petrit sulaj ........... Larg dhe afër Ti më mungon gjithmonë - TopicsExpress



          

petrit sulaj ........... Larg dhe afër Ti më mungon gjithmonë mua. Dhe unë nuk kam ç‘ bëj, më duhet ta duroj mungesën tënde duke i qëndruar larg dhe vehtes time. E kur mungesa jote bëhet e jashtëzakonëshme, atherë e kam punën keq. Atherë nuk mund ti mungoj askuj, as edhe vetes time. Shkoj nga shkoj, përplasem nga përplasem dhe rikthehem në pikën e fillimit: unë këtu dhe ti atje. E di që je shumë larg, një det kemi në mes, por unë sapo zgjohem nga ëndërra nis e kërkoj anë e kënd shtëpise. Kur lodhem duke të kërkuar e nuk të gjej, objekti i fundit ku ndalem është pasqyra, vështroj vehten dhe të flas ty: “ ti je këtu me mua, jam unë që nuk jam me ty “. Jam dhe nuk jam vetëm. Ne te majtë mbaj e përkëdhel të mos më ikin ëndërrat, në të djathtë të mos më plagosë realiteti. Jam duke të pritur ty: vetëm kur të vijsh ti ëndërrat dhe realiteti do të puthen e përqafohen. Imagjinoj mundësitë e mija, aftësitë për te përfituar, për të shkurtuar këtë distancë qe po më gërryen gjithçka, dhe ja nis punës me këmbët. Këmbët e mija më sjellin te ti pas një shekulli. Po të gjeta gjallë, do jesh tepër plakë. Bëhem pishman: këmbët i eleminoj si mundësi dhe filloj e vras mendjen se si mund të më sherbejnë krahët. Po të mund ti bëja flatra shpendi krahët e mij, do vija më shpejt. Por përsëri, jo si do të doja unë. Sepse kur të arrija pranë teje, me krahë shpendi nuk do të mundja të përqafoja si dua. I lë si janë krahët e mij dhe nis e bind vehten që jam një i dështuar në ndërmarrjen për të qenë me ty, pranë teje. Tendenca për të bindur vehten nuk funksionon dhe nis e përdor sytë. Vë në punë sytë e mij dhe shoh shumëçka. Shoh natyrë dhe sidomos njerëz, njerëz ndalur e që ecin, por që të gjithë njësoj: duken të shkatërruar. Lindin dhe vdesin njerzit që shoh unë, gjithmonë njësoj që nga momenti që kanë ardhur në këtë botë e deri sa ta lenë atë. Njerzit vetëm dinë të lindin dhe të vdesin dhe gati harrrova, një gjë e dinë më mirë se gjithçka: të besdisin vehten dhe të tjerit. Nuk mund ti mbaj më sytë hapur dhe i mbyll. Sa lehtë është të mbyllësh sytë. Nuk kam nevojë të ushtroj asnjë forcë, bile as dëshirë duhet për të mbyllë sytë njeriu. Sytë mbyllen vetvetiu kur duhen kyçur. E vetmja gjë që më bëri të marr vehten, ishte mbyllja e syve. Më shumë, duke mbyllur sytë, arrij atë që dëshëroj një jetë të tërë. Sapo mbyll sytë, të takoj ty. Sytë e mij mbyllen dhe une e gjej vehten në endërr. Në ëndërr të gjej ty, e shtrenjta ime petrit sulaj shkeputur nga libri " Qiellgervishtes pa themele"
Posted on: Wed, 14 Aug 2013 05:28:42 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015