Çfarë është Integrimi i Shqisave? ------- Laura Deliu - TopicsExpress



          

Çfarë është Integrimi i Shqisave? ------- Laura Deliu Të përvetësosh aftësinë për të përgjithësuar informacionin e ri, do të thotë të lidhësh direkt kuadrin e referencave, përceptimin me funksionin e ndjeshmërisë dhe atë vestibular (koordinim jo të vetëdijshëm të anës së majtë dhe të djathtë) të trupit. Informacioni hyn në tru nëpërmjet rrugëve të ndryshme dhe me ritme të ndryshme. Madje, edhe kur truri është në gjëndje të marrë apo të grumbullojë informacionin në shqisat e ndryshme trupore, organet sensore shpesh mbingarkohen kur përballen me një fëmijë, që për arsye të pakuptueshme nuk mëson dot. Komponentët motorrikë, sensorë (të njeshmërisë) të shqisave të të mësuarit dhe të sjelljes përfshijnë më shumë elementë se sa shija, prekja, shikimi, degjimi, nuhatja. Procesi i dëgjimit Aftësia e të kuptuarit të tingujve në botën që na rrethon. Procesi auditiv (dëgjimi) është aftësia për të dalluar tinguj të ndryshëm, për të njohur e dalluar modele të caktuara, të kuptojë çfarë dëgjohet dhe të jetë në gjendje të riprodhojë apo të mbajë mend çfarë është dëgjuar. Procesi auditiv luan një rol të rëndësishëm në marrjen/kuptimin dhe shprehjen e gjuhës së folur. Karakteristikat: Një fëmijë që paraqet vështirësi në këtë drejtim, mund të mos jetë në gjendje të kuptojë dhe të ndjekë shumicën e informacioneve verbale, ose mund të japë përgjigje të pasakta, ose të papërshtatshme për pyetjet e bëra. Ky fëmijë gjithashtu mund të ndikohet nga uljet dhe ngritjet e zërit, si dhe nga zgjatja e tingullit. Nëse fëmija nuk është në gjendje të kuptojë ose të procesojë çfarë po i thuhet, ai mund te sillet keq, ose të shfaqë një sjellje të vakët (mezi reagon) ose pasive. Ky fëmijë mund të duket i mërzitur, ose nuk tregon interes ndaj mesimit, megjithëse ju mendoni se ajo që po i mësoni fëmijës është tërheqëse dhe zbavitëse. Fëmija, që demonstron probleme në procesimin auditiv, do të humbasë shumë kohë të çmueshme për të mësuar, në qoftë se mësuesi thjesht qëndron para klasës dhe i mëson atë që ai mendon që i duhet mësuar fëmijës, pa përdorur metodat e duhura. Ndjeshmëria e trupit Aftësia për të funksionuar në hapësirë dhe në kohë pa parapregatitje, ose pa planifikuar. Muskujt dhe kyçet punojnë së bashku që të dërgojnë mesazhe në tru, i cili nga ana e tij i dërgon mesazhe subkonshience trupit, të cilat e aftësojnë atë të reagojë në mënyrën e duhur.Fëmijët, që kanë deficite të ndjeshmërisë së trupit, demonstrojnë vështirësi në konceptimin e drejtimit apo pozicionimit të trupit, në lidhje me botën që i rrethon. Karakteristika: Fëmija që ka këto karakteristika demonstron fuqi jo të mjaftueshme në mbajtjen e lapsit (duke koordinuar mbajtjen e lapsit dhe muskujt e gishtave), mund të përplaset me objekte të ndryshme, mund të thyejë lodra apo pajisje të klasës pa dashje (pa qëllim). Aktivitetet që kërkojnë zhvillimin e nevojshëm motorik të muskujve të mëdhenj dhe zhvillimin motorik të muskujve të vegjël të trupit ndikohen pasi informacioni që dërgohet nga truri nuk është i saktë për të plotësuar detyrat e dhëna. Fëmija