صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ - TopicsExpress



          

صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ ثَلَاثٌ مَنْ كُنَّ فِيهِ وَجَدَ حَلاوَةَ الإِيمَانِ أَنْ يَكُونَ اللَّهُ وَرَسُولُهُ أَحَبَّ إِلَيْهِ مِمَّا سِوَاهُمَا وَأَنْ يُحِبَّ الْمَرْءَ لا يُحِبُّهُ إِلا لِلَّهِ وَأَنْ يَكْرَهَ أَنْ يَعُودَ فِي الْكُفْر بَعْدَ إِذْ أَنْقَذَهُ اللَّهُ مِنْهُ ِ كَمَا يَكْرَهُ أَنْ يُقْذَفَ فِي النَّارِ البخاري Transmetohet nga Enes bin Malik –kënaqësia e Allahut qoftë me të! – se Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! – ka thënë: Janë tre gjëra, kush i ka ato gjen shijen e besimit. Të jetë te ai Allahu dhe i Dërguari i Tij më i dashur se çdo kush tjetër, ta dojë dikë vetëm për hir të Allahut dhe të urrejë të kthehet në kufër (mohim), pasi e shpëtoi Allahu prej tij, siç urren të hidhet në zjarr Shënuar nga Buhariu. عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ عَنْ النَّبِيِّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ سَبْعَةٌ يُظِلُّهُمْ اللَّهُ فِي ظِلِّهِ يَوْمَ لَا ظِلَّ إِلَّا ظِلُّهُ ...وَرَجُلَانِ تَحَابَّا فِي اللَّهِ اجْتَمَعَا عَلَيْهِ وَتَفَرَّقَا عَلَيْهِ ... Shejh Uthejmin thotë: Dashuria midis tyre është vetëm për Allahun dhe për asnjë gjë tjetër, pasi e nxitnin njëri tjetrin për në bindjen ndaj Allahut dhe për largimin prej të ndaluarave të Tij. E donin njëri-tjetrin pikërisht për këtë. Këta hyjnë në këtë hadith… ‘Qëndruan me këtë dashuri në dynja deri sa u ndanë prej saj (ndërruan jetë..’. عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ قَالَ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ إِنَّ اللَّهَ يَقُولُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ أَيْنَ الْمُتَحَابُّونَ بِجَلَالِي الْيَوْمَ أُظِلُّهُمْ فِي ظِلِّي يَوْمَ لَا ظِلَّ إِلَّا ظِلِّي مسلم Ebu Hurejra – kënaqësia e Allahut qoftë me të! – ka thënë se Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! – ka thënë: Allahu në ditën e Kiametit do të thotë: ‘Ku janë ata që duheshin vetëm për hirin Tim dhe sot t’i fusë ata nën hijen Time, ditën ku nuk ka hije tjetër veç hijes Sime Shënuar nga Muslimi. Neveviu ka thënë: …Duhen për madhërimin dhe bindjen ndaj Allahut dhe jo për dynja… Përmend Imam Malik në Meuta: “…Duhen për madhërimin dhe lartësimin e Allahut. Çdo njeri prej tyre ta dojë tjetrin si bindje ndaj Allahut, besimin ndaj Tij, si bindje ndaj urdhrave të Allahut dhe ndalimin prej atyre që ka ndaluar. Këta janë ata që duhen për Allah. عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ عَنْ النَّبِيِّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ أَنَّ رَجُلا زَارَ أَخًا لَهُ فِي قَرْيَةٍ أُخْرَى فَأَرْصَدَ اللَّهُ لَهُ عَلَى مَدْرَجَتِهِ مَلَكًا فَلَمَّا أَتَى عَلَيْهِ قَالَ أَيْنَ تُرِيدُ قَالَ أُرِيدُ أَخًا لِي فِي هَذِهِ الْقَرْيَةِ قَالَ هَلْ لَكَ عَلَيْهِ مِنْ نِعْمَةٍ تَرُبُّهَا قَالَ لَا غَيْرَ أَنِّي أَحْبَبْتُهُ فِي اللَّهِ عَزَّ وَجَلَّ قَالَ فَإِنِّي رَسُولُ اللَّهِ إِلَيْكَ بِأَنَّ اللَّهَ قَدْ أَحَبَّكَ كَمَا أَحْبَبْتَهُ فِيهِ مسلم Transmetohet nga Ebu Hurejra e ai nga Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! –: Një person viziton vëllanë e tij në fe në një fshat tjetër. Allahu i mbikëqyrë atij në ecje një engjëll. Kur engjëlli i afrohet i thotë: ‘Ku po shkon?’ Personi i thotë: ‘Do vizitoj vëllanë tim në fe në këtë fshat.’ Engjëlli i thotë: ‘Mos ke ndonjë interes te ai?’ Ai i tha: ‘Asnjë gjë, e dua vetëm për hir të Allahut.’ Engjëlli i thotë: ‘Unë jam i dërguari i Allahut dhe Allahu të Do ty ashtu sikur ti e do atë ( vëllanë në fe) .’ Shënuar nga Muslimi. قَالَ الْعُلَمَاء : مَحَبَّة اللَّه عَبْده هِيَ رَحْمَته لَهُ ، وَرِضَاهُ عَنْهُ ، وَإِرَادَته لَهُ الْخَيْر ، وَأَنْ يَفْعَل بِهِ فِعْل الْمُحِبّ مِنْ الْخَيْر Në shpjegimin e këtij hadithi Imam Neveviu përmend se dijetarët kanë thënë se dashuria e Allahut për krijesën e Tij është mëshira e Tij për të dhe kënaqësia e Tij për të, ku dhe do për robin vetëm te mirën dhe të veprojë vetëm vepra të dashurisë dhe mirësisë. Shkaqet që të çojnë në dashurinë për Allah - عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ أَنَّ رَجُلًا كَانَ عِنْدَ النَّبِيِّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فَمَرَّ بِهِ رَجُلٌ فَقَالَ يَا رَسُولَ اللَّهِ إِنِّي لَأُحِبُّ هَذَا فَقَالَ لَهُ النَّبِيُّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ أَعْلَمْتَهُ قَالَ لَا قَالَ أَعْلِمْهُ قَالَ فَلَحِقَهُ فَقَالَ إِنِّي أُحِبُّكَ فِي اللَّهِ فَقَالَ أَحَبَّكَ الَّذِي أَحْبَبْتَنِي لَهُ أبو داود Transmetohet nga Enes bin Malik se një person ishte me Profetin – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! – kalon një person dhe ai që ishte me Profetin i thotë: “O i dërguar i Allahut, unë e dua këtë.” Profeti i tha: A ja ke thënë këtë atij?” Personi tha: “Jo.” Profeti i tha: Thuaji. Personi e arrin atë dhe i thotë: “Të dua për hir të Allahut.” Ai i përgjigjet: “Të dashtë Ai (Allahu) për shkak të të Cilit më do Shënuar nga Ebu Daud. Përmendet në Aun Mabud: Të dua për Allah. D.m.th. kërkoj kënaqësinë e Allahut. - عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ قَالَ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ لَا تَدْخُلُونَ الْجَنَّةَ حَتَّى تُؤْمِنُوا وَلَا تُؤْمِنُوا حَتَّى تَحَابُّوا أَوَلَا أَدُلُّكُمْ عَلَى شَيْءٍ إِذَا فَعَلْتُمُوهُ تَحَابَبْتُمْ أَفْشُوا السَّلَامَ بَيْنَكُمْ مسلم Ebu Hurejra ka thënë se Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! – ka thënë: Nuk do të hyni në xhenet deri sa të besoni, nuk do të besoni deri sa të duheni me njëri-tjetrin. A t’u them diçka që nëse e veproni do të duheni me njëri-tjetrin? Jepni selamin! Shënuar nga Muslimi. Imam Neveviu thotë: … nuk plotësohet besimi juaj dhe nuk rregullohet gjendja juaj në besim vetëm kur