mirembrema miq.sa like behen per kete postim modest ?? rrespekte - TopicsExpress



          

mirembrema miq.sa like behen per kete postim modest ?? rrespekte Adm - (Ilir) NJE LETER NGA MIKU IME ME I MIRE Si jeni? Thjesht doja tua dergoja kete leter per tua treguar sa shume ju dua dhe sa shume mendoj per ju. Por ju nuk mu afruat, madje nuk me vute re fare. Por une isha aty, duke u perpjekur tu terheqja vemendjen. Po, kjo me beri te vuaj… por une perseri ju dua, se jam miku juaj. Ju pash ndersa flinit mbreme dhe deshiroja aq shum tju prekja ballin, te largoja te gjitha shqetesimet e tuaja dhe merzitjen tuaj , ndaj derdha driten e henes mbi jastekun tuaj dhe fytyren tuaj, e ju dhashe nje enderr te bukur qe ju te flinit te qete. Ju shihja tek flinit dhe ndjeja se te doja me teper e me teper. Kur erdhi mengjesi, prita perseri dhe deshiroja te flisja me ju: kam kaq shume dhurata per ju! Ju u zgjuat vone dhe dolet me vrap nga shtepia. Lotet e mi rrodhen si shi. Sot dukeshit kaq te merzitur, kaq te vetmuar, saqe ndjeva dhembje ne zemer sepse dhe une ju kuptoj, por une thjesht ju dua dhe deshiroj tju shterngoj ne krahet e mi. Oh! Sikur te me degjonit. Une ju dua dhe deshiroj qe dhe ju te me doni. Perpiqem tua tregoj kete ne qellin blu dhe ne barin e gjelber. Te peshperis lehte ne gjethet e pemve dhe ne lulet shumengjyreshe. Therras qe ju te me degjoni ne lumenjt qe zbresin nga malet dhe i jap zogjve kenge dashurie qe te t’i kendojne. Ju vesh me reze te ngrohta djelli dhe perhap ne ajer aromen e kendshme te luleve. Dashuria ime per ju eshte me e thelle se cdo oqean dhe me e madhe se nevojat tuaja apo deshirat e zemres . Oh! Sikur ta dini sa shume dua tju ndihmoj. Deshiroj qe ju te njiheshit me Atin tim, sepse edhe ai deshiron tju ndihmoj. Duhet ta dini: une jam rruga per ne shtepine dhe pasurite e Atit tim. Vetem me thirrisni…me kerkoni…flisni me mua. Oh! Ju lutem mos me haroni! Kam kaq shume per tju thene . Mir, nuk dua tju bezdis me teper . Jeni te lire te me zgjidhni mua. Eshte vetem vendi yt. Une ju kam zgjedhur juve, prandaj do pres…do pres...sepse te dua sinqerisht,nga thellesia e zemres sime. NGA MIKU YT JEZUS
Posted on: Thu, 22 Aug 2013 20:29:34 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015