Conte: Sfidë e rëndësishme vetëm për Interin Antonio Konte - TopicsExpress



          

Conte: Sfidë e rëndësishme vetëm për Interin Antonio Konte ka mënyrën e tij për të thumbuar Interin në prag të përplasjes së madhe të San Siros. Sipas teknikut 44 –vjecar ky derbi I Italisë është shumë I rëndësishëm, sidomos për zikaltrit. "Për ata është një ndeshje vendimtare, mbi të gjitha sa u përket stimujve. Është e njëjta gjë që na ndodhi neve vitin e kaluar me Milanin, në atë takim që na dha vetëbesimin se mund të rivaizojmë në nivelet më të larta. Për këtë arsye duhet të bëjmë shumë kujdes me Interin, sepse zikaltrit mund të luftojë për kreun e renditjes." Konte bën analogji mes Interit të sotëm me Juventusin e tij të dy viteve më parë, por nuk dëshiron t’I japë mundësinë kundërshtarit që të arrijë të fitojë titullin. "Dy vjet më parë të gjithë deklaronin se kishim gabuar nëmerkato, se ishim për vendin e shtatë, por në fund fituam kampionatin. Shpresoj që këtë vit të mos ndodhë e njëjta gjë me Interin. Sezonin e kaluar ata zhvilluan një kampionat të dobët, por mazzarri mund të punojë gjithë javën për ta përgatitur ndeshjen. Interi e ka bazën e skuadrës, ndryshe nuk do të na kishin mundur në Juventus Stadium." Sezonet e fundit nuk kanë munguar polemikat në distancë mes Kontes dhe Maxarrit, por trajneri i Juventusit di t’I japë kundërshtarit artë që meriton. "Interi ka një grup shumë të mirë, një trajner të aftë, që I ka treguar tashmë vlerat e tij. Aftësitë e një trajneri duken me rritjen e grupit. Këtë ka bërë Mazarri te Napoli, duke i ngritur lojtarë të tillë si Lavezzi, Hamshik dhe Kavani sa I përket nivelit cilësor. Interi është në duar të sigurta." Vucinic dhe Barzagli I janë bashkuar grupit në seancat e fundit, por Konte shpjegoi se do të vendosë në momentin e fundit nëse do t’I aktivizojë titullarë. Ndërsa sa I përket qëndrimit në stol të Llorentes, ai tha se vendimi I përket vetëm atij.
Posted on: Fri, 13 Sep 2013 17:54:21 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015