të duheni me njëri-tjetrin…Dhënia e selamit është shkaku i parë për bashkim dhe çelësi për thithjen e dashurisë. - قول صلى الله عليه وسلم تهادوا تحابوا حسن . أخرجه البخاري في الأدب المفرد Thënia e Profetit – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! – Shkëmbeni dhurata që të duheni me njëri-tjetrin. - وعن عبد الله بن عمرو رضي الله عنهما قال قال رسول الله صلى الله عليه وسلم زر غبا تزدد حبا رواه الطبراني Abdullah bin ِAmru –kënaqësia e Allahut qoftë me ta!– ka thënë se ka thënë Profeti –alejhi selam-: Vizito sistematikisht që të shtohet dashuria Shënuar nga Taberani. الله يقول: وَأَلَّفَ بَيْنَ قُلُوبِهِمْ لَوْ أَنْفَقْتَ مَا فِي الأَرْضِ جَمِيعًا مَا أَلَّفْتَ بَيْنَ قُلُوبِهِمْ وَلَكِنَّ اللَّهَ أَلَّفَ بَيْنَهُمْ إِنَّهُ عَزِيزٌ حَكِيمٌ قَالَ أَنَسٌ فَأَنَا أُحِبُّ النَّبِيَّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ وَأَبَا بَكْرٍ وَعُمَرَ وَأَرْجُو أَنْ أَكُونَ مَعَهُمْ بِحُبِّي إِيَّاهُمْ وَإِنْ لَمْ أَعْمَلْ بِمِثْلِ أَعْمَالِهِمْ. Transmetohet prej Enesit – kënaqësia e Allahut qoftë me të! – se një person e ka pyetur Profetin – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! – për Kiametin se kur do të jetë? Profeti i tha: Çfarë ke përgatitur për të?” Personi tha: “Asnjë gjë, me përjashtim se unë dua Allahun dhe të Dërguarin e Tij.” Profeti tha: Ti do të jesh me atë që do. Enesi tha: “Nuk na ka gëzuar asnjë gjë më shumë se fjala e Profetit: ‘Ti do të jesh më atë që do’. Enesi tha: “Unë dua Profetin, Ebu Bekrin, Umerin shpresoj të jem me ata nga dashuria që kam për ta edhe pse nuk veproj si veprat e tyre. Çdokush prej nesh do që të jetë me Profetin, Ebu Bekrin, Umerin. َ والْمُؤْمِنُونَ وَالْمُؤْمِنَاتُ بَعْضُهُمْ أَوْلِيَاءُ بَعْضٍ يَأْمُرُونَ بِالْمَعْرُوفِ وَيَنْهَوْنَ عَنِ الْمُنْكَر Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqjaِ Ibn Kethiri në komentimin e këtij ajeti thotë: Zemrat e tyre janë të bashkuara me një dashuri reciproke. E ndihmojnë njëri-tjetrin për në vepra të mira dhe ndalohen prej veprave që hidhërojnë Allahun. Kjo dashuri e munguar i duhet shoqërisë islame sot. Et Teube, 71. عَنْ مُعَاذِ بْنِ جَبَلٍ أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ أَخَذَ بِيَدِهِ وَقَالَ يَا مُعَاذُ وَاللَّهِ إِنِّي لَأُحِبُّكَ وَاللَّهِ إِنِّي لَأُحِبُّكَ فَقَالَ أُوصِيكَ يَا مُعَاذُ لَا تَدَعَنَّ فِي دُبُرِ كُلِّ صَلَاةٍ تَقُولُ اللَّهُمَّ أَعِنِّي عَلَى ذِكْرِكَ وَشُكْرِكَ وَحُسْنِ عِبَادَتِكَ أبو داود. Transmetohet nga Muadh bin Xhebeli se Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! – e ka marrë prej dore e i ka thënë: O Muadh, për Zotin, unë të dua për hir të Allahut, për Zotin unë të dua për hir të Allahut. Të këshilloj, o Muadh, që pas çdo namazi të mos lësh pa thënë: ‘O Zot më ndihmo që të përmend Ty, të falënderoj Ty dhe bindjen në adhurimin Tënd. Shënuar nga Ebu Daudi. Përmendet në Aun Mabud për këtë hadith: …nëse do qëndrueshmërinë e kësaj dashurie mos i lë këto këshilla… ...