mund të mësojë duke përdorur informacionin që ai vëzhgon, në qoftë se veprimet janë të modeluara. Ky fëmijë mund të shfaqet i ç’organizuar, duke treguar pak kujdes per gjërat që i përkasin te tjerëve apo atij. Megjithëse fëmija mund të jetë në gjëndje të kuptojë atë që ti po thua dhe të tregojë interes për të, ju mund të mendoni që ky fëmijë është i ngadalshëm, i ngathët dhe i papërgatitur. Ky fëmijë mund ta grisë kapakun e librit kur do qe të kthejë faqen, mund të thyejë majën e lapsit kur do të shkruajë, ose mund ta përplasë derën e klasës kur është duke dale jashtë. Koordinimi i pjesëve anësore të trupit Aftësia për të punuar me anën e majtë dhe të djathtë të trupit në koordinim që kërkon pak përpjekje dhe paraplanifikim.Kapërcimi i vijës së mesme të trupit (qëndra e trupit që ndan anën e majtë dhe të djathtë të trupit) me lehtësi pa planifikim të ndërgjegjes, tregon koordinimin e nevojshëm për të realizuar e përfunduar shumë aktivitete motorike të muskujve të mëdhej dhe të vegjël të trupit. Ana e majtë dhe ana e djathtë e trupit tonë punojnë sëbashku, pavarësisht se cila anë dominon. Kur ju shkruani me njërën dorë, ju shpesh rregulloni letrën apo fletën me dorën tjetër. Kur prisni copën me gërshërë, me njërën dorë mbani gërshërët me tjetrën drejtoni copën. Kombinimi i mirë i të dy anëve të trupit është shumë i rëndësishëm për të gjitha sportet, për të shkruar, për të luajtur me lodra, etj. Kur fëmija nuk është në gjendje të perdorë vijën e mesme të trupit normalisht në plotësimin apo kryerjen e detyrave dhe aktiviteteve, ai shpesh nevrikoset, shqetësohet, mund ta lërë detyrën ose aktivitetin pa përfunduar, tërhiqet ose do ta bëjë shkel e shko. Kontrolli i mirë i muskujve të vegjël të trupit Përdorimi i gishtit dhe lëvizja e dorës, në lidhje me koordinimin e lëvizjes së syrit me dorën. Kur elementët vizualë nuk janë prezent, fëmija duhet të mbështetet në mesazhet e prekshme të dërgura në tru. Ndërgjegjshmëria (ndjeshmëria) e trupit është një nga komponentët më kryesorë në zhvillimin e suksesshëm të veprimeve motorike të muskujve të vegjël. Kapja e sendeve me dorë, lëshimi i sendeve nga dora, kapja e gjërave me gishta, kapja dhe lëshimi i gjërave në koordinim me kohën, dominimi i dorës dhe kontrolli i mjeteve janë të gjitha aspekte te aftësive motorike të muskujve të vegjël, të cilat duhet të adresohen si një detyrë e izoluar. Kontrolli shumë i mirë i muskujve të vegjël të trupit është shumë i domosdoshëm në realizimin me sukses të shumë detyrave dhe aktiviteteve shkollore. Disa nga aktivitetet që ndihmojnë në zhvillimin e aftësive motorike të muskujve të vegjël të trupit dhe adresojnë mungesën e këtij zhvillimi janë: tërheqja e litarit ndërmjet dy fëmijëve, futja e rruazave në spango, lojë me allci, lojë me plastelinë, kapja e topit, mësimi i instrumentave muzikorë, përdorimi i lapsit, etj. Këto aktivetete mund të përdoren si punë parapërgatitore në procesin e të mesuarit të shkrimit, me qëllim për të adresuar defiçitet në zhvillimin motorik të muskujve të vegjël të trupit. Planifikimi i lëvizjeve motorike Aftësia për të plotësuar a për të përfunduar një