me lot lot lottttttttttttttttttt Një ngjarje e pazakontë - TopicsExpress



          

me lot lot lottttttttttttttttttt Një ngjarje e pazakontë është shënuar në fshatrat e Kavajës. Një i moshuar 70- vjeçar ka mbërritur me urgjencë në spitalin e Durrësit pasi kishte dhimbje të forta. Sipas GSH, të moshuarit L.T i kishte ngecur një shishe plastike në vrimën anale. Mjeku kirurg Agron Domi ka rrëfyer tmerrin. “Djali i tij më tha që i ka hyrë diçka nga poshtë dhe i varet edhe një litar, gjë që e ndihmon për ta nxjerrë më lehtë. Në këtë situatë që më përshkroi i biri, unë e mora të moshuarin, i cili ishte me dhimbje të forta dhe e futa në sallën e reanimacionit ku ka dhoma vizite të veçanta. Ishte rast i rëndë dhe urgjent, që patjetër duhej të ndërhyhej. E vizitova nga poshtë pasi vendosa dorezat e gjata dhe vura re që nga vrima anale i varej një si litar, si rrip i gjatë. I moshuari më tha që ngjarja i kishte ndodhur në tualetin e shtëpisë. Nuk mund të them se si kishte ndodhur, për më tepër që djali i tij pak fliste, ndërsa i moshuari vuante shumë. Ishte rast i rëndë dhe shumë i rrezikshëm, isha vetëm për vetëm me pacientin dhe ai kishte shumë dhimbje. I bëra të gjitha vizitat e duhura. Futa tre gishta me shumë vështirësi. Konstatova një shishe plastike, fundin e saj. Sa një bidon 1.5 litra. Janë dhëmbëzat e fundit të bidonit që më kërcisnin në dorë. Siç duket ishin bërë përpjekje për ta nxjerrë bidonin, dhe mund të ishte prerë apo këputur që kishte dhëmbëza. Sepse ishte futur nga ana e tapës nga gryka e ngushtë. Unë fundin e bidonit preka me dorë. Bidoni kërciste, doja ta hiqja por ishte e pamundur. Në pamundësi për ta hequr pa ndërhyrje kirurgjikale edhe familjarët vendosën që ta dërgonin për operacion në Tiranë,” thotë Domi. Ai thotë se nuk e di se si ka shkuar operacioni në Tiranë, por shpreson të jetë mirë me shëndet./ep
Posted on: Mon, 09 Sep 2013 14:56:21 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015