Çfarë më mësoi jeta nën hijen e besimit.. -Mësova se mendja - TopicsExpress



          

Çfarë më mësoi jeta nën hijen e besimit.. -Mësova se mendja është si ara, ku çdo ide që e mendojmë për një kohë të gjatë është njësoj si ujitja. S’ka dyshim se do të korrim vetëm atë që kemi mbjellë nga mendimet tona pozitive ose negative. -Mësova se në shkollë dhe në universitet mësojmë gjëra, pastaj ballafaqohemi me provime; kurse në jetë ballafaqohemi me provime, pastaj mësojmë gjëra. - Mësova se një bisedë e thjeshtë apo dialog i shkurtër me një njeri të urtë është si të studiosh një muaj. -Mësova se nuk është me rëndësi për ty se ku gjendesh tani, por me rëndësi është se për ku je nisur të shkosh. - Mësova se më mirë është për njeriun të ecë si breshkë në rrugën e vërtetë, sesa si një dre në rrugën e gabuar. - Mësova se shpesh humbja e betejës të mëson se si fitohet lufta. - Mësova se ekzistojnë shumë njerëz që kërkojnë dituri, por prej tyre pak janë të kulturuar. -Mësova se çelësi i dështimit është të mundosh kënaqjen e çdo personi që njeh. - Mësova se nuk duhet ta matësh veten me atë që ke arritur deri tani, por duhet ta matësh me atë që duhet të arrish në të ardhmen, duke krahasuar aftësitë e tua. -Mësova se njerëzit që më së shumti na dëmtojnë janë personat që u kemi dhënë gjithë besimin tonë, për arsye se, me njohjen e fshehtësive tona, ata i përdorin kundër nesh atëherë kur ne kemi mospajtim me ta, e kjo padyshim është tradhti. - Mësova se suksesi nuk është gjithçka, por ajo që kërkohet është dëshira për sukses. - Mësova se jeta i ngjan një ndeshjeje boksi, ku me rëndësi nuk është nëse i ke humbur të gjitha raundet, por e gjithë ajo që kërkohet prej teje është ta rrëzosh kundërshtarin me një goditje të fuqishme në disa sekonda dhe kështu të dalësh fitues. -Mësova se nëse njeriu dëshiron të ketë sukses, atëherë duhet të largohet nga personat që janë pesimistë, negativë, të mërishëm…, për shkak se nëse jemi larg tyre, konsiderohet më pak e dëmshme sesa po të jenë me ne. Pesimizmi, negativiteti, mëria (hasedi) janë sëmundje shkatërruese si kolera. -Mësova se ai që fiton një milion (euro) në vit nuk punon 1000 herë më shumë se ai që fiton 1000 (euro) në vit, fshehtësia është se si i punon mendja. -Mësova se personat e suksesshëm marrin vendime me shpejtësi dhe i ndryshojnë me ngadalësi, kurse personat e dështuar marrin vendime me ngadalësi dhe i ndryshojnë me shpejtësi. -Mësova se çdo gjë që shohim është e madhërishme në jetë, duke filluar nga ideja e çdo fillimi të vogël. - Mësova se çdoherë ekziston një rrugë më e mirë për të kryer një punë, ndërsa gjetja e saj është e domosdoshme. - Mësova se më mirë është për njeriun që të pendohet për atë që ka bërë, se të vajtojë për atë që nuk e ka bërë. - Mësova se puna e mirë është shumë më e vlefshme se fjala e mirë. -Mësova se njerëzit harrojnë shpejtësinë me të cilën e kryejnë punën, mirëpo kujtojnë formën e saj. - Mësova se njeriu nuk mund të jetë përparimtar përderisa të mos provojë gjërat me të cilat nuk është mësuar (të pazakonshmet). -Mësova se dështuesit gjithmonë thonë se suksesi është vetëm fat. - Mësova se pa vështirësi nuk ka realizim të ambicieve. -Mësova se njohuria nuk konsiderohet fuqi në kohën e shpejtësive, të internetit dhe të kompjuterit, por praktikimi i njohurive është fuqi. -Mësova se fati në jetë është një pikë që lidhet me parapërgatitjen e mirë dhe shansin që vjen. - Mësova se dështimi nuk është gjëja më e keqe në këtë botë, por dështim i vërtetë është të mos provojmë fare. -Mësova se ekzistojnë disa njerëz që notojnë në drejtim të anijes e disa të tjerë e humbin kohën duke e pritur atë. -Mësova se ekzistojnë dy mënyra për të pasur një ndërtesë të lartë; ose të shkatërrosh të gjitha ndërtesat që ke afër, ose të ndërtosh më të lartën nga të tjerët- zgjidh gjithmonë të dytën. - Mësova se njeriu nuk shkatërrohet kur humb, por kur tërhiqet. - Mësova se në këtë jetë nuk arrihet diçka e madhe pa vullnet -Mësova se ai që fiton është ai që është më i qëndrueshëm dhe që ka durim. - Mësova se buzëqeshja do të thotë shumë, por nuk na shpenzon asgjë. -Mësova se të gjitha zbulimet që i shohim tani, para se te zbulohen janë konsideruar si të pamundura. -Mësova se shikimi i gjërave të thjeshta, që shumica e njerëzve zakonisht i konsiderojnë si të pavlera, i bën disa njerëz të pasur. -Mësova se nëse kalon kohë të këndshme duke luajtur, atëherë ti je fituesi, edhe nëse ke humbur me rezultat. -Mësova se arma më e suksesshme që ka njeriu është koha dhe durimi. -Mësova se njeriu nuk duhet të mundohet të jetë njeri i suksesshëm, por të mundohet për të qenë njeri që ka vlerë, e pas kësaj suksesi vjen vetë. -Mësova se dështuesit janë dy llojesh: ata që mendojnë pa realizuar dhe lloji tjetër janë ata që realizojnë pa menduar. -Mësova se ata të cilët kanë guxim ta ballafaqojnë dështimin, janë ata që i përmbysin vështirësitë dhe arrijnë fitore. -Mësova se ai që ngjitet lart shkëlqyeshëm, përqendrohet në qëllimin e tij dhe nuk shikon poshtë për shkak se rreziqet i turbullojnë mendjen. Thënie të urta Fudajl b. Ijadi ka thënë: “Kush kërkon një vëlla pa të meta, do të mbetet gjithmonë pa vëlla.” Ebu Derda ka thënë: “Qortimi i vëllait është më i mirë sesa humbja e tij.” Disa të tjerë kanë thënë: “Çuditem me një njeri i cili qan për vdekjen e dikujt me lot e nuk qan për vdekjen e zemrës së tij me gjak.” Çudi më e madhe se kjo është që njeriu t’i shohë të metat e dikujt të mëdha, ndërsa ndaj të metave të veta është i verbër. Kanë thënë disa selefë: “Nëse dëgjoni muezinin duke thënë “Hajalesalah (ejani në namaz)” e nuk më shihni në saf, më kërkoni në varreza (të vdekur).” Nuk është rrezik në kohën e teknologjisë që të zbulojmë mjete të cilat mendojnë si njeriu, por rreziku më i madh është që të ekzistojnë njerëz të cilët mendojnë si ato mjete.
Posted on: Mon, 12 Aug 2013 08:27:29 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015