detyrë nga fillimi në fund, duke përdorur informacionin e mësuar në fusha të tjera. Planifikimi i lëvizjeve motorike përfshin të gjitha shqisat. Planifikimi i lëvizjeve motorike ështe aftësia për të organizuar, për të planifikuar, për të ndjekur mendimet në një mënyrë të organizuar, duke marrë parasysh konceptet në kohë e në hapsirë, si dhe indiciet që tregojnë drejtimin dhe pozicionin në mjedisin që na rrethon. Një fëmijë që demonstron planifikim të dobët të lëvizjeve motorike, shpesh mund të përfundojë me një punë të pa mbaruar ose rrëmujë. Ai mund të mos i përfundojë detyrat që i caktohen në kohën e duhur. Projektet që kanë të bëjnë me punë të mirëfilltë praktike, si për shembull projektet në shkencat e natyrës apo në shkencat shoqërore, krijojnë shumë frikë dhe ankth për fëmijët që kanë dobësi në planifikimin e lëvizjeve motorike. Planifikimi i lëvizjeve motorike është i nevojshëm dhe i domosdoshëm për të mësuar njohuri të reja. Ju do të keni mundësi ta dalloni këtë fëmijë në klasën tuaj me shumë lehtësi. Megjithëse fëmija është në gjendje të plotesojë një detyrë komplekse që ju e keni demonstruar dhe përsëritur disa here, ai nuk është i zoti të transferojë informacionin që ka mësuar në një fushë të re. Përgjithësimi nuk ka ndodhur. Ky fëmijë ka nevojë t’i tregohet dhe t’i demonstrohet i njëjti informacion në shumë mënyra e metoda. Shumë menyra shpjegimi nevojiten për t’i shpjeguar këtij fëmije se si të punojë për të plotësuar një detyrë. Mësuesit do t’i duhet të luajë lojë me role apo të simulojë/dramatizojë atë që mendon me zë të lartë. Gjëagjëzat janë një mjet i shkëlqyer, që duhen përdorur me këtë fëmije. Kontrolli i shikimit Është i domosdoshëm për koordinimin sa më të mirë të syrit dhe të dorës. Kontrolli i vëzhgimit mund të përkufizohet si “aftësia për tu përqëndruar vizualisht, zhvendosja e fokusit dhe rikthimi i tij, gjetja e objekteve, ndjekja me sy e objekteve që lëvizin dhe shikimi i objekteve që nuk janë në lëvizje, që janë në gjendje stacionare”. Kuptimi i diçkaje shpesh merret nëpërmjet stimujve vizualë. Kontrolli okular/i shikimit është i domosdoshëm për të lexuar, për të shkruar, dhe për të perceptuar në thellësi. Në se fëmijët kanë këtë difekt, ata nuk mund të shikojnë figurat apo pikturat në libër kur ju qëndroni para tyre.Ata nuk po i referohen mprehtësisë vizuale. Koha për përpunime të të shikuarit është ndryshe në cdo individ.Nëse fëmija nuk e ka trainuar syrin të fokusohet në vëndin e duhur, është njësoj sikur ai nuk sheh përderisa mesazhi pamor/visual nuk u perceptua, apo nuk u dërgua në tru, për t’u depozituar, apo për t’ u përdorur përsëri. Kontrolli okular mund të sfidohet, nxitet, apo të forcohet në klasë. Tregoju fëmijëve një foto apo pikturë, mbuloje atë dhe pastaj pyeti fëmijët çfarë panë. Praktiko gjurmimin pamor, duke lëvizur gjatë leximit të shoqeruar me ilustrime. Perceptimi i lëvizjes Procesi me anë të të cilit receptori i veshit të brëndshëm transferon informacionin gravitacional tek truri, i cili më pas lejon strukturën muskulare të trupit të funsionojë, ashtu si duhet, duke u përgjigjur në kohë dhe hapësirë. Perceptimi i