مُعَاذِ بْنِ جَبَلٍ َقَالَ ... فَإِنِّي سَمِعْتُ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَقُولُ قَالَ اللَّهُ تَبَارَكَ وَتَعَالَى وَجَبَتْ مَحَبَّتِي لِلْمُتَحَابِّينَ فِيَّ وَالْمُتَجَالِسِينَ فِيَّ وَالْمُتَزَاوِرِينَ فِيَّ وَالْمُتَبَاذِلِينَ فِيَّ ِأحمد Muadh bin Xhebel ka thënë se ka dëgjuar Profetin – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! – të thotë: “Ka thënë Allahu: ‘E obligova dashurinë Time për ata që kanë dashuri reciproke për Mua, që qëndrojnë me njëri-tjetrin për Mua, kryejnë vizitë reciproke për Mua dhe sakrifikojnë për Mua’. Shënuar nga Ahmedi. “Duhen dhe ulen për Mua për të ndihmuar, bashkëpunuar në përmendjen e Allahut, përmbajtjen e kufijve të Allahut, mbajten e premtimeve të Allahut në kryerjen e urdhrave të Tij, ruajtjen e ligjeve të Tij, ndjekjen e urdhrave te Tij dhe largimin prej të ndaluarar e Tij. Imam Malik I lutem Allahut që të ndihmojë muslimanët për mbylljen e këtij boshllëku, të na bashkoj zemrat dhe të na udhëzojë në rrugën e Profetit, në rrugën e të parëve tanë! I lutem Allahut të ndihmojë muslimanët kudo që ndodhen! عَنْ أَنَسٍ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ أَنَّ رَجُلًا سَأَلَ النَّبِيَّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ عَنْ السَّاعَةِ فَقَالَ مَتَى السَّاعَةُ قَالَ وَمَاذَا أَعْدَدْتَ لَهَا قَالَ لَا شَيْءَ إِلَّا أَنِّي أُحِبُّ اللَّهَ وَرَسُولَهُ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فَقَالَ أَنْتَ مَعَ مَنْ أَحْبَبْتَ قَالَ أَنَسٌ فَمَا فَرِحْنَا بِشَيْءٍ فَرَحَنَا بِقَوْلِ النَّبِيِّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ أَنْتَ مَعَ مَنْ أَحْبَبْتَ Përkushtimi ndaj besimit, veprave bindëse dhe largimi prej gjynaheve يقول الله سبحانه و تعالى: إِنَّ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ سَيَجْعَلُ لَهُمُ الرَّحْمَنُ وُدًّا Allahu i Madhëruar thotë: Nuk ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, atyre i Gjithëmëshirshmi do t’u krijojë (në zemrat e tyre) dashuri. Merjem, 96. O robër të Allahut, nuk arrihet dashuria midis njëri-tjetrit kur parimet e Krijuesit nuk merren si gjykim të çdo çështje të kësaj bote, pikërisht duke u nisur nga kjo nuk do të gjendet ndonjë parim tjetër që të japë dashuri dhe bashkim zemrash. Allahu thotë: Dhe Ai është që bashkoi zemrat e tyre. Edhe sikur ta shpenzosh gjithë atë që është në tokë, nuk do të mund t’i bashkoje zemrat e tyre, por Allahu bëri bashkimin e tyre, pse Ai është i Gjithëfuqishëm, i Urtë. El Enfal, 63. إِنَّ أَصْدَقَ الْحَدِيثِ كِتَابُ اللَّهِ وَأَحْسَنَ الْهَدْيِ هَدْيُ مُحَمَّدٍ وَشَرُّ الْأُمُورِ مُحْدَثَاتُهَا وَكُلُّ مُحْدَثَةٍ بِدْعَةٌ وَكُلُّ بِدْعَةٍ ضَلَالَةٌ وَكُلُّ ضَلَالَةٍ فِي النَّارِ ألنسائي
Posted on: Mon, 25 Nov 2013 10:09:52 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015