Çka është heshtja? Heshtja: të dhuron energji dhe fuqi për - TopicsExpress



          

Çka është heshtja? Heshtja: të dhuron energji dhe fuqi për të menduar thellë në çdo gjë që është për rreth teje. Heshtja: është përqendrimi racional në përgjigjet tua. Heshtja: të favorizon që ta kontrollosh palën që e ke përpara duke vrojtuar me vëmendje. Heshtja: te pala tjetër prodhon ndjenjën e urrejtjes së madhe, sepse ai e konsideron heshtjen sulm të fshehur, ndërsa kjo është më e fuqishme se fjala. Heshtja: është zgjedhja ideale në jetën bashkëshortore, sidomos kur ka të bëj me probleme banale. Heshtja: në disa raste të vështira sjell respekt dhe nderë, përkundër polemikave që sjellin urrejtje dhe xhelozi. Heshtja: në masë të madhe shkatërron “armët” e atyre që kanë vendosur të grinden, i çarmatosë nga fuqia për të vazhduar polemikat. Heshtja: të mëson se si duhesh të dëgjosh, që shumë prej njerëzve e kanë humbur këtë. Heshtja: duhet të zotërohet mirë, nuk sjellë humbje, përkundrazi realizon synimet dhe dëshira në çdo kohë dhe vend. Heshtja: është një art i lehtë dhe i kollajshëm, njeriu nuk harxhon energji dhe mundë për ta ushtruar. Përgaditi: Ulvi FEJZULLAHU
Posted on: Mon, 15 Jul 2013 03:28:23 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015