lëvizjes të lejon të stabilizosh fushën tënde të shikimit dhe te përshtatesh në mënyrën e duhur pozicionin e trupit, lëvizjen muskujve dhe balancën e trupit në atë mënyrë, që t’i përgjigjesh sa më mirë mjedisit fizik. Një shembull i mirë mund të jetë kur hipën në një varkë me lopata. Ju ndryshoni pozicionin e trupit dhe ndjeshmërinë e muskujve të trupit për t’i përshtatur ato me lëvizjet e varkës. Truri i disa fëmijëve nuk përpunon informacionin e mjaftueshëm në lidhje me lëvizjen, ndersa në disa femijë truri stimulon fëmijën më shumë se c’duhet normalisht. Disa fëmijë duken letargjikë/të fjetur, disa të tjerë vrapojnë pa pushim dhe pa kontroll në mjedise ku ka lëvizje konstante, për shëmbull: në restorante, kur vihen ne rrjësht në shkollë, situata emergjente, alarmi, etj. Fëmijët që janë të stimuluar më shumë se ç’duhet ndaj lëvizjeve, shpesh trajtohen sikur kanë probleme sjelljeje. Veprimet konstante dhe qetësuese në situata tranzicioni janë shumë efektive me këta fëmijë. Muzika dhe programet me lëvizje në klasë mund t’i ndihmojnë fëmijët që kanë nevojë në këtë drejtim. Perceptimi i prekjes I referohet mesazhit që i dërgohet trurit kur preket lëkura. Ky sistem shërben si një qendër mbrojtëse dhe grumbullimi të informacionit për trurin. Mirëqënia emocionale dhe sociale e fëmijës mund të lidhet direkt me perceptimin e të prekurit. Fëmijët mund të jenë shumë të ndjeshëm ose fare te pandjeshëm ndaj prekjes. Fëmija i pandjeshëm nuk mbledh informacion kur prek apo ndjen objekte të ndryshme. Këta fëmijë duhet të monitorohen me kujdes se ka rrezik të priten apo të vriten.Fëmija shumë i ndjeshëm mund të demonstrojë vështirësi në mardhëniet ndërpersonale. Ky fëmijë fillon të zihet për hiç mos gjë “më preku, u përplas me mua, etj”. Ai/ajo mund të perceptojë prekjen si një përvojë shqetësuese, të sikletshme ose edhe të dhimbshme. Ky fëmijë mundohet të shmangë ndërveprimet, si për shembull projektet me punë dore, të luajë me plastelinë, apo me aktivitete që kanë të bëjnë me prekjen. Ai/ajo mund të mos ndjehen rehat kur lajnë duart, kur lyejnë trupin me krem apo me krem plazhi kundra diellit. Perceptimi visual në hapësirë Është se si një njëri e shikon veten në lidhje me mjedisin që e rrethon. Është aftësia të emërtosh apo të ndjekësh konceptet e drejtimit apo pozicionit si lart/poshtë, para/mbrapa, etj. Të lexuarit apo të kopjuarit nga dërrasa e zezë mund të jenë të vështira për fëmijët të cilët demonstrojnë vonesa në konceptimin visual/hapësinor. Një fëmijë i tillë mund të ketë një shikim të shkëlqyer dhe mund të mos jetë në gjendje të kopjojë. Kjo dukuri nuk duhet të quhet disleksi, pavarsisht qe fëmija shpesh shkruan shkronja apo numra në anë të kundërt ose mbrapsht. Në këtë rast perceptimi i fëmijës ndaj ndjeshmërisë hapsinore, i nxitur nga indicie vizuale në mjedisin që e rrethon, nuk është i mjaftueshëm. Disa aktivitete që përfshijnë lëvizje drejtvizore, nga një vënd në një vënd tjetër janë një mënyrë shumë e dobishme për t’iu adresuar problemeve të perceptimit visual/hapsinor.
Posted on: Fri, 28 Jun 2013 20:02:06 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015