself as boy in the UCK”… published by the Albanian newspaper Ballkan on 18 April…” ( Një vajzë shqiptare vullnetare, tregon ditët e saja të luftës në Kosovë…vëzhgim i BBC – 20 prill 2004…intervistë me Raimonda Maleçka, “ e vetmja vajzw nga Shqipëria që ka luftuar në anën e UCK”, me nëntitullin “Si I preva flokët e mia për t’u dukur si djalë në UCK”…botuar në gazetën shqiptare “Ballkan” më 18 prill). Shkrimtarja Bejkër, e njohur në vëndin tonë edhe me dy librat e saja të botuar, njëri në Tiranë e tjetri në Prishtinë, përkatësisht “ Ëngjëlli I Mostarit që fluturoi në Kosovë” dhe “Nuk ka engjëj në këtë botë”, pat shqyer sytë katërsh më pas, kur pat marrë vesh që vajza shqiptare ishte arrestuar në Republikën e Maqedonisë ; prangosur me akuzën e habitëshme si “terroriste” ngaqë i kishin sekuestruar materiale filmike rreth konfliktit të mëvonshëm në atë repubilkë problematike. Raimonda kishte shkuar atje si gazetare e pavarur dhe ishte arrestuar tok me të atin e saj, që nuk iu nda së bijës askund, një burrë I mirë, ish mësues në një shkollë edukimi në Tiranë, Bujar Maleçka. Dhëmbja e humanistes britanike për fatin e kësaj vajze që mbahej në burg me atë akuzë të tmerrëshme e , po njaq, absurde, qe e madhe. Por, për filmin e propozuar nga ajo, nuk u gjënden fondet kurrë; kushedi nëse do ta shkruajë ndonjë herë dikush një skenar të tillë filmi dhe pastaj ai të xhirohet, duke evokuar një periudhë heroike, gjith tension dhe nerv ballkanik e mbarë botëror , me mesazhet e paqes dhe të mësimeve të historisë. Tani sikur janë “ftohur” ca gjaqet. A kujtohen më shtetarët e politikanët për ditët përvëluese të popullit kosovar për t’u shliruar nga zgjedha njëshekullore? Po populli? Populli jo vetëm i Kosovës, por i tërë shqiptarëve? Oh, sigurisht që i kujtojnë të gjithë ato ditë, paçka se ka rënë tempi i trajtimit të kesaj teme te shumë njerëz të letrave apo oordinerë. Por jo te vajza që la Tiranën dhe, e veshur dhe e qethur si djalë, hyri në xhehnemin e luftës së popullit të Kosovës për liri. Në ato ditë shumë të rënda e po kaq heroike, zemrat e shqiptarëve të të gjitha bindjeve kanë rrahur në rezonancë të plotë me pulsin e Kosovës së pushtuar dhe që, më së fundi, sipas traditës së saj genetike, rrëmbeu armët për luftë. Në atë periudhë Republika e Shqipërisë, nuk bënte dhe nuk duhej të përfshihej në aksione të armatosura sikurse bijtë e Kosovës që e mbante përdhunëshëm Beogradi, apo trupat e NATOS. Ama, populli i “vëndit amë” strehoi rreth një milion vëllezër kosovarë – kur vetë ai, kishte provuar llahtarën e asaj që mos e provoftë më kurrkush e kurr -– marsin e ’97 ës. Rrallë njerëz, e dinë që, psh, një krahinë e vogël e ndarë më dyshë që në vitin 1913, me rreth 30 mijë banorë në anën shqiptare me 32 fshatra, që të gjithë njerëz të ndershëm, që nuk janë mësuar të rrahin gjoksin, një monadë tipikë shqiptare që, siç ka vërejtur Uk Lushi, investitor shqiptaro – amerikan, publicist, ish luftëtar i batalionit “Atlatiku” në Kosovë : “rrallë kund tjetër kam hasur në folklor veshje dhe etnologji më të bukur shqiptare se sa në Has”, ka bërë aq sakrifica, aq heroizma, aq qëndresë dhe ka parë aq shumë, sa mund të ketë parë një mal i ri. “Hasi ka histori të pasur, por ajo është bërë gur mbi gur”, do të thoshte për këtë krahinë gjenerali i famshëm i ushtrisë shqiptare, tanimë në rezervë, me titullin “doctor”, ish komandanti i Divizionit të Këmbësorisë në Kukës në periudhën e vullkanët 1997 – 1999, Kudusi Lama. Ai do ta thoshte këtë në një ditë uikendi me shi shkurti, kur salla e madhe e katit të dytë të MTKS ishte përdëng – me mbi 180 veta dhe kur, të gjithë mysafirët, e dinin që në ftesë, se nuk do të kishte “një koktei”. Ai do ta thoshte