...ja disa përplasje midis dy kulturave orient-europe, dhe - TopicsExpress



          

...ja disa përplasje midis dy kulturave orient-europe, dhe pasojat... Ngjarja e Marte Dalev 24vjecarja-norvegjeze, ka tronditur dhe ngritur zërat kritikë në të gjithë rajonin europian. Marte ka qënë në Duabi në muajin mars me punë si dezinjatore në një firmë norvegjeze. Marte tregon se kolegu i vet e ka përdhunuar dhe kjo duke vrapuar për në hotel ka thirrur policinë për denoncim. Kështu do të kishte vepruar të paktën në vëndin e vet, kur personeli i hotellit është habitur që ajo kërkoi policinë në një rast të tillë dhe e kanë pyetur disa herë me dyshim ” vërtet do të ngatërrosh policinë në këtë rast? ”. Policia mbasi ka mbërritur e ka futur në qeli për katër ditë Marten për përdorim alkoli dhe prej qelisë Marte ka thirrur në telefon njerkun e saj për ti treguar ngjarjen dhe të kërkonte ndihmë në konsultaën Norvegjeze në Dubai me ndihmën e të cilëve edhe u lirua. Tani është bërë gjyqi në Dubai mbi këtë cështje dhe Marte është dënuar me 16 muaj burgim për shkelje ligjore të përdorimit të alkolit si edhe për perdorim seksi jashtë martese. Cështja e Martes është bërë publikisht ngjarje e rëndësishme për të paralajmëruar qytetarët europian mbi ligjet e Dubait të cilat po shihen nga kritikët me shumë vëmendje. ”Eshtë e pakuptueshme, që prej një denoncimi mbi dhunën personi i përdhunuar të dënohet për një veprim që në botën tonë nuk shikohet aspak si krim”- është shprehur ministrja e jashtme e Norvegjisë Espen Barth Eide. ” Ky problem tregon me të vërtet sesa shumë vuajnë gratë kudo në botë. Së pari dëshmitë e tyre nuk i besojnë dhe më e keqja ato mund ti ndëshkojnë për ” veprime të pamatura”. Parlamenti Norvegjez është në diskutim e sipër për të ndërrmarrë ndonjë vendim-veprim urgjent në lidhje me këtë cështje. Marte nuk mund të largohet nga Dubai sepse pasaportën ja kanë marrë dhe ka rrezik t`i nënshtrohet ligjit të Dubait ( me ndikim të besimit fetar mysliman mbi të cilin edhe është formuar) derisa Norvegjia të ndërhyjë. Përkthyer prej gazetës finlandeze Iltalehti, 20.7.2013. Silvana.B.
Posted on: Sat, 20 Jul 2013 10:33:45 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015