Është më shumë se një ëndërr që bëhet realitet, më - TopicsExpress



          

Është më shumë se një ëndërr që bëhet realitet, më shumë se një deshirë personale, një hapërsire dhe dritare plot dritë të pa shterrueshme për filizat e rinj të lindura në mërgim... abc –ja e gjuhës sonë AMË, SHQIPE. Ajo është më shumë se një libër, një roman, prozë apo poezi, artikull gazetaresk apo skicë e vizatuar. ËSHTË NJË REALITET QË PËRÇON " KULTURËN - TRADITËN - HISTORINË - BUKURINË - E VËNDIT NGA E KANË PREJARDHJEN KËTA VOGËLUSH që këtë vit do të dyfishojnë numrin e bankave të kësaj shkolle. Viti 2014 do të ketë në shkollën NëNë TEREZA Pistoia nivel të parë dhe të dytë. Festa e ditës së djeshme datë 06- tetor 2013, e cila vazhdoi deri vonë, ishte një festë e fëmijëve që na lanë mbresa të mrekullueshme, pjesëmarrja masive e prindërve, siërmarrësve të AssoAlbanisë të cilët janë nismëtarë të kësaj shkolle, prezenca dhe fjala e përfaqesueses së komunës së Pistojës Ass. e Kulturë dhe Arsimit zonja BECHERI ishte premtuese dhe angazhuese për një mbështetje reale nga kjo komune konforme ligjëve përkatëse për zhvillimin e kulturës së minoritetëve në këtë qytet. Kjo shkolle tashmë po ecën e ka rrugën e drejtë për këta fëmijë të cilët tani nuk vinë vetëm nga qyteti i Pistojës por dhe nga Pronvinca, si nga Lamporechio, Monsumanno, Montecatini, Prato etj. Së shpejti kjo shkollë -jo larg por javën që vjen - HAP DYERT PËR KËTA NXËNËS. Nga Adem Aliu.
Posted on: Mon, 07 Oct 2013 12:16:09 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015