këtë, në prezencën edhe të njerëzve të ardhur enkas për këtë ditë nga Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës e deri me aeroplan nga Zvicra. Do ta thoshte ditën e promovimit të librit të Raimondës me titull : “Hasi me luftës dhe lirisë”… Do ta thoshte këtë në vigjilje të katër vjetorit të lirisë së Kosovës, 17 shkurtit. Libri ka 1200 foto, 300 rrëfime në 837 faqe, për të cilin Raimonda ka punuar pa ndërperë 8 vite duke u ndimuar nga miku i saj më i mirë dhe që nuk iu nda që nga malet e Kosovës, kryqëzimet e plumbave dhe deri në qelinë dhe bangën e të akuzuarve në Shkup, babai i saj. Ndihmuar edhe nga ajo që papushim dhe me shpirt të dridhur i ka pritur të dy njerëzit e saj më të afërt, duke u gëzuar, brengosur, përlotur a hedhur përpjetë nga gëzimi; një grua, të cilën me dhjetra aktivistë të luftës për liri që kanë provuar gatimin e duarve të saj e quanin “nënë Xhume”. Vajza e lindur dhe rritur në Tiranë , që qesh me gjithë shpirt, kur ia lavdërojnë punën e mrekullueshme që ka bërë sidomos në këtë veprën e saj të njëmbëdhjetë, thotë me modesti se : “Të tjerë dhanë jetën për liri. Unë shkova për ta dhënë jetën në Kosovë, por , ja rrojta, që të tregoj për heroizmin e të tjerëve. Për heroizmin e tyre të heshtur dhe të denjë për lapidarë në kujtesën e kombit.” “Hasi mes luftës dhe lirisë” është shkruar me një densitet tronditës. Secili nga pjestarët e këtij libri, ja flet vetë, ja iu përgjigjet pyetjeve të intervistueses së tyre të palodhur dhe të paepur. Këtu lexuesit ndeshen me intimitete e të vërteta nga jeta e luftëtarëve për liri që të trondisin. Të trondisnin edhe me përmbajtjen e tyre, por edhe për atë, që ato të vërteta, mund të kishin përfunduar në xhenaze e të ishin mbuluar me dhe tok me autorin e tyre, po të mos kishte qënë këmbëngulja e “Sherrit”, siç ka qënë psudonimi luftarak i vajzës. Edith Durham, kur ka parë bregun e Himarës ka shkruar se të tilla bukurive iu ka munguar pena e shkrimtarit që t’i dinin të gjithë. Referuesi kryesor në këtë promovim të pazakontë libri,Kudusi Lama, që foli krahas Fetah Bekollit të ardhur nga Malisheva, Shefqet Hoxhës, Tatiana Perllakut ardhur nga institucioni i Presidentit të vëndit, Shaban Elezit nga Gostivari ardhur enkas nga Zvicra, Besim Ndregjoni, Granit Isufit ardhur përdrejt nga Lugina e Preshevës, mes të tjerave tha:” …një oficer simpatik, bashkë me një polic zeshkan të gjatë, më kanë shpëtuar jetën…duke rrezikuar veten , kur nga çdo anë binin predhat e artilerisë së armikut. Ata dy djem ishin ndodhur aty …se e kishin detyrën e tyre dhe ishin nën breshërinë e predhave të topave 155mm të armikut…A i ka njohur dikush ata?Apo…si unë që sot nuk u mbaj mënd emrat dhe nuk kam mundur t’i kërkoj për t’i gjetur…”. Vallë kush janë ata heroj që i kanë shpëtuar jetën gjeneralit nga Kukësi me përmasa legjendare? Ja një tjetër dokument ngjethës, thënë nga goja e një të intervistuari prej autores, për qëndresën e një të burgosuri , heroit Jusuf Bardhoshi:”Pasi na dërguan në Lipian, Jusufin e ndanë nga ne. Ai i kishte flokët e gjatë, ishte më i rrahuri dhe më i maltrajtuari se e të tjerët. Serbët i thanë thuaj “Poshte Kosova e Shqipnia, rrnoftë Serbia!”