ky supershkrim tregon ca fakte interesante per numrat. nese ju do - TopicsExpress



          

ky supershkrim tregon ca fakte interesante per numrat. nese ju do lidhni numrat me partite, puna juaj, une ju siguroj qe nuk jam dashakeqes. ky u botua sot te shqiptarja ERION KRISTO KURIOZITETE NGA BOTA E NUMRAVE Bota e numrave ka krijuar një arkiv të tërë faktesh dhe mitesh, që ngjallin shumë kërshëri në vetvete. Meqenëse jemi në një kohë kur numrat marrin rëndësi të veçantë, ja vlen të hapim arkivat e dijeve botërore mbi numrat. Çfarë simbolike dhe me cilat ngjarje të veçanta lidhen disa numra? A mund të jetë një numër, bartës i një fuqie mistike? Po le të marrin disa prej numrave për të trajtuar vlerat me të cilat ata bashkëlidhen. Numri 5 ka një rol të madh në histori dhe kulturë për faktin se lidhet me pesë gishtat e dorës, me pesë shqisat, me oqeanet, rrathët olimpikë, pesë minutat me të cilat ndahet ora, me pentagramin. Ylli me pesë cepa mund të jetë edhe me kokë poshtë, pra me dy cepa lart, duke simbolizuar kështu satanizmin. Përmendet shpesh edhe “kolona e pestë.” Numri 6 mund të duket modest në pamje, po është shumë interesant. Është numri atomik i karbonit – elementi bazë i të gjitha qenieve të gjalla. Gjashtë faqet e zarit, gjashtë telat e kitarës, numri gjashtë në domino është më i larti. Shumë insekte kanë gjashtë këmbë, rreth një milion specie. Numri 7 është një numër i teksteve të shenjta. Nusepashka ka shtatë pika të zeza, java ka shtatë ditë. Hoteli Burj Al Arab në Dubai ka shtatë yje. Flitet për qiellin e shtatë, për shtatë mëkatet, shtatë mrekullitë e botës. Numri 9 është numri i fundit me një shifër. Nëntë muaj kalon fëmija në barkun e nënës. Gjykata e Lartë e SHBA ka nëntë gjyqtarë. Për kinezët numri 9 lidhet me jetëgjatësinë dhe kur dikush ka ditëlindjen servir 9 pjata. Numri 10 është numri i gishtave të duarve, baza e sistemit të numërimit. Njihen Dhjetë Urdhëresat, sistemi metrik me bazë dhjetë, dhjetimi, dhjetë lloj resh. Numri 14 njihet si numri i dashurisë, dita e Shën Valentinit. 14 janë vargjet e sonetit. Rruga e Kryqit ka 14 stacione. Numri 19 është shumë interesant. Është viti i fundit i adoleshencës. Është numër shumë i rëndësishëm për shumë nga ne, sepse paraqet dy numrat e parë të vitit kur kemi lindur. Në Kuran, Ferri mbikëqyret nga 19 engjëj. Numri 22 është numër shumë sportiv, numri i lojtarëve në futbollin amerikan, futboll dhe hokej. Në frëngjisht, numri 22 është një fjalëkod që tregon ardhjen e policisë. Kafka e kokës ka 22 kocka. Numri 26 i përgjigjet pakashumë gjysmës së javëve të një viti. Zvicra ka 26 kantone. Numri 26 është vlera së cilës i përgjigjet emri i Zotit në hebraisht, i formuar nga katër germa dhe që shqiptohet Jahve. Në SHBA kur kalon moshën 26 vjeç, nuk mund të futesh më në ushtri. Numri 29 lidhet në histori me bombat atomike që u hodhën në Nagasaki gjatë Luftës së Dytë Botërore. Avioni amerikan ishte një B29. Muaji hënor ka rreth 29.5 ditë. Finlanda, Norvegjia, Danimarka kanë 29 germa në alfabetet e tyre. Numri 32 lidhet me gurët e shahut në një lojë shahu. Numri 35 lidhet me martesën: kush bën 35 vjet martesë feston martesën e koralit. Për të kandiduar si President i SHBA duhet të kesh të paktën 35 vjeç. Numri 38 tregon 38 strategji të ndryshme për të fituar një debat, sipas Shopenhauerit. Numri 42 ishte shumë i rëndësishëm për egjiptianët, sepse do të ishin 42 gjykatës që do të gjykonin shpirtin e njeriut në botë tjetër, sipas 42 mëkateve. Elvis Presley vdiq në moshën 42 vjeçare. Numri 44 është numri i pistoletës 44 Magnum që quhet si pistoleta më e fortë në botë. Mark Tueni zgjodhi numrin 44 për të përfaqësuar një personazh në romanin e tij të papërfunduar, I huaji misterioz. Numri 45 tregon numrin e xhirove të një disku sipas shpejtësisë së rrotullimit. Kampioni i botës në box George Foreman fitoi titullin botëror në moshën 45 vjeç, kampioni më i vjetër i peshave të rënda në botë. Numri 49 tregon ditët që Buddha ndenji duke medituar poshtë pemës së shenjtë. Numri 49 tregon dhe ditët e zisë së funeralit budist. Numri 50 tregon të famshmet vitet ’50, vitet e rokenrollit. Gjysma e shekullit ka shumë rëndësi sepse festohet dasma e artë ose jubileu i artë për mbretërimin. 50 janë portat e njohjes për Kabalan hebraike. Numri 53 është numri i makinës së famshme të Wolkswagen-it, Herbie, që luajti në 5 filma. Numri 54 tregon numrin e katrorëve me ngjyra të kubit të famshëm të Rubik-ut. Numri 61 tregon autostradën e bluzit në SHBA, dhe niset nga Nju Orlins në Misisipi deri në Kanada. Ajo kalon në lagjen ku u rrit Elvis Presley dhe ku u vra Martin Luter Kingu. Numri 62 është numri i ditëve të korrikut dhe gushtit së bashku, pra të dy muajve pasues, numri më i madh i mundshëm. Numri 65 tregon numrin e viteve që duheshin kohë më parë për të dalë në pension. Kur je i martuar nuk mund festohet 65 vjetori i martesës. Numri 66 tregon autostradën më të famshme në historinë e muzikës, Route 66, së cilës i janë kushtuar shumë këngë, madje dhe nga Nat King Colee. Rruga të çon nga Çikago në Los Anxheles, 2000 milje e gjatë, dhe kalon në gjashtë shtete. Në Angli ka shumë kuptim si numër historik, sepse në 1066 u pushtuan nga normanët, në 1666 u dogj Londra dhe në 1966 Anglia fitoi kampionatin botëror të futbollit.
Posted on: Thu, 20 Jun 2013 19:20:29 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015