. Ai..”edhe shtatë shpirtra t’i kisha , nuk do të thoja Rroftë Serbia, por Rroftë Kosova e Rroftë Shqipnia..Pas këtyre fjalëve serbët e kanë rrahur shumë keq Jusufin” Nga intervista e marrë nga Hamëz Mehmet Cena, lexojmë një çast të tmerrëshëm të kaluar nga një gazetar norvegjez gjatë luftës së Kosovës: “…brënda një kohe të shkurtër, arritën t’ i tërheqin të plagosurit, ndër ta edhe gazetarin norvegjez Pol Vesll, i cili u thoshte djemve tanë “më lini këtu të vdes, mos hiqni keq të më bartni mua se unë i vdekur që i vdekur jam”, mirëpo djemtë tanë e bartën deri në pyllin e quajtur…” Po sa e sa heroj të tjerë shpalosin nga jeta e tyre e fshehtë, anonime, të pabujeshmë në këtë libër? E shpalosin falë kësaj vajze të thjeshtë , që e rrëmbyen dhe e ngritën lart erërat e luftës për liri të popullit të Kosovës! Që, në emër të letrave, të gazetarisë e botës së shkrimeve, ja që edhe e quajtën “terroriste” , e burgosën, e lëshuan nga burgu pa mbushur vitet e një “terroristi” dhe që, sigurisht , sa më parë e më mirë, duhet t’ kërkojnë të falur me tërë zërin e jo në mënyrë gjysmake. Që lexuesit të mos mendojmë se ne po flasim me superlativa rreth rezultateve artistike të punës së mpiksur në këtë libër, ja, të lexojmë së bashku një fragment nga një esse e autores e që ka lidhur me “librin”. Pikërisht me librin që aktualisht kalon periudha shumë të rënda në vëndin tonë, ai , dhe autorët shqiptarë të letërsisë së mirëfilltë. “Librat kanë qënë si lufta. Herë pas here, si taborrët, si ushtarët pushtues, si gjeneralët, komandantët, si strategët e luftrave. Po kaq vrasës, si armët, po kaq helmatisës, si helmi, po kaq tinzarë, si spiunët dhe fallsifikatorët”. Librat kanë qenë pjesë e luftës. Si armët, si llojet e armëve që përdoren në një betejë….kanë qënë si një shtab lufte…Lufta me librat ka qënë një nga betejat më të gjata, më të ashpra, më të egrat e më mizoret” (fq 704). Mbase rekordin e raportit të gjatësisë së diskutimit me sasinë e duartrokitjeve në të gjithë promovimet, e mban ai që lidhet me patriotin intelektual Shaban Elezi. Ai tha vetëm kaq : “Kam mbërritur që nga Zvicra dhe do të largohem po tani; kam ardhur vetëm në respekt të këtij libri”. Dhe e la mikrofonin… Gjatë promovimit, u lexuan dhe u pritën me duartrokitje përshëndetje të ardhura nga larg, si nga Kryetari i Bashkisë së Krumës Limon Morina, Kryetari i Komunës së Golajve Zenel Kastrati,etj. Ky libër me parathënien e shkruar nga njërit prej herojve të luftës kosovare, “Daja”, Azem Syla, ish komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UCK , për krahinën e Hasit, salla e mbushur plot, tregon se ndërgjegja kombëtare nuk mundet të harrojë, paçka edhe nga struktura e saj përbërë nga njerëz të politikës dhe shtetarë, shkrimtarë, poetë, studiues etj. E tër salla mirëpriti me nderim njoftimin e se kish ardhur nëpër dëborë duke e çarë atë, patrioti nga Prizreni Muharrem Dina; nga Vlana e Hasit kishin lënë shtëpinë e tyre dikur bazë e luftës tok me nipërit e tij Rexhë Uka, sikurse edhe patrioti Brahim Dauti , që kish ardhur që nga Golaj apo që nga Caraleva e kosovës Daut Kastrioti – që të gjithë mespërmes borës , nga drejtime të ndryshme, drejt Tiranës…Për këtë ditë dhe në emër të ditës së shënjtë të Kosovës, 17 shkurtit. Mirëpo, njërin nga motivet e panumurt që e ka shtyrë autoren e re të shkruajë një libër kaq të vyer dhe po aq shumë voluminoz pa u ndihmuar financiarisht nga askush, ajo na e tregoi ndërsa po pinim një kafe të tre me të atin: “Kam bërë çmosin të sjell në këtë libër kontributet e njerëzve që bënë gjithçka që mundën për atdheun, por që i kanë harruar…siç më kanë harruar edhe mua”. Mirëpo, pas pak…Tre njerëz të lodhur i dolën përpara me fytyrat më të lumtura në botë. Kishin çarë përmes dëborës për të arritur në orën e promovimit, por nuk kishin mundur. Ishin tre burra kosovarë – Ajret Misini nga Opoja e Dragoshit dhe Vesel Berisha e Nusret Gega të ardhur nga Peja. Bujar Maleçka i mori për darkë në shtëpinë e tij , atje, ku dikur duart e “nënë Xhumes” u shtronin bukë e krypë e zemër ndërsa bota ishte tronditur nga krismat për liri të burrërisë kosovare…
Posted on: Mon, 19 Aug 2013 08:37:18 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015